Sindroma Havana/ Inteligjenca ushtarake ruse përdori armë sekrete me energji të lartë ndaj FBI-së, CIA-s dhe zyrtarëve amerikanë, thotë investigimi

"Sindroma misterioze e Havanës" (probleme nervore apo dëmtime në tru) që ka prekur diplomatët dhe spiunët amerikanë në mbarë botën mund të lidhet me armët energjetike të përdorura nga njësia e sabotimit të inteligjencës ruse Gru 29155.  

Ky është rezultat i një hetimi të gjatë nga grupi mediatik Insider, - një grup mediatik investigativ me fokus Rusinëm me bazën në Riga, të Letoni, - në bashkëpunim me ‘60Minuta’ programi investigativ i rrjetit CBS Neës dhe gjermanin Der Spiegel.

Hetimi i inteligjencës amerikane
Sipas hetimit të inteligjencës amerikane, rezultatet e të cilit u publikuan vitin e kaluar, ishte "shumë e pamundur" që një shtet i huaj të ishte përgjegjës për sëmundjen misterioze të identifikuar për herë të parë në ambasadën amerikane në Kubë e cila në 10 vite preku më shumë se 1500 diplomatë amerikanë përreth. Një sëmundje e cila prej vitesh ende nuk ka një shpjegim shkencor. Sëmundja shkakton migrenë, të përziera, dobësi të kujtesës dhe marramendje.

Sipas hetimit të Insajderit, anëtarët e një njësie të inteligjencës ushtarake ruse kishin qenë në skenën e incidenteve që përfshinin personelin amerikan. Gjithashtu këta anëtarë të lartë të Njësisë 29155 morën çmime dhe promovime për punën në lidhje me zhvillimin e "armëve akustike" jo vdekjeprurëse".

Rusia mohon përfshirjen
Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje. Në raportin e Insajderit thuhet se episodi i parë i simptomave të “sindromës Havana” mund të ketë ndodhur para vitit 2016, sepse “mund të ketë pasur sulme dy vjet më parë në Frankfurt të Gjermanisë, kur një punonjës i qeverisë amerikane i vendosur në Konsullatë mbeti pa ndjenja, i goditur nga diçka e ngjashme. në një rreze të fortë energjie”.

Dëshmitë për CBS
Në programin 60 Minutes, CBS njofton: “Kemi zhvillime të rëndësishme në hetimin tonë pesëvjeçar për lëndimet misterioze të trurit të raportuara nga zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së. Të plagosurit përfshijnë stafin e Shtëpisë së Bardhë, oficerë të CIA-s, agjentë të FBI-së, oficerë ushtarakë dhe familjet e tyre. Shumë besojnë se janë plagosur nga një armë sekrete që lëshon një rreze mikrovalë ose ultratinguj me energji të lartë. Për herë të parë kemi prova se kush mund të jetë përgjegjësi. Shumica e të plagosurve luftuan për Amerikën, shpesh në fshehtësi. Dhe ata janë të frustruar që qeveria amerikane dyshon publikisht se një kundërshtar po synon amerikanët.

Në hetim u përfshinë disa dëshmitarë. Carrie, një prej tyre, një agjente e FBI-së që punon në kundërzbulim, thotë se në vitin 2021, ndërsa ishte në shtëpi në Florida, u godit nga një forcë paralizuese: "Në veshin tim të djathtë... bam, një zhurmë akute metalike. Zhurma më hodhi përpara në një kënd rreth 45 gradë. Ekipi famëkeq i sabotimit të inteligjencës ushtarake të Kremlinit GRU 29155 është një njësi përgjegjëse për planifikimin dhe organizimin e operacioneve klandestine jashtë vendit, duke përfshirë vrasjet e synuara dhe fushatat e ndërhyrjes në Evropë, shkruan La Repubblica

Çfarë është sindroma Havana dhe si u zbulua?

Sindroma misterioze e Havanës u shfaq për herë të parë kur një punonjës i ambasadës amerikane në Havanë shkoi te mjeku duke u ankuar për marrje mendsh dhe dhimje të fortë koke. Pas disa ditësh dhjetëra vetë kërkuan ndihmë mjekësore me simptoma të ngjashme. Në verën e vitin 2017, neuro-kirurgut të Universitetit të Pensilvanisë Douglas Smith iu kërkua të analizonte simptomat misterioze. Imazhet e rezonancës magnetike të trurit nuk zbuluan probleme. Dr. Smith, atëherë, deklaroi se skaneri i avancuar tregoi ndryshime të dukshme në trurin e viktimave. Atëherë komuniteti i zbulimit filloi të analizonte mundësinë që rusët të ishin shkaktarë të kësaj sëmundjeje misterioze.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ralf Rangnick i thotë 'jo' Bayern Munich! Tre trajnerë refuzojnë bavarezët

Ralf Rangnick i thotë 'jo' Bayern Munich! Tre trajnerë refuzojnë bavarezët