Sipas psikologes xhelozia e fëmijës së madh ndaj të voglit është e pashmangshme, ja disa hapa si ta menaxhoni

Një ndër problemet dhe frikërat kryesore që hasin nënat e reja, të cilat kanë një fëmijë të vogël dhe presin që të sjellin në jetë një tjetër fëmijë, është reagimi I fëmijës së parë, xhelozitë që krijohen sidomos kur ata janë ende të vegjël dhe ndjehen sikur fëmija që sapo do të vijë, do t’I marr gjithçka. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ diskutuam me psikologen Aljona Jonuzi sipas të cilës është mjaft normale një xhelozi e tillë ndërsa tregoi gabimet më të shpeshta që bëjnë prindërit e rinj gjatë kësaj periudhe.

“Çdo moshë që ka një krizë është më e fortë për të pasur xhelozi përshembull edhe mosha 7-vjeçare, në momentin që ti futesh në shkollë dhe vjen një bebe në atë kohë, automatikisht fëmija I ka ato shpërthimet e inatit, bëhet agresiv sepse mua spo më jepet vëmendja e duhur. Një gabim shumë I madh që bëjnë prindërit, cojnë fëmijët në kopësht në momentin që vjen fëmija I dytë në jetë, duhet ta coni më përpara  përndryshe fëmija bëhet agresiv.

Elona Marku ëhtë një nënë e re e cila pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë që tashmë është 2 vjeç e gjysmë pret një tjetër fëmijë duke pasur kështu frikëra se si do të reagojë djali për ardhjen në jetë të motrës së vogël. Një nga frikërat e saj është prezantimi I parë pas lindjes së foshnjës se cfarë duhet të bëjë.

Në momentin që fillojnë dhimbjet e lindjes duhet të përgatitet fëmija, jo të ikësh fshehurazi, por t’I shpjegosh që do të shkosh në spital dhe pas kësaj babai duhet t’I qëndrojë sa më pranë t’I shpjegojë se cfarë po ndodh dhe kur do iki ta marrë motrën, t’I shpjegojë sa më shumë, ky është kontakti I parë” këshilloi psikologia.

A duhet ta lejojmë fëmijën më të madh të prek foshnjen e sapolindur?

“Duhet t’i shpjegojmë që përpara se të prekim bebin do të lajmë duart gjithmonë sepse I kemi duart të pista, prekim gjëra kurse për pjesën e puthjeve jam shumë kundër, nuk është dicka e mirë, sidomos në pjesën e fytyrës” shprehet psikologia Aljona Jonuzi.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit