Situata e COVID-19/ Kuvendi kërkesë 30 institucioneve: Kontribuoni në mënyrë vullnetare nga rrogat tuaja

Situata e COVID-19/ Kuvendi kërkesë 30 institucioneve: Kontribuoni në mënyrë vullnetare nga rrogat tuaja

Në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, Kuvendi i kërkon 30 institucioneve kushtetuese që t'i bashkohen vullnetarisht nismës për të dhënë diçka nga rroga e tyre. 30 institucioneve u kërkohet që të kontribuojnë vullnetarisht për të dhënë pagën e tyre në përballimin e situatës së pandemisë së COVID-19.

Në listën e plotë të institucioneve të siguruar nga Report TV, përfshihen nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko, SPAK, GJKKO, KLP, KLGJ, KPA, KPK, ILD, Prokuroria e Përgjithshme etj.

Deri tani thirrjes i është përgjigjur vetëm kreu i KLSH, Bujar Leskaj, i cili ka dhënë gjysmë të pagës së tij nga muaji mars deri në dhjetor 2020, ndërsa 29 institucionet e tjera nuk i janë përgjigjur ende nismës. 

Leskaj ka vendosur që sektori i Financës të kryejë ndalesën nga paga në favor të buxhetit të shtetit të gjysmës së pagës mujore të kryetarit të KLSH-së. "Ndalesa nga paga do të kryhet për periudhën Mars 2020 deri në Dhjetor 2020. Të bashkëpunohet me Ministrinë e Financave për kalimin e kontributit financiar në fondin e emergjencave për përballimin e situatës pandemie të shkaktuar nga Covid-19. Ngarkohet Sektori i Financës për zbatimin e këtij urdhri", thuhet në urdhrin e tij.

KLSH ka marrë vendim edhe për shkurtimin e fondeve buxhetore në favor të buxhetit të shtetit, për përballimin e situatës.

Më herët me vendim të Këshillit të Ministrave është përgjysmuar për një periudhë 3-mujore paga e kryeministrit, kabinetit qeveritar, deputetëve, ndërsa Presidenca u ofrua në mënyrë vullnetare për të hequr dorë nga 50 % e pagës.

Kërkesa e Kuvendit
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 08/04/2020 08:19

    Po si ka mundesi qe ky shteti jone leshi nuk ka vend per rroga vetem pas nje muaji krize?! Imagjino te zgjas me shume keta, do bllokojne edhe pensionet. Prandaj, une them se asnje rroge mos te ulet, se fillohet ketu dhe do perfundojne tek pensioni. Plus edhe mesazhi qe jep nuk eshte i mire, kur preken rrogat.

    Përgjigju
  • Arben: 08/04/2020 00:05

    Turp nuk keni, ca rrogash, keni fondet e termetit, ku i cuat fondet, perdorini ato fonde per popullin, ca rroga leshi, nxirrini nga thaset ku i keni cu

    Përgjigju
  • Ndndnjdjd: 07/04/2020 23:31

    Nuk behen keto pune me letra idiote. Ka ligje shteti. Politikanet rrogen e tyre se kane gje prandaj e leshojne ashtu. Po ta bejne dhe keta te tjeret i bie qe jane njesoj.

    Përgjigju
  • Biznesmeni: 07/04/2020 23:29

    Ky qe është ofruar i pari për rrogën,, ka aq shumë sa mund të përballojë gjithë ekonomin e Shqipërisë.. unë 30 vjet me biznes 8 punëtorë, skam ti paguaj këstin bankës , sa thjesht bëhen leket aty në Shqipëri..

    Përgjigju
    • Arben: 08/04/2020 00:07

      Ça rrogash, te nxjerrin fondet qe dhane per termetin ku i zhduken,

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore