Në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, Kuvendi i kërkon 30 institucioneve kushtetuese që t'i bashkohen vullnetarisht nismës për të dhënë diçka nga rroga e tyre. 30 institucioneve u kërkohet që të kontribuojnë vullnetarisht për të dhënë pagën e tyre në përballimin e situatës së pandemisë së COVID-19.
Në listën e plotë të institucioneve të siguruar nga Report TV, përfshihen nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko, SPAK, GJKKO, KLP, KLGJ, KPA, KPK, ILD, Prokuroria e Përgjithshme etj.
Deri tani thirrjes i është përgjigjur vetëm kreu i KLSH, Bujar Leskaj, i cili ka dhënë gjysmë të pagës së tij nga muaji mars deri në dhjetor 2020, ndërsa 29 institucionet e tjera nuk i janë përgjigjur ende nismës.
Leskaj ka vendosur që sektori i Financës të kryejë ndalesën nga paga në favor të buxhetit të shtetit të gjysmës së pagës mujore të kryetarit të KLSH-së. "Ndalesa nga paga do të kryhet për periudhën Mars 2020 deri në Dhjetor 2020. Të bashkëpunohet me Ministrinë e Financave për kalimin e kontributit financiar në fondin e emergjencave për përballimin e situatës pandemie të shkaktuar nga Covid-19. Ngarkohet Sektori i Financës për zbatimin e këtij urdhri", thuhet në urdhrin e tij.
KLSH ka marrë vendim edhe për shkurtimin e fondeve buxhetore në favor të buxhetit të shtetit, për përballimin e situatës.
Më herët me vendim të Këshillit të Ministrave është përgjysmuar për një periudhë 3-mujore paga e kryeministrit, kabinetit qeveritar, deputetëve, ndërsa Presidenca u ofrua në mënyrë vullnetare për të hequr dorë nga 50 % e pagës.
Kërkesa e Kuvendit
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.6%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3182
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive mbi 400 mijë euro të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij
23 Prill, 15:43
-
Koncesioni i sterilizimit, pasi GJKKO i dha të drejtë të marrë dosjen pa pagesë, Beqaj në SPAK me hard disk në dorë
22 Prill, 08:58
-
Gjykon Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, lidhje familjare me avokatin e Gentian Sharrës
19 Prill, 15:39
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste
17 Prill, 10:49
-
Filloi punimet 'Forumi Ndërparlamentar i Evropës Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së'
13 Prill, 13:45
-
Vangjush Dako në GJKKO, ekspertiza e re nxjerr 6.2 mln lekë dëmin nga 'Shëtitorja! Javën tjetër vendimi nëse dosja kalon për gjykim
12 Prill, 13:25
-
Ndoqën burrat e tyre në Siri, GJKKO dënon me 5 vite shërbim prove 9 gratë e xhihadistëve
11 Prill, 20:41
-
Autoriteti i Dosjeve verifikoi 232 zyrtarë, 14 në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit! Raporton mungesën e bashkëpunimit të partive
8 Prill, 15:52
-
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena
6 Prill, 10:00
-
'Metamorfoza', kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Oltion Bistrin
5 Prill, 11:28
Po si ka mundesi qe ky shteti jone leshi nuk ka vend per rroga vetem pas nje muaji krize?! Imagjino te zgjas me shume keta, do bllokojne edhe pensionet. Prandaj, une them se asnje rroge mos te ulet, se fillohet ketu dhe do perfundojne tek pensioni. Plus edhe mesazhi qe jep nuk eshte i mire, kur preken rrogat.
PërgjigjuTurp nuk keni, ca rrogash, keni fondet e termetit, ku i cuat fondet, perdorini ato fonde per popullin, ca rroga leshi, nxirrini nga thaset ku i keni cu
PërgjigjuNuk behen keto pune me letra idiote. Ka ligje shteti. Politikanet rrogen e tyre se kane gje prandaj e leshojne ashtu. Po ta bejne dhe keta te tjeret i bie qe jane njesoj.
PërgjigjuKy qe është ofruar i pari për rrogën,, ka aq shumë sa mund të përballojë gjithë ekonomin e Shqipërisë.. unë 30 vjet me biznes 8 punëtorë, skam ti paguaj këstin bankës , sa thjesht bëhen leket aty në Shqipëri..
PërgjigjuÇa rrogash, te nxjerrin fondet qe dhane per termetin ku i zhduken,