Situata e koronavirusit në 'top-5' ligat e Europës/ Premier League me kufizime, Bundesliga drejt mbylljes së stadiumeve

Situata e koronavirusit në 'top-5' ligat e Europës/ Premier League me kufizime, Bundesliga drejt mbylljes së stadiumeve

Jo vetëm Seria A, por pesë kampionatet më të fuqishme të Europës, që përfshijnë Premier League, La Liga, Bundesliga-n dhe Ligue 1, kanë marrë masa të ashpra që koronavirus të mos përhapet në terrenet sportive, kryesisht stadiumet.

Kështu pas Seria A që është ndërprerë të paktën deri më tre prillë, sot nga Spanja kanë ardhur lajme se La Liga ka njoftuar të 20 klubet se ndeshjet në 15 ditët e ardhshme ose ndryshe në dy javët e ardhshme do të luhen pa tifozë.  Edhe pse jo drejt mbylljes përfundimtare të dyerve drejt një vendimi të ngjashëm ka shkuar edhe Ligue 1, ose siç njihet ndryshe kampionati francez.

Mediat atje shkruajnë se në ndeshjet e këtij kampionati do të ketë një limit tifozësh që shkon deri në 1 mijë, një numër i papërfillshëm duke patur parsysh nivelin e shkiueshmërisë. Sakaq drejt ndeshjeve pa tifozë po shkon edhe Bundesliga pavarësisht se deri më tani janë njoftuar vetëm disa ndeshje të cilat do të luhen këtë fundjave dhe që do të jenë me dyer të mbyllura.

I vetmi kampionat nga ‘Top 5-shja’ që këtë fundjavë mund ta shohim me tifozë është Premier League. Gjithsesi edhe në Angli ka kufizime. Lojtarët nuk i takojnë duart kur zbresin në fushën e lojës dhe po ashtu nuk shoqërohen nga fëmijët. Pritet edhe që para dhe pas ndeshjes të mos jepen më intervista për mediat.

Ndërkohë përtej ‘top 5-shes’ Portugalia ka njoftuar se kampionati elitar i saj i futbollit do të luhet pa tifozë, ndërsa Zvicra ka marrë të njëjtin vendim si Italia, ndërprerjen e kampionatit të futbollit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘U rrita me to’, Namik Dokle sjell 52 legjenda nga Gora, krahina që bashkon Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë: Shkruhen për herë të parë, më kanë inspiruar!

‘U rrita me to’, Namik Dokle sjell 52 legjenda nga Gora, krahina që bashkon Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë: Shkruhen për herë të parë, më kanë inspiruar!