Basha: Anulimi i tenderëve i vonuar, por e përshëndes! Të anulohen koncesione...Testin COVID-19 nuk e kam bërë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e qeverisë për anulimin e prokurimeve publike që nuk kanë lidhje me koronavirusin, por edhe pse e cilëson si një vendim të vonuar. Teksa e quan një lajm të mirë, Basha kujdeset të theksoj se kjo ka qenë një kërkesë të cilën opozita e ka artikuluar prej kohësh. Për këtë arsye i bën thirrje qeverisë që të marrë parasysh propozimet e bëra nga opozita dhe të mos humbasë kohë.

“I kam kërkuar qeverisë të anulojë çdo procedurë prokurorimi që nuk lidhet me emergjencën e COVID -19. Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve, uroj të jetë një lajmi i vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta ktheje në vendim të qartë e të prerë. Sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore. Kërkesa e opozitës është kthyer në njoftim të APP, e shumë shpejt uroj të kthehet në vendim. Tenderat abuziv e të panevojshëm duhet të anulohen me vendim qeverisë. Por edhe ky njoftim është i mirëpritur. Ndonëse i vonuar e përshëndes këtë hap, nëse zbatohet do i kursejë shqiptarëve 200 mln euro", tha Basha.

Në konferencën me gazetarët e zhvilluar online, Basha thekson se tani hapi i radhës është anulimi i koncesioneve të padobishme në këtë periudhë, dhe ky fond prej 120 mln euro t'i kalojë Emergjencave Civile. Një tjetër çështje ku Basha ka vënë theksin është zbatimi i planit financiar të prezantuar më herët nga qeveria e Ramës, edhe pse ripërsërit se ai është i pamjaftueshëm duke kërkuar trefishimin e saj dhe si shembull sjell Kosovën. 

"Nëse Shqipëria me buxhet dy herë më të madh se Kosova dhe Kosova ka 3-fishin në pakete atëhere nuk mund të pranohet. Të paktën Shqipëria të ngrihet në nivelin e Kosovës. Minimalisht duam atë të Kosovës. Koha nuk pret,  qeveria nuk mund të tregohet as e verbër dhe as e shurdhët. Opozita ka një qëllim, që të bëjmë gjithçka për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.  Çdo orë dhe e humbur ngarkon me përgjegjësi ata që merrni vendime të gabuara për qytetarët. Për të marrë sot të gjitha masat e munguara dhe të prezantojë planin e munguar të ndihmë, planet në letër nuk hahen, pihet, nuk ndihmojnë të moshuarit, të sëmurët.Të anulohen koncesionet e padobishme. 120 mln euro të shkojnë te Emergjencat. Të fillojë dhe zbatimi i planit financiar. Sot është 1 prilli. Dhe paratë të cilat duhet të ishin për të siguruar përditshmërinë e tyre nuk janë aty. Kjo është e pafalshme. Barku bosh i fëmijëve nuk pret.  shton Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:30
Koronavirusi/ Basha: Të shtyhen detyrimet financiare të mediave ndaj shtetit

1585746004_basha.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikim që ka pas online me gazetarët ka vënë theksin se në paketën financiare duhet të përfshihen edhe mediat. Një nga propozimet e tij është që të shtyhen deri në një afat të pacaktuar detyrimet financiare të mediave ndaj shtetit.

"Për mediat kam atë që e kam thënë dje. Të shtyhen detyrimet financiare të mediave ndaj shtetit", tha Basha.

Ora 15:22
Basha: Deri tani nuk kam bërë testin e COVID-19, s'kam pasur asnjë simptomë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se nuk ka bërë testin për koronaviursin, sepse nuk ka pasur asnjë simptomë.

"Nuk kam pasur asnjë indikacion për të bërë testin", tha Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjinkalla e dibres: 03/04/2020 01:48

    DUHET TA BESH TESTIN E TRURIT ,,SE TE KA IKUR O HAJVAN MALOK.....

    Përgjigju
  • LYL SHAL NGJITMI: 02/04/2020 09:44

    Lyli do që tju jepet lek medjeve që kan pronar drogmen. Tju jepwt lek qen pekës kok badoles blendi kak fejziut që të mafi 10 mij euro ky kok qyp një debil i ler. Edi Rama vetëm të jet idjot që ti japi këtyre plera medjave lek.

    Përgjigju
  • Kush e gjen?: 01/04/2020 18:02

    Sa bejne 7 x 7 =

    Përgjigju
    • Haha: 01/04/2020 19:34

      Bejne 2 bajga lope Bashe-Berishe

  • Lalka i Radanecit: 01/04/2020 16:18

    I mencem ky Lulka ja vle per Karminister

    Përgjigju
  • ahaa: 01/04/2020 16:16

    Te gjitha masat qe kerkon opozita nuk ben gje tjeter vecse e con vendin ne kolaps total ekonomik duke i ngarkuar buxhetit te shtetit te gjitha shpenzimet. Kjo do ishte akoma me keq se vete COVID 19. Nuk ka vend ne bote qe mund te perballoj shpenzimet me buxhetin e shtetit. Kjo ka ndodhur vetem ne komunizem dhe e pame si perfundoj. Nga ana tjeter pyetja per opoziten eshte....konkretisht cfare ka bere per te ndihmuar ne kete krize.....pervec fjaleve kuptohet.

    Përgjigju
  • 007: 01/04/2020 16:06

    Ore... Sa i ngjan Enverit! Njelloj so fotofrafite e atij nga zyra e punes.... me requizita e teatrit kombetar.

    Përgjigju
  • wyz: 01/04/2020 15:42

    Per cilat media e ka ky? te Çyp Pekes apo te Artur Zhejit apo Blendi b*q Fevziut e shum te tjera media qe shpifin gjith diten kundra qeverise,dhe ato media ti mbaj me para EDI nuk bo vaki ne bote vetem ne shqiperii.

    Përgjigju
  • haha: 01/04/2020 15:35

    Te gjitha masat qe kerkon opozita nuk ben gje tjeter vecse e con vendin ne kolaps total ekonomik duke i ngarkuar buxhetit te shtetit te gjitha shpenzimet. Kjo do ishte akoma me keq se vete COVID 19. Nuk ka vend ne bote qe mund te perballoj shpenzimet me buxhetin e shtetit. Kjo ka ndodhur vetem ne komunizem dhe e pame si perfundoj. Nga ana tjeter pyetja per opoziten eshte....konkretisht cfare ka bere per te ndihmuar ne kete krize.....pervec fjaleve kuptohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake