Siri, ISIS vendos udhëheqësin e ri pas vdekjes së Abu Bakr al-Bagdadi

ISIS vendos udhëheqësin e ri pas vdekjes së Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një sulmi ushtarak amerikan në Siri.

Udhëheqësi i ri i Shtetit Islamik Amir Mohamed Abdul Rahman al-Mawli al-Salbi, ndërkaq lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të shërbimeve të inteligjencës vendas dhe perëndimor. Lideri i ri i ISIS është një nga anëtarët themelues të grupit terrorist, i cili ka udhëhequr skllavërimin e pakicës Yazidi të Irakut çka e favorizojë atë së tepërmi, duke e ndihmuar “të ngjiste shkallët” tashmë si lider.

Sipas “The Guardian” Salbi është emëruar udhëheqës disa orë pas vdekjes së Abu Bakr al-Bagdadi në tetor. Emri që grupi i dha për zëvendësimin e Bagdadiut në atë kohë, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi, ishte një emër i cili nuk njihej nga drejtuesit e tjerë të lartë ose agjencitë e inteligjencës.

Salbi konsiderohet të jetë një nga ideologët më me ndikim midis radhëve të ISIS, i portretizuar si veteran i grupit terrorist, gati gati si Bagdadi për shkak të besnikrisë që tregon ndaj grupit.

Lindur në një familje të Irakut Turkmen në qytetin Tal Afar, ai është një nga të paktët jo-arabë në mesin e udhëheqjes. Po ashtu, besohet se al-Salbi ka një djalë.

Amir Mohamed Abdul Rahman al-Mawli al-Salbi

Abu Bakr al-Bagdadi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorm: 21/01/2020 15:08

    Habu Bakërrët nuk mbaronenë kurrë

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/01/2020 09:43

    E sa kemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor