Situata e COVID/ Mjekja ISHP: Oksigjeni në shtëpi nuk duhet të përdoret! Me simptoma të lehta nuk merret antibiotik

Mjekja dhe specialistja pranë IShP-së, Genta Qirjako deklaroi se oksigjenimi në kushte shtëpie nuk duhet të përdoret absolutisht. Në një intervistë për Report Tv, ajo thotë se nëse pacientët e infektuar me COVID paraqesin simptoma më të rënda, ato do të duhet të marrin shërbim spitalor.

Qirjako thotë se hallka e parë është konsultimi me mjekun e familjes e më pas, në bazë të diagnostikimit të tij vijojnë hapat e tjerë. Kujtojmë që vetëm një ditë më parë një ngjarje e rëndë u regjistrua në kryeqytet ku një bombol oksigjeni shpërtheu në banesën e një 72-vjeçari. I moshuari ishte i infektuar me koronavirus, dhe u dërgua menjëherë në spital për tu trajtuar.

"Sa do të zgjasë kjo situatë, asnjë nuk e di. Ne po marrim masa që kjo kohë të jetë sa më e shkurtër. Në këtë mënyrë do të ulim pikun. Të rinjtë janë mosha më aktive dhe ruhen më pak. Të moshuarit e kanë marrë mesazhin dhe ruhen më shumë. Të dhënat tregojnë që është më pak agresiv. Duhet t'i drejtohemi sa më shumë mjekut të familjes. Nuk rekomandohet përdorimi i bombolës së oksigjenit. Nëse një pacient shfaq probleme të rënduara shëndetësore absolutisht nuk duhet përdorur oksigjeni në shtëpi por do të keni nevojë për shtrim në spital. As për vete nuk do ta doja ta merrja në shtëpi" - tha Qirjako.

Gjithashtu mjekja u ka dhënë fund dhe pyetjeve lidhur me përdorimin e antibiotikëve në kushtet e simptomave të lehta. Genta Qirjako thotë se ato nuk duhet të përdoren absolutisht në shfaqjen e simptomave të para si dhe pa rekomandimin e një mjeku specialist.

"Duke qenë se ky është infeksion viral, nuk duhet të kurohen direkt me antibiotikë. Nuk ka asnjë lloj vlere. Trajtimet me antibiotik sugjerohen nga mjekët dhe kur kemi shfaqjen e një virusi bakterial. Shumë mirë disa prej pacientëve mund ta kalojnë vetëm me antigripalë, vitamina dhe lëngje të shumtë" - tha Qirjako.

Specialistja pranë IShP-së foli dhe për situatën në shkolla për të cilën u shpreh se numri i mësuesve të infektuar nuk përbën rrezik për tu kthyer në vatër infeksioni.

"Janë infektuar shumë mësues por jo në ato nivele që mund t'i konsiderojmë të rrezikshme. Ka raste mes fëmijëve të infektuar nuk ju ndihmoj dot me shifra. Nuk ka shifra alarmante, sidomos për kushte spitalore. Diagnoza diferenciale bëhet më e vështirë në këto kushte. Tani është piku i gripit duke bërë dhe ngatërresën me koronavirusin ndaj është shumë e këshillueshme bërja e vaksinës së gripit. Masat shtrënguese do të varen nga shifrat e përditshme. Është shumë dinamike dhe nuk mund të themi sot nëse do të marrim masa pas një jave. Komiteti e Ekspertëve besoj se varen dhe nga vendet e tjera" -tha Qirjako.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Fitoi betejën me COVID, mjekja për Report Tv: Jam në gjendje të mirë, sot fillova punë (VIDEO)

Një prej mjekeve pranë IShP-së, Gentiana Qirjako e ka fituar betejën me koronavirusin. Në ditën e parë të saj të punës pasi testi i rezultoi negativ, tregoi në një intervistë për Report Tv se është në gjendje të mirë shëndetësore.

"Unë aktualisht jam mirë, e kam marrë veten. Edhe unë isha një nga pacientet e COVID. Kam rifilluar punë. Rifillimi është gradual për të parandaluar ndonjë komplikacion të mundshëm. Mendoj se po e menaxhoj mirë" - tha Qirjako.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara

Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara