Situata e COVID-19/ Meta i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime: Riktheni mjekët në pension! Të argumentohen masat e marra, mos i impononi përmes gjobave

Pas takimit me një grup mjekësh disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime për përballimin e situatës së koronavirusit në vend.

Përmes një letre zyrtare, Meta thotë se pas takimit që ka zhvilluar me mjekët, kanë ngritur disa kërkesa të cilat mund të merren parasysh nga Ministria e Shëndetësisë për të përballuar rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19.

Disa prej këtyre kërkesave janë artikuluar më parë nga opozita ku mund të përmendim hapjen e spitaleve rajonale, përdorimin e testeve të shpejta si dhe shtimin e mjekëve në spitale. Ndër të tjera ai kërkon rikthimin e mjekëve të cilët aktualisht kanë dalë në pension si dhe licensimin e atyre të rinjve për të rritur numrin e bluzave të bardha në shërbimin mjekësor.

Kontrollin për barnat e ka quajtur të domosdoshëm presidenti, ndërsa ka kërkuar gjithashtu një vlerësim të nevojave në rang kombëtar për barna dhe oksigjen. Ndërkohë Presidenti ka shprehur kritika për Komitetin Teknik të Ekspertëve për të cilët thotë se ata kanë nevojë që të japin argumente bindëse për opinionin publik mbi masat e marra.

Ai thotë se duhet të sigurohet mbështetja e qytetarëve për këto masa dhe jo imponimi i tyre përmes gjobave.

11 propozimet e Presidentit Ilir Meta për Ministrinë e Shëndetësisë

1. Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre

2. Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë.

3. Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij infeksioni në spitalet tona.

4. Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve COVID, për t’i hequr një barrë të rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.

5. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.

6. Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin mjekësor

7. Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.

8. Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos kemi mungesa për asnjë moment.

9. Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen dhe të ndalohet spekulimi me çmimet

10. Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.

11. Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative.

E.M./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    10 vjet më pas, a është bërë drejtësi për 21 janarin?

Komento

Komente

  • Flori: 28/11/2020 15:59

    Thirr saliun dhe tritan shehun per ti sherbyer te semureve ne spitalet covid...ilir haleja...

    Përgjigju
  • Iris: 28/11/2020 02:56

    Te keta pensioniste qe duhet te rikthehen ne detyre, ke llogaritur dhe Berishen,Vasilin,Spahine,Shehun,apo jo ?!

    Përgjigju
  • AltinTop: 27/11/2020 20:05

    Je ne rregull mo Flori...ske lene gje pa bere e thene ne kete Shqiperi...dhe drejtesia merret me 500 lekeshat e popullit.. Jepi o Flori se e ke fushe me lule ngado qe te çohet trapi.

    Përgjigju
  • O tej: 27/11/2020 20:03

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Eva: 27/11/2020 19:13

    Te rikthenen mjeket, qe te infektohen e te vdesin e mos gezojne as pensionin.E kemi te mencur kte hujdut president.

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/11/2020 18:41

    Ka takuar ”mjekët ” titi vasiloqken dhe ate tjetrin si quhet dhe likja na doli me njohuri të covidit, injorant i paparë

    Përgjigju
  • Mirditor: 27/11/2020 18:20

    Politikanet shqiptar nuk e din qa asht puna din vetem me llap bla bla bla

    Përgjigju
  • Mondi: 27/11/2020 18:16

    Shkelqesia juaj legen zhduku pleher se sa here del ti sikur na shfaqet mortja .Me mire te takohemi me virusin se te shohim surratin tend te pjerdhur .

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Komiteti i Ekspertëve takim me Kushin: Mësimi në universitete do të vijojë online! Nga 6 janari kemi rritje të rasteve me COVID te të rinjtë