Flakë dhe përplasje, mbyllet pas tre orësh protesta e opozitës para Kuvendit (VIDEO)

Pati tension dhe përplasje me forcat e policisë. Shashka, kapsollë, tymuese dhe djegie gomash. Ndërkohë që jashtë ishte i rrethuar si pasojë e protestës së opozitës, brenda Kuvendi votoi strukturën për dy organet e reja të drejtësisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (lexo këtu).

Protesta u përmbyll pas tre orëve, aq sa zgjati edhe seanca plenare, ku e pranishme ishe vetëm shumica, pasi opozita dogji mandatet. U hodh sërish gaz lotsjellës pasi simpatizantët e opozitës së bashkuar tentuan të çajnë kordonin e parë të policisë para Kuvendit. U udhëhoqën nga liderët e forcave opozitare, Lulzim Basha i PD-së, Monika Kryemadhi e LSI-së, ish-kryeministri Sali Berisha dhe aleatët.

Policia bëri thirrje të vazhdueshme me megafon për tërheqjen e protestuesve, ruajtjen e qetësisë dhe shmangien nga dhuna, ndërsa nuk pati asnjë thirrje të tillë nga ana e udhëheqësve politikë të opozitës. Tentuan të mbanin të bllokuar brenda parlamentit deputetët e mazhorancës, duke thënë se nuk do të largoheshin nga tubimi para Kuvendit. Por gjithçka u përmbyll pa përshkallëzuar në dhunë, me largimin e deputetëve me makina nga Parlamenti, dhe me përmbylljen e protestës nga një fjalim i kryedemokratit Basha: Ikën si minjtë, por beteja popullore për rrëzimin e qeverisë Rama, vazhdon - tha ai.

Më herët, teksa hynin në Kuvend, u sulmuan nga protestuesit, ministri i Turizmit Blendi Klosi, deputetët Paulin Sterkaj dhe Sadri Abazi.

Forca të shumta të policisë rrethuan Kuvendin për të ruajtur sigurinë dhe për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. U sulmuan nga simpatizantët të cilët i qëlluan me shishentë mbushura me ujë ngjyrues.

Parlamenti u mblodh këtë pasdite në orën 17:00 pas anulimit të seancës paraardhëse kur opozita protestoi një javë më parë. Tubimi i sotëm u organizua jashtë axhendës së valës së protestave të opozitës, në përgjigje të vendimit të Konferencës së Kryetarëve për ta mbajtur sot seancën e anuluar të enjten e shkuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Tymuese, gazlotsjellës, përplasje / Protesta e 26 shkurtit në FOTO

Tensionet kanë shoqëruar protestën e opozitës ku vazhdimisht kishte  përpjekje nga protestuesit për të çarë kordonin e policisë, ndërsa nuk ka munguar kapsollat, tymueset e përleshjet me policinë.

Garda hodhi sërish gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila u përpoq të çante kordonin e vendosur para parlamentit.

Ora 21:40
Spahia i PD vizitë në QSUT: 13 protestues të plagosur, kryesisht nga gazi lotsjellës

Ish- deputeti i PD Bardh Spahia pas protestës para parlamentit ka vizituar të lënduarit nga përplasja dhe gazi lotsjellës të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në Q.S.U.T. Sipas Spahisë të lënduarit nga protesta do të ishin 13 persona, nga të cilët kishte dhe nga ata me hematoma.

Ndërkohë dy të lënduara në një video të publikuar nga PD shprehen se ishin të distancuara nga protesta dhe janë helmuar pikërisht nga gazi lotsjellës që vetë Policia e Shtetit dhe Garda kanë përdorur për të shpërndarë turmën e protestuesve të opozitës e cila kërkonte të çante kordonin policor. Spahia shprehet se 13 personat ishin lënduar për shkak të përdorimit në mënyrë kriminale të gazit dhe se vetë lënda sjell efekte anësore për një periudhë shumë të gjatë tek të dëmtuarit.

Ora 20:52
Çfarë la pas protesta para parlamentit/ Grupi hetimor mbledh provat

Opozita protestoi sot nga ora 17:00-20:00 para parlamentit, teksa brenda zhvillohej seanca plenare. Në protestë u shënuan disa incidente, përplasje të policisë me protestuesit, ndërsa pas mbylljes së seancës dhe largimit të deputetëve, tubimi u mbyll. Rreth 30 minuta  nga mbyllja e protestës grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe nisur hetimet. Report Tv sjell pamjet kur duken ekspertët e kriminalistikës duke mbledhur provat para parlamentit.

Ekspertët në vendngjarje
Ora 20:20
U sulmua nga protestuesit, Sterkaj thirrje Lleshajt...dhe i drejtohet ashpër Petrit Vasilit

Teksa hyri në Kuvend në nisje të tij sot në orën 17:00, deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, u sulmua nga protestuesit e opozitës para Parlamentit, të cilët e shtynë. U normalizua situata me ndërhyrjen e policisë. Në përfundim të seancës e cila u mbajt vetëm me deputetët e mazhorancës pas djegies së mandateve nga opozita, Sterkaj i bëri një thirrje të fortë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për të pajisur policinë me pajime që t'i përgjigjen një turme të dhunshme. Referuar deklaratës së ish-deputetit Petrit Vasili, se protestuesit do t'i bënin bllokadë deputetëve të mazhornacës për të mos lënë të dalin nga Kuvendi.

"Kjo është anarshi, por ne mendojmë që do zbatojmë ligjin. Situata do vijojë si është më mirë. Kjo është situatë e paprecedentë, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm që policinë mos ta nxjerrë pa mjete intervenimi, të jenë të pajisur me të gjitha pajisjet e sulmit të turmave që destabilizojnë vendin",- tha Sterkaj.

"Mos t’i bëjnë thirrje kujt që të cenojnë individë parlamentarë. Sepse çdo individ parlamentar siç kanë këta popullin që i shoqëron kanë dhe parlamentarët popullin që e shoqëron, pra nëse do i përgjigjemi me popull, kjo është anarshi. Por ne mendojmë që të zbatojmë veç ligjin, të ndjekim veç ligjin dhe i bëj thirrje gjithë kolegëve deputetë nuk është normale të bëhen thirrje siç ka bërë Petrit Vasili, bile e mora në telefon po ju them të sinqertë që po qe se i ndodh ndonjë gjë ndonjë deputeti do e kërkojmë tek ai apo tek ndonjë deputet tjetër se nuk i kam ndjekur të gjithë që kërkojnë të sulmohen deputetë që janë përfaqësues të popullit. Kaq kisha", - tha Sterkaj,

Si u shpreh më herët Vasili:

"Këtu është populli. Atje janë minjtë. Po i presim. Nuk flenë dot aty. Ata i janë fshehur popullit. Sot është dita kur populli kërkon vetëm ikjen e tij. Edi shporru. Në Shqipëri do të dominojë vota juaj e lirë.  Këta janë mbledhur fshehurazi", deklaroi Vasili.

Ora 20:07
Sulmi ndaj deputetëve, Braçe: Dhunuesit kanë prekur institucionin, do përgjigjen para ligjit

Pas përfundimit të protestës ka ardhur dhe reagimi i Zv-Kryeministrit Erion Braçe i cili dënoi sulmin e protestuesve ndaj kolegëve të tij deputetë. Braçe ka theksuar se dhuna ndaj një deputeti nuk dhunon vetëm atë por të gjithë institucionin e Kuvendit. 

"Integriteti i një deputeti është integriteti i nje inistitucioni. Kush mendon se po cënon një deputet duhet të mendojë se po cënon kuvendin e Shqipërisë. Vetëm ligji mund të përgjigjet për ta", deklaroi Braçe.

Deputetët e maxhorancës kanë shmangur daljen e zakonshme përpara parlamentit, dhe kanë dalë nga dera e pasme që të nxjerr tek kalaja e Tiranës.

 

Ora 19:57
"Ikën si minjtë", Basha përmbyll pas tre orësh protestën e opozitës: Beteja vazhdon

Pasi Kuvendi i Shqipërisë mbylli seancën plenare me miratimin nga votat e mazhornacës të dy strukturave të rëndësishme të drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë, lideri demokrat Lulzim Basha njoftoi edhe mbylljen e protestës që opozita mbajti për tre orë jashtë Parlamentit.

"Minjtë ikën, si minj po ikin deputetët e krimit të organizuar, rroftë populli i bashkuar, beteja jonë vazhdon deri në betejën e popullit kundër qeverisë së krimit. I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ka zot. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe. Sot ne nuk kemi më Kuvend dhe nuk kemi më qeveri. Për fat të keq sot nuk kemi as polici, por një bandë. Sonte le ti çoj këtë mesazh se ne nuk e njohim më jo vetëm Kuvendin, por as Policinë e krimit dhe mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri", tha kryedemokrati Basha duke përmbyllur kështu protestën e opozitës.

 

Ora 19:54
Albana Vokshi: Edi Rama, krimineli që helmon edhe fëmijët

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të turmave me qytetarë, duke prekur edhe fëmijët e shkollës profesionale ekonomike, të cilët janë detyruar të lënë mësimin e të dalin jashtë.

"Me urdhër të Edi Ramës sot është hedhur lëndë luftarake helmuese mbi qytetarët që po protestonin para parlamentit të Kriminalizuar.

Lënda helmuese ka bërë që nxënësit e shkollës profesionale ekonomike( ish pedagogjike) të lënë mësimin e të dalin jashtë pasi u mbytën.

Një skenë e tmerrshme, fëmijë qe s’marrin dot frymë që iknin në turma pa asnjë ndihmë.

Kjo një aresye më shumë, e mbi cdo arësye tjetë për të protestuar e për ta larguar një herë e mirë këtë Kriminel që helmon edhe fëmijë," shkruan Vokshi.

I

Ora 19:23
Basha -Ramës: I shpalle luftë qytetarëve, koston do ta mbash 100 %

Lideri demokrat Lulzim Basha edhe pse kanë kaluar më shumë se dy orë nga protesta e opozitës, dhe përplasjet e vazhdueshme mes forcave të policisë, nuk u ka bërë thirrje simpatizantëve të tërhiqen. Ai ka dënuar hedhjen e gazit lotsjellës, pasi turma tentoi të çajë kordonin e policisë. U shpreh se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për hedhjen e gazit lotsjellës.

"Zoti ju bekoftë ju, Rama ik

Sot Rama ka urdhër një akt të pandodhur më parë, sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave, grave shtatzëna, në të drejtën legjitime në protestën kundër kuvendit të krimit. Sot Rama i ka shpallur luftë qytetarëve të vet. Në emër të PD, dhe opozitës dhe shqiptarëve, i them Edi Ramës, se me këtë akte shpallje lufte të qytetarëve koston do ta kesh 100 % ti. Ne nuk frikësohemi, sepse ne luftojmë për një kauzë të drejtë, një mision të madh për të nesërmen evropiane", u shpreh Basha.

Ora 19:22
Sulmohet makina e zyrtarit të policisë nga protestuesit e opozitës

Nga terreni gazetarët e Report Tv, raportojnë se gjatë momentit që turma është shpërndarë pas hedhjes së gazit lotsjellës në tentativë për të carë kordonin e policisë, kanë thyer xhamat e makinës së komandantit të Trafikut të Policisë Rrugore të Tiranës, Taulant Gjoka. 

Protestuesit janë larguar në drejtim të rrugës së Elbasanit për t'i shpëtuar gazit lotsjellës, aty ku kanë sulmuar makinën e zyrtarit të policisë, duke i thyer xhamat. Makina ka qenë e parkuar.

Ora 19:03
Protestuesit këmbëkryq përpara parlamentit: Rama ik

Protestuesit e opozitës janë rikthyer sërish përpara parlamentit, pas shpërndarjes së turmës më gaz lotjellës.

Ata janë ulur këmbëkryq dhe bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Rama. "Rama ik".

Protestuesit këmbëkryq
Ora 18:57
VIDEO/ Momenti kur Monika Kryemadhi vrapon pas hedhjes së gazit lotsjellës

Në një video të filmuar nga Report Tv, shihet kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, teksa largohet nga turma e protestuesve, pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës. Ky vendim i policisë erdhi pasi protestuesit çanë kordonin e parë të policisë para Kuvendit, ku brenda mbajnë seancë plenare vetëm deputetët e mazhorancës.

Kryemadhi shihet në këtë video teksa largohet me shpejtësi, ndërsa i krijohen vështirësi nga gazi lotsjellës. I vjen në ndihmë ish-deputeti Ervin Salianji, me të cilin largohen së bashku drejt një lokali, për t'ju shmangur gazit lotsjellës.  

 

Ora 18:55
Ndërpritet ndriçimi publik përpara parlamentit, makina e ujit gati për të shpërndarë turmën (FOTO +VIDEO)

Pas shpërndarjes së turmës me gaz lotjellës është ndërprerë edhe ndriçimi publik përpara parlamentit. Ndërkohë makina e hedhjes së ujit është afruar pranë zonës së protestës për të shpërndarë turmën e protestuesve që janë afruar sërish në zonën e protestës bashkë me liderët opozitarë.

Ndërkohë garda e Republikës bën thirrje për ruajtje të rëndit dhe sigurisë.

Makina e ujit
Ora 18:47
Hidhet gaz lotsjellës, Basha dhe Kryemadhi: Nuk ikim! S'keni çfarë na bëni, mbajeni mend...horra!

Pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës kur protestuesit çanë kordonin e parë të uniformave blu para Kuvendit, lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbajtën një fjalë para simpatizantëve, ku thanë se nuk do të largohen derisa deputetët e mazhorancës të dalin nga Parlamenti.

"Edi Rama megjithë Gramoz Ruçin. Në qoftëse doni të fusni fshehurazi në Parlament Edi Ramën, si frikacak që është, nuk ka nevojë të hidhni gaz lotsjellës, por le të vijë e të përballet këtu me gratë dhe vajzat e Tiranës. Nga ty Musa Ulqini, nga ty Anastas Angjeli, për ty Mimi Kodheli, për ty Klotilda Bushaj, për ju gratë e Partisë Socialiste që turp më të madh nuk ka. Dita nuk mbaron sot. Dita do vazhdojë pafundësisht. Por turpi mbi shpatullat tuaja dhe mbi fytyrat tuaja nuk do të ketë fund. Hidhni gaz lotsjellës sa të doni. Por ju kurrë nuk do të ndaloni dot urrjetjen që kanë krijuar shqiptarët për qeverinë e Dakos, Abdylajve dhe gjithë të tjerëve. Ne prapë do të rrimë këtu, ju prapë do hidhni gaz lotsjellës. Por ju nuk do të ndaloni dot kurrë mallkimin e shqiptarëve, të cilët çdo ditë e më shumë do mallkojnë ju që helmoni shqiptarët dhe që vidhni shqiptarët. Mblidhuni të gjithë këtu. Ne nuk do të ikim, derisa të na shohin në sy deputetët që kanë ardhur me votat e krimit të organizuar", tha Kryemadhi.

Më tej fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili nisi duke kënduar me një thirrje:

"Eja mblidhuni këtu-këtu, eja mblidhuni këtu-këtu, bashkë me ne", u dëgjua të thotë me zë të lartë lideri demokrat Lulzim Basha.

"Edi Rama, Sandër Lleshaj, dhe të gjithë ata që urdhëruan goditjen me gaz të nënave shtatzëna dhe fëmijëve, se ne të tjerëve s'keni çna bëni, mbajeni mend, do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit, sovrani do tju cojë para drejtësisë, aty ku e keni vendin, horra dhe tradhtarë të popullit tuaj", përfundoi kryedemokrati.

Por teksa këto fjalime kanë përfunduar, policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës, pasi turma nuk ju përgjigj thirrjeve me megafon të uniformave blu për të ruajtur qetësinë dhe për tu tërhequr nga dhuna.

Ora 18:38
Protesta e opozitës/ Një i lënduar dërgohet me ambulancë në spital

Një person është lënduar nga përplasjet që kanë ndodhur përpara parlamentit.  Ai është dërguar me ambulancë për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë që edhe disa protestues të tjerë janë ndjerë keq nga afekti i gazit lotsjellës që është përdorur për të shpërndarë protestuesit.

Ora 18:30
Policia hedh gaz lotsjellës, forcat speciale kundër turmës që tentoi çarjen e kordonit të policisë

Kanë thyer kordonin e policisë para Parlamentit. Policia ka reaguar menjëherë duke hedhur gaz lotsjellës. Kjo ka bërë që turma të tërhiqet pas, si pasojë e mos rezistimit nga gazi lotsjellës. Policia nga ana e saj vijon thirrjet me megafon për tu tërhequr për të mos e kthyer në protestë të dhunshme.

Ora 18:27
Protestuesit i sulen policisë, tentojnë të thyejnë kordonin e sigurisë para Kuvendit (VIDEO)

Kanë nisur të përshkallëzojnë përplasjen e tyre me forcat e policisë në kordonin e parë të sigurisë para Parlamentit. Protestuesit janë sulur në turmë duke shtyrë uniformat e policisë. Ndërkohë hidhen kapsollë dhe shashka. Një tentativë kjo për të çarë kordonin e policisë dhe për të kaluar në ambientet e brendshme të Parlamentit.  Ka mbërritur në krye të protestuesve edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Është afruar më tej edhe ish-kryeministri Sali Berisha, por deri më tani nuk ka asnjë thirrje të tyre ndaj protestuesve për tu tërhequr.

Në mesin e turmës është edhe ish-deputeti i opozitës Flamur Noka.  Për të shmangur çarjen e kordonit janë shtuar edhe forca të tjera të policisë së rendit, me skafandra. Protestuesit janë dëgjuar të thërrasin në kor: Sali Berisha, Sali Berisha. Deri në këto momente kordoni i policisë nuk është thyer. Në radhën e dytë janë Forcat Speciale, ndërsa policia bën thirrje për të ruajtur qetësinë.

 

Ora 18:18
'Spiderman-i' i protestës ngjitet mbi shtyllë

Një protestues i opozitës, është ngjitur në një shtyllë përpara parlamentit, ku dhe po mbahet tubimi i saj i radhës. Ai ka qëndruar aty për disa momente duke shkatuar panik në radhët e protestuesve të tjerë.

Në çdo protestë të opozitës deri më tani ka pasur protestues të cilët janë ngjitur në pemë apo shtylla.

Me 16 shkurt, një protestues u ngjit në një shtyllë nga ku rrëmbeu foninë me të cilën garda bënte thirrje për të ruajtur rendin dhe sigurinë, ndërsa në 21 shkurt dy protestues u ngjitën në një pemë përpra parlamentit ku qëndruan për disa minuta duke u lëkundur.

Ora 18:06
Nuk hoqën dorë nga mandatet, por a janë sot në Kuvend tre deputetët e opozitës?!

Lefter Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Mylsim Murrizi, i Partisë Demokratike, të cilët nuk hoqën dorë nga mandati i deputetit, nuk kanë qenë të pranishëm sot në seancë plenare në Kuvend, teksa opozita nga ana tjetër proteston para Parlamentit. Në sallën e seancave plenare nuk u pa as Rudina HJajdari, deputetja e PD-së, e cila ende nuk e ka vendosur nëse do të heqë dorë nga mandati apo jo.

Ndërkohë, e gjitha opozita, PD, LSI dhe aleatët e djathtë, tashmë nuk janë më deputetë, ndërsa KQZ ka nisur procedurat për zëvendësimin e tyre me kandidatët pasues në listat e zgjedhjeve të 2017-ës.

Ora 18:05
Si do të dalin deputetët?! Protestuesit bllokojnë të dyja hyrjet e Kuvendit

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje me megafon protestuesve të opozitës mbledhur para Kuvendit, që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin dhunën. Ndërkohë, brenda Parlamentit ndodhen deputetët e mazhorancës, disa prej të cilëve u sulmuan nga simpatizantët e PD-së teksa hynin në Kuvend.

Policia po bën thirrje për qetësi për të garantuar edhe daljen e deputetëve nga Kuvendi i Shqipërisë, kur seanca të përfundojë. Kjo pasi, tubuesit kanë rrethuar të dyja hyrjet e Parlamentit.

Ora 18:04
Protestuesit ndezin blicat e celularëve

Protestuesit kanë ndezur dritat e celularëve në shenjë unifikimi të thirrjeve të tyre për rrëzimin e qeverisë. Atyre i janë bashkuar edhe liderët opozitarë. Kjo ka zgjatur për disa momente për t'i lënë vendin pastaj fjalimeve të ish-deputetëve demokratë.

Ora 18:00
Vasili nga sheshi i protestës: Këtu do i presim, nuk flenë dot aty

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka folur nga sheshi i protestës nga ku i ka bërë thirrje protestuesve të kërkojnë të drejtat e tyre dhe largimin e Edi Ramës.

"Këtu është populli. Atje janë minjtë. Po i presim. Nuk flenë dot aty. Ata i janë fshehur popullit. Sot është dita kur populli kërkon vetëm ikjen e tij. Edi shporru. Në Shqipëri do të dominojë vota juaj e lirë.  Këta janë mbledhur fshehurazi. Vendi ka nevojë për ju që të thoni fjalën tuaj që të krijojmë atë vend që duam të krijojmë për fëmijët tanë", deklaroi Vasili.

Ora 17:47
Protestuesit qëllojnë me shishe forcat e policisë (VIDEO)

Protestuesit e opozitës kanë sulmuar edhe forcat e policisë që kanë rrethuar Parlamentit. I kanë qëlluar efektivët e policisë me shishe të mbushura me ujë dhe ngjyrues. Policia i ka bërë thirrje protestuesve që mos të kryejnë akte dhune, të ruajnë qetësinë dhe të mos protestojnë me dhunë.

Në një megafon dëgjohet thirrja e policisë për protestë paqësore.

Ora 17:32
Incidentet në protestën para parlamentit/ Report Tv sjell pamjet me dron (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet me dron të protestës së opozitës para parlamentit, ku janë shënuar edhe disa incidente. PD dhe LSI-ja vijojnë që të protestojnë para parlamentit, teksa brenda po zhvillohet seanca plenare. Drejtuesit e opozitës, Basha dhe Kryemadhi, pasi vendosën që të digjnin mandatet kërkojnë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet e parakohshme, por kryeministri e ka hedhur poshtë kategorikisht.

Ora 17:23
Protesta e opozitës/ Banorët e Astirit i vënë flakën gomës (FOTO+VIDEO)

Protesta e opozitës ka nisur me incidente. Banorët e astirit i kanë venë flakën një gome e cila po digjet në mes të turmës. Në drejtim të saj ata kanë hedhur edhe kaspollë duke e tensionuar akoma më shumë situatën.

Protestuesit vazhdojnë të hedhin tymuese në drejtim të policië e cila nuk ka bërë asnjë lëvizje, por vetëm shmanget nga sulmet e protestuesve.

 

Ora 17:18
Kryemadhi: Parlamentin do ta rrethojmë cdo ditë që të ketë seancë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se parlamenti do të rrethohet nga opozita cdo ditë që shumica ta mbledhë për seancë.

"Sot frikacakët përdhosën për të disatën herë selinë e Kuvendit. Këta treguan se nuk janë përfaqësues të popullit, por të të Abdylajve, Habilajve dhe kriminelëve. Nuk ekziston respekti për votuesit e tyre socialistë, por për Vangjushin dhe të gjithë kriminelët e tjerë që përdorën paratë e drogës për të bërë Edi Ramën kryeministër. Nuk mbetet gjë tjetër për të thënë vetëm 'Rama ik, Rama ik'. Fenomeni i Ramës, nuk duhet ta shikojnë më sytë e shqiptarëve, pasi largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, që shkatërroi ekonominë shqiptare për të pasuruar 5 njerëz. Ai parlament i cili është thjeshtë krenaria e Ramës, do të jetë turpi i shqiptarëve. Prezanca jonë do të jetë cdo ditë kur ajo seli e parlamentit, më parë ka qenë foltorja e fjalës së lirë, nuk do të jetë e lirë nga rrethimi që populli do i bëjë asaj. Do ta rrethojmë cdo ditë sa herë do të bëjnë seancë" deklaroi Kryemadhi.

 

Ora 17:13
Protestuesit sulmojnë edhe deputetin Paulin Stërkaj para Parlamentit

Protestuesit e opozitës kanë sulmuar edhe deputetin Paulin Stërkaj, teksa ky i fundit futej për në Kuvend për t'ju bashkuar seancës plenare.

Protestuesit e kanë shtyrë dhe sulmuar deputetin, për të penguar futjen e tij në Kuvend. Me ndërhyrjen e forcave të policisë, deputeti ka shpëtuar nga turma.

Ora 17:04
Basha hap protestën e opozitës: Policia të arrestojë hajdutët e këtij vendi

Simpatizantët e PD-së janë bashkuar me liderët e saj, përpara selisë blu prej ng aku janë nisur drejt Parlamentit, ku po mbahet tubimi i opozitës. Kryedemokrati Basha ka nisur protestën me akuza drejt qeverisë Rama.

"Zëri juaj do të rikthehet në ligj. Kjo është një betejë që do të cliroje vendin nga klika mafioze dhe nga makthi i përjetëshëm. Ky është një bashkim që do të clirojë udhëtimin europian të Shqipërisë. Vëllezër dhe motra me unifromë ju duhet të arrestoni hajdutët dhe nxirrini me pranga nga Kuvendi. Asnjë fasadë nuk pi më ujë. Edi Rama është shkaktari i varfërisë", tha Basha.

 

 

Ora 17:01
Protestuesit e opozitës hedhin kapsolla drejt policisë (VIDEO+FOTO)

Protestuesit e opozitës kanë nisur të hedhin kapsolla dhe tymyese në drejtim të godinës së parlamenit dhe forcave policore të vendosura për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

 

 

Ora 16:55
Simpatizantët e PD-së shishe me ngjyrues për në protestë

Pak para nisjes së protestës së opozitës, policia ka vendosur masa të forta sigurie përpara parlamentit.

Ndërkohë që përpara selisë së PD-së janë parë edhe disa shishe me ngjyrues, të cilat mund të përdoren gjatë protestës.

Përpara selisë së PD-së do të mblidhen simpatizantët e opozitës për t'u nisur pastaj drejt parlamentit ku do të mbahet dhe prortesta e saj.

Përpara parlamentit janë vendosur forca të shumta policie me veshje sigurie, për të shamngur ccdo lloj dëmtimi në rast sulmi nga protestuesit e opozitës.

Ndërkohë që në forca sigurie janë vendosur edhe mbi ambientet e Kuvendit.

 

Ora 16:51
Protestuesit e PD shtyjnë ministrin Klosi teksa hynë në Kuvend

Teksa ministri Blendi Klosi ka qenë duke hyë në kuvend, është sulmuar nga simpatizantët e PD-së. Ai është shtyrë nga protestuesit, por ndërhyrja e menjëhershem e truprojave ka ndalur sulmin e tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luigj Gurakuqi: 27/02/2019 15:45

    Po u zhduk nga politika sali berisha, Ilir Meta , krymadhja e e gjiptit monika meta , lulzim basha , e ca pseudopolitikane qe u jane mbaruar parate e tani duan te ushqehen me gjakun e popullit si dikur atehere ky vend do marrin fryme , keta jane njerezit me te betuar per ta cuar vendin ne destabilizim

    Përgjigju
  • ilda: 27/02/2019 11:15

    KJO NUK ESHTE OPOZITE, SEPSE DJE DUHEJ TE ISHTE NE PARLAMENT DHE TE APROVONTE PROJEKTLIGJET PER PRONAT DHE TE TJERA SHUME TE RENDESISHME, PO SI GJITHMONE ATYRE NUK U PLAS PER POPULLIN POR PER KARRIGET E VETA. UN JAM DEMOKRATE POR DO VOTOJ PER EDI RAMEN DHE PERTINE SOCIALISTE.

    Përgjigju
  • Robshi: 27/02/2019 00:07

    Ore komentues kur bënit 21janarin ju dukej sfilate mode tani ju duket shpellarizem vetëm se digjet 1gome...e vetmja e keqe e kësaj proteste është se prej saj përfitoni dhe ju që jeni pinjollet me lek të atyre që nuk ndëshkoi berisha në 92 por që duhet të kishit parë baballarët në biruce...po 2here në hale mos prisni të bjerë rrufeja...tik tak mire e ka se komunistët nuk e lëshojnë pa rremuje

    Përgjigju
  • Gupi: 26/02/2019 22:53

    Per mendimin tim ka 500 arsye qe duhet protestuat ne menyre civile kunder kesaj qeverie. Po kur sheh qe ne krye te protestes jane figura te kompromentuata te deshtuara dhe pjese aktive e llumit te 25 viteve vendos te mos protesoj. Hajduti therret kapeni hajdutin. Fatkeqesia jone dhe fati Rames eshte qe skemi opozite te sakte

    Përgjigju
    • Justice: 27/02/2019 07:39

      100% sakte

  • Geri: 26/02/2019 20:57

    Shtet halabakesh,spiunash,gjakpires .

    Përgjigju
  • marko from topoja: 26/02/2019 20:49

    O tironsa ku keni vajt mo, ju paskan pushtu shpellaret.

    Përgjigju
  • ERA: 26/02/2019 20:34

    AMON CA PASKA QEN PER RREMUJE KJO PD+LSI TURP

    Përgjigju
  • CaBone: 26/02/2019 20:04

    Vetem Analfabet, Pabuksa, antishqiptar jan aty o cuna. Kta moter qi...at dun pjesen tjeter te popullit e pastaj ta shikojn bythen e pates. Dhe se fjithmon ku ti keni e ca te keni o ndyrsira njerez.

    Përgjigju
  • Italia: 26/02/2019 19:33

    O popull esht nje turp i Math qe veni pas Atyre qe duan ta bejn shqiprin rrum pall

    Përgjigju
  • xxx: 26/02/2019 19:16

    Po keta halabaket pse ishkojne mbrapa monika rrugaces, pse nuk e lejn te vdesi mos ndyje shqiperine.

    Përgjigju
  • Fan Noli: 26/02/2019 19:11

    O president i Republikes o Ilir Met super krimineli ku je? A nuk o takon presidentit te jete mbi palet dhe te ulet me palet dhe te dale e ti thote stop dhunes? Po ti sje president ti je hiene e ndyre!

    Përgjigju
  • Mejdiaj: 26/02/2019 18:45

    Opozite kriminale, po shkatrron SHQIPERIN, ZOTI i denoft.

    Përgjigju
  • toni: 26/02/2019 18:33

    o luli o ....po u cuam ne do te ....cte permban pragu

    Përgjigju
  • Gimi: 26/02/2019 17:47

    Vandalet qe sulmuan Klosin dhe Sterkajn te arrestohen sot dhe denim shembullor

    Përgjigju
  • Populli: 26/02/2019 17:44

    Per proteste te paligjshme dhe perdorimi I dhunes policia te arrestoj Lulushin dhe Moniken

    Përgjigju
  • Rruqja: 26/02/2019 17:23

    Kerkon lufte vlla me vlla HOLLANDEZI .O Hollandez asht deputeti im ai o tradhtar ti don qe tte vij un ta mbroj .Nga frymezohesh o faqezi qe na nxorre bojn para botes o hale .Kji bote ka pare mutra me te ligj se ty dhe SALI BERISHA PO I KA MBULU ME FEKALE .DIRIGJWNTI I KETYRE MASKARALLIQEVE KTO 27 VJET ASHT VETEM KRIMINELI SALI KUCEDRA

    Përgjigju
    • Olkid: 27/02/2019 00:20

      Mir e ke ti o derzi po ata kan hallin e vet mo rruqe nga del ky emri mo qe je ven

    • Rrog: 26/02/2019 18:15

      Tia rrujsh sali berishes ti duhet te jesh kelysh i hoxhes faqezi

  • Beni: 26/02/2019 17:19

    Ka ca nipce ai Paulini

    Përgjigju
    • CaBone: 26/02/2019 20:07

      Labi mos na e ndy hellin me lloj lloj pisliqesh vlla. Se helli e ben nje pun, o nai kec o nai gic e phek mir. Kta dun hurin se dhe prasi si ben me pun shoku

    • Labi: 26/02/2019 19:14

      Rrog ..ne berishes dhe lulit i fusim hellin n bbb ajde dhe ți se dhe ty do faus

    • CaBone: 26/02/2019 17:36

      Po qen burra te shikojn filmimet e ti thyn ca brinj te vogla. Nuk shtyet deputeti me dor. Te isha un ashtu do veproja. Bastard te pa ftyre. Ja do rrin rrugve si capi tu bo tallava.

    • lexues: 26/02/2019 17:26

      sa ka 650?

  • toni: 26/02/2019 17:05

    vaksinojini qente e pd

    Përgjigju
  • Populli: 26/02/2019 17:04

    Ne burg gjithe Plehrat

    Përgjigju
  • Robi: 26/02/2019 16:54

    Mbajeni nën vezhgim Kryperbindeshin e Shqipërisë Sali Lusha me antitank në dorë se mos ka ndonjë plan nesër se ai është monster

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen