Siria, Marrëveshja Putin-Erdogan, rusët dhe turqit do patrullojnë bashkë zonën e lënë 'bosh' nga kurdët

Siria, Marrëveshja Putin-Erdogan, rusët dhe turqit do patrullojnë bashkë zonën e lënë 'bosh' nga kurdët

Vladimir Putin

Në fund të bisedimeve 7-orëshe në Soçi në Rusi, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan dhanë një konferencë të përbashkët shtypi në të cilën të dy homologët thanë se ishin të kënaqur me marrëveshjen e arritur për temën e Sirisë. "Presidenti turk më shpjegoi arsyet e ofensivës , tha Putin- Unë jam i bindur që ndjenjat separatiste në Veri-Lindje të Sirisë janë nxitur nga jashtë vendit. Rajoni duhet të çlirohet nga prania ilegale e huaj”.

Ai gjithashtu iu referua frikës se të burgosurit e ISIS, nën kontrollin e kurdëve në zonën në Veri-Lindje të Sirisë dhe tani nën kontrollin turk, mund të përfitonin nga kjo situatë për të rifituar forcën e tyre.

"Terroristët nuk marrin forcë nga operacioni turk në Siri"- tha Putin dhe pastaj theksoi se marrëveshja me Erdogan është "me rëndësi thelbësore për të ardhmen e Sirisë".

“Është vendosur, në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar nga të dy kokat e shtetit, se Turqia dhe Rusia do të kryejnë patrullime të përbashkëta deri në 10 km brenda territorit sirian përtej kufirit turk, në lindje dhe perëndim të zonës ku zhvillohet operacioni turk në veri të Sirisë, përjashtuar Qamishli, qendra kryesore kurde në zonë”, - tha presidenti turk. 

"Sot me Putin kemi arritur një marrëveshje historike për luftën kundër terrorizmit, integritetit territorial dhe unitetit politik të Sirisë dhe për kthimin e refugjatëve", - tha Erdogan

Luftëtarët kurdë thanë se kishin përfunduar tërheqjen nga ‘zona e sigurisë’ në veri-lindje të Sirisë, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Kreu i forcave demokratike siriane (FDS), Mazlum Abdi, në një letër për Zv/presidentin amerikan, Mike Pence, shkruan se  luftëtarët kurdë janë tërhequr nga zona.

Ndërkohë, në Washington, presioni vazhdon të rritet mbi presidentin amerikan në favor të mbajtjes së trupave në Siri. "Donald Trump duhet të mbajë trupat amerikane në Siri dhe të mos i largojë", tha drejtuesi i shumicës së Senatit republikan, Mitch McConnell. Qëndrimi republikan vjen në ditën e skadimit të armëpushimit në territorin sirian./ Pergatit Ilir Çuçi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën