Siria, televizioni gjerman ZDF për herë të parë në burgun e ISIS, Al-Hassaka (VIDEO+FOTO)

TV gjerman ZDF ka qënë dje i pari televizion në botë që ka shkuar branda strukturës së burgut Al-Hassaka, në Siri

Në burg mbahen rreth 5000 ish luftëtarë të ISIS, shumë prej të cilëve gjermanë por edhe nga vendet e tjera europiane

Gazetarja e ZDF intervistoi disa prej bashkombasve të saj.

Ata u shprehën se donin ta kthenin kohën pas dhe të mos bënin të njëjtin gabim duke iu bashkuar Shtetit Islamik.

Ish luftëtarët u shprehën para kamerave se jeta në burg është e vështirë, se burgu është i tejmbushur  dhe shumë prej tyre janë të plagosur dhe se askush nuk e di se si do të jetë e ardhmja e tyre.

Deri tani Gjermania ka riatdhesuar shtatë ish luftëtarë të Shtetit Islamik ndërkohë që Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka bërë thirrje vendeve europiane të marrin shtetasit e tyre. 'Turqia nuk është hotel për luftëtarët e ISIS', '- tha presidenti turk.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lol: 22/11/2019 12:54

    kto kan vrar femije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira