Situata në Evropë, Italia dhe Spanja nisin fazën e dytë të vaksinimit antiCOVID 

Në një kohë kur numri i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar në mbi  95 milion ndërkohë që numri i viktimave është 2.039.779, në shumë vende të botës vazhdon vaksinimi. Në bazë të të dhënave të siguruara deri tani janë administruar 39.47 milion doza, edhe pse ka pasur kritika të shumta në disa vende për shpejtësinë e administrimit.  Në disa vende madje ka filluar edhe administrimi i dozës së dytë së vaksinës antiCOVID.

Franca është një nga vendet që ka rritur numrin e personave të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës të COVID-19, duke synuar milionat e vaksinuar deri në fund të muajit. Ata mbi 75 vjeç janë bashkuar në listë, e cila tashmë përfshin ata që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Me një milion të vaksinuar, Italia është e para në Evropë sa i përket dozave të Pfizer-BionTech, ku i është dhënë përparësi personelit të kujdesit shëndetësor. Dorëzimet e vaksinës gjermane, e cila ngadalësoi shpërndarjen e tyre, duhet të kthehen në normale të hënën e ardhshme. Dhe të Premten më 29 Janar pritet vendimi i Agjencisë Evropiane të Barnave për atë të AstraZeneca .

Ndërkohë që personat e vaksinuar shprehen se nuk kanë ndjerë asnjë efekt anësor.

"Injeksioni i parë nuk dha asnjë efekt anësor dhe tani me të dytin unë nuk kam ndjerë asgjë, asgjë - thotë Valeria Converti, një mjeke nga Roma - Ne duhet të presim 15 ose 20 minuta për t'u siguruar që nuk ka asnjë reagim anësor , pas së cilës shkojmë në shtëpi ".

Spanja filloi të dielën fazën e dytë të vaksinimit me vaksinat Pfizer dhe BionTech në shtëpitë e të moshuarve. Gjithashtu Spanja ka marrë aprovimin edhe për vaksinën Moderna e cila ka filluar të shpërndahet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Synimi i qeverisë spanjolle është që të vaksinojë 70% të popullsisë përpara nisjes së sezonit veror.

Edhe në mesin e qytetarëve evropianë nuk mungojnë ata që kanë dyshime në lidhje me vaksinën dhe kanë frikë nga ndonjë efekt anësor. Në Norvegji, qeveria rishikoi politikat e saj të administrimit pas vdekjes së disa dhjetëra të moshuarve të sëmurë që e kishin marrë kohët e fundit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i marrësve të dozës së parë është rritur në 3.8 milion dhe qeveria e ka shtrirë fushatën në grupet e treta dhe të katërta të qytetarëve sipas përparësisë.

10 qendra të tjera vaksinimi masive janë hapur në Angli. Por ndërsa shpërndarja e vaksinës rritet, virusi nuk ngadalëson marrjen, me shifrën shqetësuese të pranimit në spital çdo 30 sekonda.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason