Situata me COVID-in/ Shehu: Qeveria ka vetëm një rrugëdalje, dorëheqjen ose do ndodhë tragjedia

Situata me COVID-in/ Shehu: Qeveria ka vetëm një rrugëdalje, dorëheqjen ose do ndodhë tragjedia

Tritan Shehu

TIRANË- Për ish- ministrin e shëndetësisë, Tritan Shehu, qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës së COVID-19, dhe sipas tij e vetmja rrugë që i ka mbetur është dorëheqja.

Teksa liston një sërë "detyrash" për qeverinë, Shehu shprehet se nëse kjo qeveri nuk do të largohet do të ndodh tragjedia.

Në listën e detyrave që Shehu thotë, është pajisja me maska e të gjithë qytetarëve, por edhe bashkëpunimi i spitaleve publike dhe private në me qëllimin për të shkarkuar së paku një pjesë të ngarkesës së patologjive të tjera jo COVID.

Postimi i plotë i Tritan Shehut
Gjendja jashte kontrollit me nje Kryeminister te deshtuar e “avulluar”, Qeveri vetem ne rolin e Kasandres imponon doreheqjen e tyre, ndryshe...tragjedi!
Tejet i rrezikeshem behet ky realitet i krizes shendetesore nga nje Kryeminister qe vetem per Covid nuk flet me, nga nje Qeveri e afte vetem te “parashikoje” kohe te veshtira, me nje sistem shendetesor te dekapituar e ne amulli, si dhe me qytetare te lene ne meshiren e fatit.
Keshtu nuk ngel gje tjeter vecse te presim ne pasivitet muajt qe vijne per te perjetuar “apokalipsin”, qe Qeveria Kasander perfytyron.
Por Kryeministeri qe ne momente te veshtira nuk pranon deshtimet a pergjegjesite e fshihet, Qeveria qe vetem parashikon “Zi” per fajet e saj pa bere asgje, kane vetem nje rrugedalje, doreheqjen, sepse aktualisht kerkohet:
1-Te stimulohen e subvencionohen potencialet laboratorike per nje liberalizim te te gjitha llojeve te testeve Covid me objektiv minimal 2500 testime PCR ne dite e nje depistim te gjere serologjik.
2-Te sigurohet mbrojtja e personelit shendetesor paresor, pajisja e trajnimi, per te kryer rolin e tij edhe ndaj Covid.
3-Te pregatiten te gjtha strukturat spitalore ne qender e rrethet per te perballuar ngarkesat rajonale.
4-Pregatitja keshtu e qarqeve per te operuar me kapacitet e kompetenca te plota ne kete perballje, pa u koncentruar vetem ne Tirane, gje qe jo vetem po con ne kolaps strukturat, eshte e rrezikeshme nga ana epidemiologjike, por dhe pengon manovrimet inteligjente te metejeshme.
5-Te bashkerendohet me strukturat spitalore jo publike per te shkarkuar se paku nje pjese te ngarkeses se patologjive te tjera jo Covid.
6-Permiresimi e cfrytezimi i strukturave me te mira te terapise intensive ne QSUT, si dhe instalimi i 150 uniteteve te rinj brenda standarteve europiane ne reth kater jave per perballjen Covid.
7-Pajisja e qytetareve me maskat e pershtateshme per t’i mbajtur ato jo vetem ne ambjentet e mbyllura.
8-Garantimi nga shtetit i vaksines se gripit te zakonshem qe ne shtator, me tej te asaj Covid e aplikimin e tyre gratis.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 11/08/2020 03:58

    E ca do ti besh ti virusit? Nuk po ja del amerika, petlla me kos po flet. Sdini cfare flisni

    Përgjigju
  • Karim: 10/08/2020 12:15

    Keta bejne petulla me uje

    Përgjigju
  • Lavdosh: 10/08/2020 11:58

    Ik ore injorant kerkoj llogari kinezit dhe amerikonit per kovidin gjithashtu dhe idioteve qe nuk kujdesen nga kovidi e nuk mbajne maska.

    Përgjigju
  • Eri: 10/08/2020 11:55

    Ky do pune, me fal leke, per spitalin e tij privat?

    Përgjigju
  • Cubi: 10/08/2020 11:34

    Ky ka te drejt. Ky duhet per kete vend se kur ishte vete e ka ndritur. Ca Jan keto funderrina qe spo na shqiten ndonje her xhanem??????????????????????)???.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un