Situata e pandemisë/ Brataj i qartë: Pas hapjes së COVID-4 dhe spitaleve rajonalë, do i asistojmë qytetarët edhe në stadium

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka deklarur se nga data 9 mars deri më sot kemi 623 mijë thirrje për COVID dhe 100 mijë vizita në shtëpi.

Ndërsa sqaroi edhe mënyrën se si Urgjenca Kombëtare komunikon me spitalet COVID për të dërguar një pacient, Brataj tha qartazi se në rast përkeqësimi të situatës dhe tejmbushjes së 4 spitaleve COVID, qytetarët do asistohen me çdo mënyrë e në çdo vend siç bën e gjithë bota.

"Sapo ra pandemia ne shtuam personel Morëm 10 mjekë dhe infermierë. Në spitale transportohen pacientët duke telefonuar vetëm përmes 127. Se po shkoi me mjetin e vetë do shkojë me dikë tjetër. Pra për të frenuar përhapjen e pandemisë ne shtuam 45 persona shtesë në punë. Me hapjen e Covid 2 pastaj lindi nevoja edhe për transport nga një spital tek tjetri. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme edhe me respiratorë.

Po flasim për pandemi, deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, vazhdojmë pastaj deri tek covid 3 që është skenari 3. I mbaj mend ambulancat pa asnjë aparaturë që ishin më përpara. Sa i përket pajisisjes së tyre dua të them që janë minispitale që lëvizin. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë. Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe kë korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me çdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”,tha ai.

Ndërkaq ai ka shtuar se janë bërë rreth 100 mijë vizita në shtëpi, një rritje me mbi 30%, pasi në kushte normale bëheshin 250 vizita. Brataj shton se gjithsej janë bërë 11514 vizita vetëm për COVID në banesë, ose 44 në ditë, nga të cilat 5455 janë transportuar në spital.

"Nga data 9 mars deri më sot kemi 623 mijë thirrje, me një masatare 2381 në ditë. Në këtë periudhë janë bërë 99710 pra rreth 100 mijë vizita në shtëpi. Kemi pasur mesatare 250 në kushte normale pra kemi mbi 30% rritje të vizitave në shtëpi.

Ishin rreth 172994 thirrje për koronën në ditë, 11514 vizita vetëm për COVID në banesë, ose 44 në ditë, nga të cilat 5455 janë transportuar në spital, ndërsa në vendngjarje pra në banesë janë trajtuar 6059 që përbëjnë 52.5% të të gjithë numrit të vizitave", tha Brataj.

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë videon e Bratajt thotë se ky shërbim është shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe gjen rastin t’i falenderojë për punën e tyre.

“Urgjenca kombëtare e Shqipërisë është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi! #RESPEKT për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë papushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me Armikun e Padukshëm”,- shkruan Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ora: 30/11/2020 07:40

    Ju jeni kafshë..nuk keni llogjikë...ekeni mendjen të mbroni paudhësitë e Saliut në mjekësi që bënte mjekë pa shkollë të mesme me dipllomë fallco ...që ambulancat ishin të shkatërruara karakatinë dhe sot ju o të paudhë kërkoni ...kërkoni....Ruani veten se Saliu nuk ju mbron dot nga covid19 se nuk është Perëndi...

    Përgjigju
  • Iris: 29/11/2020 23:40

    Amerika ka shume spitale,mjeke e infermiere dhe sherbim e mundesi me shume se UE,por edhe ata kane hapur <<spitale fushore>>.Jam dakord me /DALAN/ qe Tirana duhet karantuar komplet patjeter,eshte strumbullari I gjitheckaje.Ka popullsine me te madhe,me te dendur dhe te gjitha rruget shkojne o dalin nga ajo.Per qytetet e tjera duhet vepruar ne varesi te numrit.

    Përgjigju
  • Hahaha: 29/11/2020 19:50

    Sa më qeshi koka!!!!! A thua se shqipëria është 20 milion banorë dhe nuk ka më vënde në spitale dhe për mos vdekur rrugëve do i vendosin në stadiume. Që të përhapësh panik duhet edhe pak zgjuarsi jo futja si kau pelës o ministri i ardhshëm i shëndetsisë.

    Përgjigju
  • Dalan: 29/11/2020 15:13

    Izoloni Tiranen vatren kryesore deri ne janar, dhe rastet e infektimeve do bien ndieshem. Ia vlen, para humbjes se jeteve dhe strapacimeve te mjekeve. Pa dale vaksina, situata do agravoje, kur pritet, pas kesaj, edhe nje vale e trete.

    Përgjigju
    • shqipo: 29/11/2020 23:35

      Jemi akoma ne valen e pare dhe vala tjeter do jete shume e ulet. Skemi pas vale te pare ne mars prill maj sepse beme izolim te plote. Heshtni, mbani maska dhe distance sociale, zbatoni masat dhe mos jepni mendje

  • Infermierja e Saliut: 29/11/2020 14:59

    Bes ate hellin mbaje per vete se kushedi ku te hyn ne pune . Brataj eshte me te vertete profesionist dhe shendetesia me te vertete ka bere ndryshime dinjitoze. Megjithese nuk mund te ndryshosh 100% per 7 vite ate qe shkaterruan nga themeli per 25 vjet Sali baba me 40 hajdute perfshi ketu edhe shendetesine sipas planit te Katovices

    Përgjigju
  • Lona: 29/11/2020 14:34

    hap ore spitalet pa leri pordhet per ca i ke repartet infektive neper qarqe apo kot sa per emer e lereni idjotesirat jo stadiumi jo ajo po kjo .Ti ke nje popullsi tejet te vogel 1.8 milon jane sot qe flasim rezident ne shqiperi te tjeret rezident jashte shtetit.Kur nuk perballoni gati dy milion banor ca i thoni vetes shtet.Ju i merni te semuret neper spitalet e tiranes kur ata jane bllokuar fare dhe e kane jeten ne 50 perqind te fatit.Kjo ne europe nuk ndodh edhe te semuret qe nuk ushqehen dot apo kane diare dhe gjate me temperature te larte apo shqetetesime me te vogla meren dhe shtrohen neper spitale kete ju nuk e beni se skeni kapacitet ndaj hapni spitalet e rretheve dhe laboratoret e rretheve per tampon dhe kurim.

    Përgjigju
    • Agim: 30/11/2020 09:14

      Lona ti jeton ne Senegal apo ku, Spitalet rajonale jane hapur lere se c fare thone keta,se nuk kane as kapacitete teknike as burime njerezore e as vullnet qe te pagujne edhe mjeket e spitaleve rajonale me ate bonusin e famshem 1000 euro aty ku banoj une ka nje pavion me 20 veta qe marrin oksigjen, e verteta eshte se keta e kane marre shtruar dhe vazhdojne iu bejne ....THIRRJE... NJEREZVE.. TE NDERGJEGJESOHEN (?!),politika nderhyn ne menyre te poshter per te favorizuar klientet e vet te ekonomise qe po pesojne humbje nga konsumi i paket dhe qe si per ironi te mekanizmave te tregut ne vend qe ti ulin cmimet po i ngrejne qe te ruajne fitimet,Shteti po ben kurban shendetin e njerezve per interesa te boseve, e verteta eshte qe me 1 te semure ne spital vendi ndenji 4 muaj ne karantine , sot qe ka 900 ne dite njerezit livadhisin rrugeve, a mund te pyes perse?,Edhe atehere kjo qeveri ishte vertet por LOCKDOWNI ishte nje reaksion zinxhir ne gjithe Europen dhe qeveria nuk do te guxonte ta mbante hapur vendin sepse do ta mernin me shkelma qofte populli qpo qofte BE, sot qe cdo vend i BE adopton politika te personalizuara e te ndryshme keta zgjedhin te qendrojne hapur (?!) Mbyllja eshte opsion i vetem sidomos tani qe doli vaksina cdo humbje jete eshte nje idiotesi dhe e pafalshme .Sa per ekonomine ky vend ka perballuar tranzicionin me ngjarjet e 90 91, me luften e 97/98 me krizen e kosoves, e po te jete per ate 50 vjet hengrem bar ne regjimin e Enverit, keshtu qe do ta perballoje me miellin e vet te paket edhe kete krize , keshtu qe stop DILEMES idiote Shendeti apo Ekonomia, shendeti eshte kryesori dhe i vetmi opsion, mbroni jeten

  • Infermieri: 29/11/2020 14:29

    Sapo ra pandemia ne shtuam personel Morëm 10 mjekë dhe infermierë... Hahahha paska shtuar personel

    Përgjigju
    • Nje infermier: 30/11/2020 12:42

      Flet per shtesen e personelit te sherbimit te ofruar prej urgjencave ne terren te drejtuar nga ai(gjithsej 45 persona) Kurse sherbimet spitalore 4spitalet covid nuk varen nga ai. Kane tjeter menaxhim

  • Bes: 29/11/2020 14:18

    Lutu mos behet stdiumi spital se gati eshte helli per ty dhe shoket e tu.

    Përgjigju
    • o loni: 29/11/2020 14:33

      ca duhet te beje me teper ai?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë