Situata e koronavirusit në vend, FSHF anulon grumbullimin e të gjithë kombëtareve të moshave

Situata e koronavirusit në vend, FSHF anulon grumbullimin e të gjithë kombëtareve të moshave

FSHF ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë si pasojë e koronavirusit Komiteti i Emergjenvace në federatë ka vendosur anullimin e grumbullimit të gjithë ekipeve kombëtare të moshave të cilët kishin planifikuar miqësore këtë muaj.

Njoftimi i FSHF-së:

1.U – 15 grumbullim rutinë, mes datave 16-20 mars;
2. U-19, grumbullimi në Shqipëri në datat 24-31 mars 2020, lidhur me dy ndeshjet miqësore me Kosovën. Ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29 dhe 31 mars 2020, dhe ky vendim merret në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës;
3. U-20 grumbullim rutinë dhe miqësore me ekipet brenda Shqipërisë mes datave 25-30 mars 2020.

Kujtojmë se në diskutim janë edhe dy miqësoret e Kombëtares A kundër San Marinos dhe Sllovenisë. Edhe pse nuk ka asnjë njoftim nga federata miqësorja me 27 mars kundër San Marinos mësohet se është pezulluar, ndërsa takimi tjetër me Slloveninë me gjasë do të zhvillohet në Koper më 30 mars edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet