Sistemi zgjedhor, KQZ nuk merr vendim për referendumin, grupi nismëtar: Nuk dorëzohemi

Sistemi zgjedhor, KQZ nuk merr vendim për referendumin, grupi nismëtar: Nuk dorëzohemi

Grupi nismëtar i referendumit për ndryshimin e sistemit zgjedhor shpreh zhgënjimin për KQZ-në që sot nuk mori një vendim për kërkesën e tyre për referendum. KQZ nuk mori vendim pasi nuk kishte kuorumin e duhur të vendimmarrjes. Megjithatë, nismëtarët e kësaj kërkese pohojnë se nuk do të ndalen këtu.

"Sot, në datë 2 Qershor ora 10.00 nga KQZ u shqyrtua kërkesa e një grup qytetarësh per të mundësuar një Referendum Kombëtar për ndryshimin e Sistemit aktual zgjedhor.  Eshtë e treta e herë që ne paraqitemi përpara KQZ. Sërish sot KQZ nuk mori dot Vendim pasi nuk kishte kuorumin e duhur të vendimarjes, duke nxjerrë në pah problemet e rënda që kane kapur edhe këtë Institucion.

Ky Vendim pa vendim as nuk mund të ankimohet pasi edhe Kolegji Zgjedhor si dhe Gjykata Kushtetuese nuk funksionojnë. Pretendimi i një prej anëtarve të KQZ se afatet e plotësimit të procedurave kanë mbaruar në 15 Mars (përgjatë pandemisë) ishte jo i vërtetë dhe i motivuar politikisht si e gjithë qasja e pjesës më të madhe të anëtarve qe kanë mbetur në KQZ.

Ne sërish do ushtrojmë të drejtën tonë referendarë qoftë dhe për të mundësuar aprovimin e Ligjit për Referendumet, pikërisht për ti kthyer shqiptarëve të drejtën më elementare atë të ushtrimit të sovranitetit kombëtar që ja u garanton Kushtetuta" thuhet në deklaratë.

Çështja ka mbetur pezull për shkak të mungesës së kuorumit, por në mbledhjen e KQZ ky nuk ishte problemi i vetëm. Grupi i përfaqësuesve të shoqërisë civile dërgoi në KQZ një kërkesë për mbajtjen e referendumit, me pyetjen konkrete “A janë dakord apo jo shqiptarët që të ndryshojë sistemi zgjedhor?”

KQZ e konsideroi të paplotë këtë pyetje, pasi nuk përmbushte kriteret ligjore dhe nuk duhej formuluar kështu. Sipas KQZ-së procedurat për këtë nismë duhet të ishin kryer deri më 15 mars, por nismëtarët reaguan duke deklaruar se për shkak të pandemisë e kishin shtyrë kërkesën për në qershor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët