Report Tv zbardh lutjen e Sindikatës së Policëve drejtuar Ruçit: Mos na nxirrni në rrugë 10 vite para pensionit

Report Tv zbardh lutjen e Sindikatës së Policëve drejtuar Ruçit: Mos na nxirrni në rrugë 10 vite para pensionit

Policia e shtetit

Sindikata e policisë kundërshton ligjin për trajtimin financiar të policëve mbi 55 vjeç. Nëpërmjet një letre dërguar Kuvendit dhe kreut të saj Gramoz Ruçi sindikata deklaron se nuk është marrë mendimi i tyre për hartimin e projektligjit ndërsa kërkojnë disa ndryshime lidhur me disa nga pikat e parashtruara që pritet të miratohen në Kuvend.

Sindikata e Punonjëseve të Policisë ka kundërshtuar ligjin për trajtimin financiar të policëve mbi 55 vjeç me anë të një letre dërguar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Në letrën e dërguar kryetarit të kuvendit sindikata e policisë shpreh se projektligji i propozuar ka disa shkelje Kushtetuese dhe ligjore teksa deklarojnë se nuk është marrë mendimi i tyre për hartimin e projektligjit ndërsa kërkojnë disa ndryshime.

Nga ana tjetër sindikata kundërshton përcaktimin që punonjësi i policisë që me këtë ligj del në pension të ketë detyrimin të kryejë 700 orë punë dhe pikën tjetër që i jep të drejtën një titullari pra drejtuesit të institucionit që të ketë vendimmarrje për të nxjerrë në pension një vartës mbi 55 vjeç.

Vetëm pak ditë më parë në një prononcim për ReportTV kreu i sindikatës, Sadetin Fishta e paralajmëroi se do të vinte në dijeni kreun e kuvendit, Gramoz Ruçi lidhur me kundërshtimet që ato kishin në hartimin e projektligjit teksa shtoi se nëse as parlamenti nuk merr parasysh pretendimet e tyre ato do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë në fund sindikata i kërkon kryeparlamentarit të kalojë projektligjin e miratuar më 2015 ku parashikohet pensioni i shërbimit për punonjësit e policisë mbi 55 vjeç dhe me 25 vite eksperiencë pasi sipas tyre ai i hap rrugën hyrjes së të të rinjve në polici dhe ka më shumë efektshmëri se ai që është propozuar.

Projektligji për trajtimin financiar i miratuar nga komisioni i ligjeve me propozim të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj pritet të aplikohet për punonjësit e policisë, atyre të gardës dhe SHÇBA dhe prek 613 efektivë.

Efektivët e policisë çdo ditë përballen me problemet e qytetarëve dhe janë të angazhuar në çdo moment për t'i zgjidhur ato.

Letra e Sindikatës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/05/2020 02:34

    PERKRAH 100% POLICET.

    Përgjigju
  • Alfons: 27/05/2020 02:33

    Mos u merzit o safedin se ke 20 vjet qe han qyl,dhe mos bej sikur te dhimbsen policet pasi vete ske lene vend te botes pa shkuar me leket e sindikates.

    Përgjigju
  • Rrom rrumpall hone: 27/05/2020 00:41

    ZOTERINJ TE NDERUAR POLICE VETEM NJE ZGJIDHJE KA STOP VOTE PER PARTINE E ED RAMES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS