VIDEO- Fjalimi i Plotë! Kushtetuesja/ Meta i mbyll derën e presidencës Vorpsit: Ushtari i verbër e mafioz i partisë në KED lojëra personale!

TIRANË - Dekreti i sotëm i presidentit Ilir Meta për të zgjedhur anëtare në Gjykatën Kushtetuese Marsida Xhaferllarin, teksa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e kishte zgjedhur automatikisht për të njëjtën vakancaë Arta Vorpsin, duket se nuk është një përplasje e re mes kreut të shtetit dhe KED-së. Në një konferencë për mediat në mbrëmje, Presidenti Ilir Meta, i sapokhtyer nga Franca, paraqitir publikisht argumentet e këtij dekreti, ku la të kuptohet se problemet me institucionin e KED-së kanë qenë të hershme, veçse këto shqetësime nuk i ka bërë publike.

Me një gjuhë të ashpër ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, duke i vënë etiketime deri në mafioz, Meta tha se nuk ka asnjë afat kushtetues ndaj presidentit për të përzgjedhur anëtar në mesin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, që KED i ka radhitur sipas një pikëzimi. "Ushtar i verbër i partisë", tha Meta për kreun e KED-së, teksa e akuzoi se po bën lojëra personale.

Meta i kërkoi kohë KED-së pas zgjedhjes së anëtarit të parë, Besnik Muçit, në mënyrë që radha për anëtarin e dytë t'i kalonte Parlamentit. Por KED duke thënë se kaloi afati ligjor 30 ditor që Presidenti duhej të kishte zgjedhur anëtarin e tyre, zgjodhi automatikisht Arta Vorpsin në Kushtetuese e cila ishte e radhitur e para në sistemin e pikëzimit. Meta tha se afatet ligjore janë të caktuara vetëm për Parlamentin, por jo për Presidentin. 

Në këtë situatë, presidenti foli për individë të caktuar të mazhorancës që kanë keqpërdorur edhe kreun e një institucioni kolegjial siç Meta quajti KED-në, "sipas fakteve dhe të gjitha provave në mënyrë që presidenti të vihej në këtë pozitë, ose të bënte një veprim që do të anatemohej si shkelje e kushtetutës, të caktonte edhe të parën edhe të tretën menjëherë, dhe të thuhej që nuk ta lejon kushtetuta, ose t'i bëhej një interpretim përmes marrëzirave të tilla". 

Meta tha se në vazhdimësisë e ka paralajmëruar KED-në për mënyrën se si po e menaxhon procesin, pasi solli lista me emra të paktë, 3 deri në 4 emra të ngjashëm për vende të ndryshme bosh në Kushtetuese. Kreu i shtetit tha se ky është një proces i caktuar dhe i përzgjedhur. "

"E kam paralajmëruar KED, që si po e menaxhon procesin ishte e gabuar, se nuk janë të paktë kandidatët që janë skualifikuar duke përdorur standarde të dyfishta", u shpreh Presidenti.

Kreu i shtetit tha se duhej ndjekur një radhë që një anëtar të zgjidhej prej tij, një prej Parlamentit, dhe më tej tjetri nga Meta, dhe i dyti sërish nga Kuvendi, për ta çuar në total në 4 numrin e anëtarëve të zgjedhur në këtë fazë. Këtë, Meta tha se e bëri për t'i dhënë mundësi Kuvendit që të ishte brenda afateve ligjore, 30 ditore, deri në zgjedhjen e anëtarit të dytë në mesin e kandidatëve. "Por ata i bënë të dyja njëherazi, kjo është përgjegjësi e tyre", tha Meta

Presidenti Ilir Meta tha se parlamenti i e shtyu qëllimisht në kohë vetëm dy ditë para se t'i mbaronte afati, për t'i zgjedhur të dyja vakancat në një seancë plenare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:22
Ngërçi me Kushtetuesen, Meta: Mund edhe ta bllokoja fare procesin (VIDEO)

E ndërsa listoi kundërshtitë që kishte për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Kushtetues, Meta tha se edhe mund të bllokonte sistemin, por vendosi të mos e bënte një gjë të tillë.

"Parlamenti e shty në kohë vendimmarrjen për të dyja listat kur i mbaronte afati presidentit, e çuditshme, kemi të bëjmë me një rrethanë provokuese nga individë të shumicës që kanë keqpërdorur edhe kryetarin e KED-së në mënyrë që presidenti të vendosej në këtë pozitë, ose të bënte një vendim që do të anatemohej si shkelje, që të firmoste për dy vakancat menjëherë ose të bëjë një interesim përmes marrëzive të tilla që ty të ka kaluar afati dhe tani do ta shpallim të rrëmbejmë edhe një anëtar të Kushtetueses. Unë nuk kam shprehur mungesë vullneti.

Nëse Presidenti do të thoshte se kam kontestim atëherë mund të ecej me atë procedurë, por presidenti ka kërkuar dhe paralajmëruar KED-në. Parlamenti në vend që të zgjidhte një, zgjodhi dy, por kjo është përgjegjësi e parlamentit. Për cdo vend duhet të kishte tre emra të ndryshëm, ky është proces i paracaktuar. Ne e kemi paralajmëruar KED-në se nuk po menaxhonte mirë procesin, kandidatët janë skualifikuar me standarde të dyfishta. Këto gjëra nuk i kemi bërë publike për të mos cenuar këtë proces.

Këto ditë kam qenë në një dilemë për shkak se veprimet e kryetarit të KED-së dhe mungesa e vullnetit për bashkëpunim, ky proces nuk do të përsëritet më, do ua bëj të qartë të gjithëve. Ndoshta është edhe përgjegjësia jonë se këto komunikime nuk i bëmë publike. Por duhet të kemi në konsideratë që presidenti është në këtë situatë që po të ndjekë në mënyrë më strikte kushtetutën dhe ligjin dhe aspekte të tjera mund të refuzonte apo bllokonte këtë proces dhe të kërkonte një rihpallje të këtyre vakancave, por duke qenë se duhet të kemi një KED të re" tha ai.

Ora 21:17
A do e shpërndajë presidenti Parlamentin? (VIDEO)

A do e shpërndajë presidenti Parlamentin, ishte një pyetje që ju bë Metës nga gazetarët, një pyetje e ardhur në fakt nga shqiptarët e diasporës siç u shpreh gazetarja. "E di që kjo është kërkesë e përgjithshme dhe e vazhdueshme por presidenti do të sillet me përgjegjshmërinë maksimale në interes të popullit shqiptar", tha Meta.

Ora 21:09
Kur do të kemi zgjedhje në Shkodër dhe Vorë? Meta:  Kemi çështje më të rëndësishme (VIDEO)

I pyetur nëse do të dekretojë një datë të re zgjedhjesh lokale për bashkinë e Shkodrës dhe Vorës, pasi të zgjedhurit në 30 Qershor u kapën nga dekriminalizimi, Meta u shpreh se "Presidenti ishte sot këtu për t'iu treguar se nuk ka gjë më të rëndësishme gjatë këtyre dy vite, dhe një vit si kryetar Kuvendi. Kemi çështje më të rëndësishme ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese sipas Kushtetutës" tha ai.

Ora 21:04
Frikë nga Kushtetuesja për shkarkimin? Meta: S'kam iluzione! Jam këtu deri në 2022 (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta u shpreh se Kushtetuta po tentohet të kapet, por i pyetur nëse ka frikë nga shkarkimi, referuar nismës së shumicës, ai tha "Deri në 24 Korrik 2022 do të jem në krye të institucionit të Presidentit me dorën në Kushtetutë. Nuk ka asnjë përplasje të Presidentit me askënd. Ka një vullnet sistematik të vendosur, të presidentit për të bashkëpunuar me KED-në si organ administrativ të bëjë të gjitha veprimet kolegjiale. Do të njoftohet i gjithë Bundestagu për këtë proces dhe të gjitha vendet mike dhe partnere. Presidenti ka ofruar bashkëpunim dhe i tha parlamentit të lutem bëj detyrën. Nuk kam iluzione, deri në 24 korrik" tha ai.

Ora 21:03
Meta i mbyll derën e Presidencës Vorpsit! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta la të kuptuar se nuk do të organizojë ceremoninë e betimit për anëtaren e zgjedhur automatikisht nga KED në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi. Ai tha se është një publikim "kontrabandë" në Fletoren Zyrtare zgjedhje e Vorpsit, dhe se i vetmi veprim kushtetues sipas tij, është zgjedhja e Marsida Xhaferllarit.

"Jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë zyrtarisht me institucionin e Presidentit, dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar në respekt të ksuhtetut5ës dhe detyrimeve kushtetuese dhe kjo është një çështje e mbyllur dhe shumë e qartë.

Ju duhet të dini se çfarë publikohet në fletoren zyrtare dhe këto janë me ligj, çdo publikim kontrabandë, padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për presidentin në zbatim të detyrimeve të tij kushtetuese. Ka kushtetutë mbi çdo gjë tjetër në republikë në mënyrë të veçantë për presidentin që është betuar me dorë mbi kushtetutë, unë me këtë gjë nuk bëj shaka", tha Meta.

Ora 20:58
Meta sulmon edhe ndërkombëtarët: Diplomatë të korruptuar! S'ngeli budalla pa e kuptuar (VIDEO)

Gjatë konferencës për mediat kreu i shtetit nuk kurseu edhe ndërkombëtarët, teksa një pjesë të diplomatëve në Shqipëri i akuzoi si të korruptuar. "Shqetësimet kundër KED-së nuk i kemi bërë publike se nuk kemi dashur ta dëmtojmë më shumë këtë proces sesa e bllokuan ata që e lanë qëllimisht 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese, bllokuan dy KED në mënyrë që të gjenin një kryetar KED që bën këto lojëra e filma e nuk ka ngelur më budalla pa i kuptuar përveç të korruptuarve shqiptarë e ndërkombëtarë. Ua kam thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar, ne kemi bërë një marrëveshje që asnjë ditë Shqipëria nuk do të mbetet pa gjykatë funksionale" tha ai.

Ora 20:54
Përplasja me KED-në, nxehet Meta: Mafiozët po tentojnë të më marrin kompetencat (VIDEO)

Ilir Meta e sulmoi hapur dhe ashpër kryetarin e KED-së duke e cilësuar si ushtar të partisë që tentoi ti rrëmbejë kompetencat duke emëruar Arta Vorpsin anëtare të Kushtetueses. "Por lojërat nga një ushtar i partisë me lojëra të tilla të turpshme që as fëmijë rrugacë nuk i bëjnë që të rrëmbejë kompetencën në mënyrë mafioze. Kjo është e vërteta dhe nëse këta zotërinj mendojnë se do të bëjnë drejtësi në këtë mënyrë dhe kur ata guxojnë dhe bëjnë këto lojëra me Presidentin, mendo se cfarë bëjnë me hallexinjtë e Unazës së Re" tha ai.

Ora 20:44
Meta mbron Xhaferllarin: Më e shkëlqyera nga të gjitha, u diskriminua (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta i cilësoi si të turpshme deklaratat nga radhët e shumicës për emërimin e Marsida Xahferllarit. Ai tha se Xhaferllari ishte kandidatja me CV-në më të mirë, ndërsa sulmoi kryetarin e KED-së dhe Arta Markun që e vlerësuan me zero pikë lidhur me integritetin moral dhe etik.

"Unë nuk jam këtu për t'u marrë me thashetheme të turpshme, që u takojnë vetëm njerëzve që nuk kanë asnjë lloj dinjiteti, besoj se veprimet e mia ishin të përgjegjshme. Ju përmendët një emër është emri me CV-në me të shkëlqyer që ka sjellë KED, një person i diskriminuar. Një person që nga dy persona të shfaqur tërësisht politik nga KED ka pasur vlerësimin zero.

Ndërkohë që ka pasur vlerësim të shkëlqyer për karrierën dhe shkollimin. Emri i personit nuk ka rëndësi, por procesi. Presidenti ishte i detyruar të zgjidhte mes dy kandidatëve, ndërkohë që duhet të ishin tre. Presidenti zgjodhi atë që ishte më i mirë, përsa i përket renditjes dy anëtarë të KED që dihen për anësinë e tyre ekstreme politike e vlerësuan me zero, i karakterit politik dhe diskriminues, pasi përvoja ishte më e plotë se cdo kandidat që ishte në atë listë".

Marsida Xhaferllari
Ora 20:38
Përplasja me KED-në/ Meta: Po tentohet që të kapet Gjykata Kushtetuese (VIDEO)

Presidenti tha se radha për të bërë emërimet për gjykatën është Presidenti i pari, parlamenti i dyti dhe më pas gjykata e Lartë, por pranoi se situata me këtë të fundit është specifike, pasi nuk është ngritur. Megjithatë, tha ai, për mënyrën si është ndjekur procedura, po tentohet që kapet gjykata Kushtetuese.

"Unë jam shumë korrekt se Kushtetuta thotë se vakancën e plotëson Presidenti, të dytën parlamenti dhe të tretën gjykata e lartë dhe kështu përsëritet. Radhitja nuk është rastësi është për ruajtur balancat si krijohet gjykata Kushtetuese. Është e shprehur qartë se presidenti të bëjë dy emërime të njëpasnjëshme.

Marrim rastin e gjykatës së Lartë, që është situatë specifike, që presidenti nuk ka përgjegjësi dhe të tjerët e kanë deklaruar se do të zhvillohet në një moment të dytë. Tani kemi katër vanakca dhe duhet të ruajtur ekuilibri mes institucioneve. KED ka bërë një proces janë pothuajse të njëjtët emra në listën e presidentit dhe parlamentit. Pra është e qartë, presidenti plotëson vakanën e parë dhe parlamenti të dytën, kjo logjikë do të ndiqej më pas, cdo gjë tjetër është një marrëzi e qartë për cdo njeri që ka dëshirë të lexojë kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese është vendosur kusht nga e gjithë Europa, por sipas Kushtetutës dhe jo lojërave që bëhen për kapjen e gjykatës që janë mjaft evidente. Ditën e hënë u detyrova të bëj një postim që i kam thënë Kuvendit që përmbushni përgjegjësinë tuaj se unë e kam bërë time. Ju plotësoni tuajën dhe unë brenda 24 orëve do të plotësoj tjetrën që t'i jepja mundësi Kuvendit brenda afatit kushtetues të plotësonte vakancën e dytë. Ata vepruan ndryshe, kjo është përgjegjësi e tyre dhe jo e imja dhe unë jam i detyruar që të ndërmarr përgjegjësitë e mia" tha ai.

Ora 20:31
Meta sulmon kryetarin e KED-së: Mafioz! Sjellje të turpshme përballë Presidentit (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta e cilësoi kryetarin e KED-së Ardian Dvorani mafioz që bëri lojëra dhe tentoi ti rrëmbente kompetencat kreut të shtetit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së. "Kryetari i KED lojëra me karakter administrativ në mënyrë mafioze, që të vendosë presidentin në këtë pozitë, kreun e shtetit, që të shkelë Kushtetutën. Kjo është e turpshme, është mafioze. Gjatë gjithë këtij procesi me KED-në kemi qenë në një marrëdhënie institucionale. Këto lojëra dhe filma nuk ka mbetur njeri dhe budalla pa i kuptuar përvec të korruptuarve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Një pjesë e mbledhjeve të KED-së nuk janë zbardhur dhe kjo është e rëndë. Për cdo vakancë duhet të kishim tre kandidatë, jo që të gjithë kandidatët janë të paracaktuar dhe mundësia e zgjedhjes është pranë zeros. Nëse Presidenti do të vepronte me zgjedhjen e dy anëtarëve njëherë do të shkelte Kushtetutën, por mund të akuzohej nga parlamenti, që me mënyrën si veproi e la parlamentin jashtë mundësive, pasi nuk kishte mundësi të kishte tre kandidatë për cdo vakancë"tha ai.

Kreu i KED Ardian Dvorani
Ora 20:26
Meta: Nuk ka afat në Kushtetutë për presidentin, kreu i KED s'mund të bëjë lojëra e t'më vendosë kohë! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka afat kushtetues për Presidentin në lidhje me kohën që duhet për të zgjedhur kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese. Pasi kaluan 30 ditë nga afati ligjor për të zgjedhur kandidatin, Meta i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të ngrinte procesin në mënyrë që radha për zgjedhjen e anëtarët të radhës të Gjykatës Kushtetuese, t'ia kalonte Parlamentit. Por KED tha se afati ligjor prej 30 ditësh ka kaluar, kështu që u përzgjodh automatikisht kandidatja e parë në listë për në Kushtetuese, Arta Vorpsi. Kështu, Meta thotë se dekreti i tij i sotshëm për zgjedhjen e Marsida Xhafellarit anëtare të Gjykatës Kushtetuese, është i ligjshëm. Meta tha se puna e KED është të merret vetëm më aspektin procedural dhe të sigurohet që të respektohet ligji dhe kriteres për Gjykatën Kushtetuese. KED është institucion kolegjial tha Meta dhe nuk mundet që kryetari i KED "të bëjë lojëra për të vendosur kohën për listat për vakancat që i cohen presidentit dhe Parlamentit".

"Duhet të kemi të qartë ju dhe cdo qytetar se nuk ka një afat të caktuar në Kushtetutë për Presidentin, ka afat për parlamentin, për arsye se është një institucion kolegjial që përbëhet edhe  nga forca të ndryshme politike, por jo për Presidentin. E dyta, që duhet të jetë e qartë për cdo shqiptar, Kushtetuta është mbi cdo gjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta është zero, letër pa gjykatën Kushtetuese. Momenti i krijimit të gjykatës është historik sepse për herë të parë krijohet gjykata sipas reformës që u bë në kushtetutë për reformën në drejtësi dhe është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta aq më tepër për gjykatën, pasi është garancia për mbrojtjen e popullit shqiptar. Cdo akt në këtë proces është historik sepse do të mbetet si një referencë në të ardhmen, cdo veprim i presidentit aktual është një veprim që mbetet si precedent, apo cdo veprim i kuvendi është precedent. KED është një institucion që merret vetëm me menaxhimin administrativ dhe asgjë tjetër. Pra Kushtetuta tregon si krijohet gjykata, Presidenti ka të drejtën për vakancën e parë, pastaj është parlamenti dhe në këtë mënyrë përsëritet e njëjta renditje dhe në këtë plan është detyra e KED-së që të rregullojë listat e vakancave dhe të afateve, që të respektohet Kushtetuta  për mënyrën e ndërtimit të gjykatës dhe të mos kemi përplasje. Kryetari i KED të bëjë lojëra me karakter administrativ në mënyrë mafioze, që të vendosë presidentin në këtë pozitë, kreun e shtetit, që ose të shkelë Kushtetutën" tha ai. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 14/11/2019 15:10

    Amin po kur

    Përgjigju
  • Popull: 14/11/2019 12:28

    Bravo Kim jong Meta,ca thua ti as nuk duhet te diskutohet fare nga keta te paditurit qe nuk dijn tjeter vetem te te pengojne rrugen tende te madherishme te zhvillimit te Shqiperise. Ishalla behesh president i Reçit se per gje tjeter me mire mos fol me se sa her flet ti nuk te kupton kush..je shum lart.i paharrueshem qoft kujtimi yt si president i Shqiperise si turpin me te madh qe ka ndeshur politika gjith keto vite..mos qofsh pa shok ne Reç

    Përgjigju
  • roma: 14/11/2019 12:15

    KY BURRE I KA KOQET TE MEDHAJA SE ESHTE BURR I SGJUARE ,se jo nuk do ishte ku eshte te tjeret jan budallenj dhe hajduter ,nga rama e deri politikanti i fundi se i njohim qe te gjith ,sa futen ne politik gjirojne me ferari dhe dergojne femijet jashte shtetit per te studjuar .KY BURRE REZIKOJE KOKEN QE NE VITETET 90 HALLALL E KA CDO GJE ............eshte e veshtire qe ta shashe se ne tre shqiptare nje ka qene ne burge o na proceste haaaaaa

    Përgjigju
  • Tini: 14/11/2019 11:24

    Meta ju kundervua perseri Kushtetutes dhe e meriton shkarkimin nga ai post ,dhe me e keqa ofendon nhe nga juristet me te mire dhe ne te ndershem ne sistemin e drejtesise dhe kryetar i KED me fjalet mafioz.Zoti Dvorani eshte i kulturuar por rruga me e drejte eshte te padise Meten per ofendim te autoritetit te larte te drejtesise.Fajin nuk ja ka KED ,por Kushtetuta qe ka vene afate dhe menyra zhbllokuese te parashikuara ne te .

    Përgjigju
  • Baba Xhikja: 14/11/2019 11:14

    Kur flet ky palo president me dy larot e servilet qe mban anash te vjen per te vjell,me krijohet nje peshtjellim e me vjen ta peshtyje mu ne fytyre kete hajdut e kryemafioz.

    Përgjigju
  • Dauti: 14/11/2019 09:21

    Po i vjen ngordhja qenit te leshelise, i ndjen prangat dobici . Keto jane shkelmat e fundit qe hedh.

    Përgjigju
  • Niku: 14/11/2019 03:02

    Me deshiren me te madhe pres te vriteni njeri me tjetrin si bandat.Apo siç thote i gjati hengshi koken e njeri tjetrit.

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/11/2019 01:18

    Nga frika e humbjes së pasuris me miliarda $, dhe shpërngulja në burgun e ri ky është qmendur i tëri !

    Përgjigju
  • naimi: 14/11/2019 00:31

    O EDI RAMA shkarkoje kete hajdut te qelbur,,,se na cau menderen,,..

    Përgjigju
  • Arti: 13/11/2019 22:46

    Te gjithe te dorehiqen. Km, president dhe parlament. Nuk mban me uje pilafi.

    Përgjigju
  • YYY: 13/11/2019 22:00

    Jim, shume si ti po presim, por pritjet tona duket s'paskan fund.

    Përgjigju
  • Timi: 13/11/2019 21:52

    Hiqeni nga aty se po legenoset dita dites dhe po na legenos dhe ne si shtet

    Përgjigju
  • Populli: 13/11/2019 21:37

    A ka me tutp ti thuash kryetarit te KED it mafioz? Ky Dvorani automatikisht duhet te hapi padi penale per ket hajdut predident,nete kundert ti duhet te jesh mafioz sipas tij, sa me pare padine qe sonte per ket mafjozo -hajdut president.

    Përgjigju
  • Pyka: 13/11/2019 21:29

    Haha si ky kam patur një në klase!Ishte hajdut!Dhe hajdut dhe presi...ndodhin vetëm në Shqipëri!Shikoni pak...bën dhe të fortin...haha

    Përgjigju
  • ERP: 13/11/2019 21:15

    Jo vetem qe do te shporresh prej aty, por shpresojme qe deri ne ate date te te shohim pas hekurave ne Rec. Qelbesire

    Përgjigju
    • Baftjari: 13/11/2019 21:19

      P... p... se shfryhesh

  • USA dhe BE: 13/11/2019 21:09

    URGJENTISHT të VAKSINOHEN HAJDUTËT e LSI BABËZISË dhe HAJDUTËRISË !!!! URGJENTISHT USA ti kërkojë DEPARTAMENTIT të SHTETIT DISLOKIM të 100 TRUPAVE të "NAVY SEAL" "DELTA FORCE' apo SKUADRËN e SPASTRIMIT "SWATT TEAM" , për të ZHDUKUR nga FAQJA e DHEUT KRYEHAJDUTËT dhe KRYEKUSARËT e LSI PLAÇKITJES dhe LSI GRABITJE!! Presidenti HAJDUT duhet ARRESTUAR , sepse po kërkon të Prishi INVESTIMIN 200 MILJON $ DOLLARË të USA dhe US EMBASSY in TIRANA

    Përgjigju
  • nik: 13/11/2019 21:00

    Ti do mbetesh ne histori si Presidenti me deshtak i Republikes dhe i pari qe do shkarkohet.

    Përgjigju
  • Jim: 13/11/2019 20:45

    Mendimin dhe veprimet e Ilirit I di dhe I marr me mend Do desha nje mendim teorik te Spartak Ngjeles ,dhe do pres fjalen e Ambasades SHBA dhe BE per kete.

    Përgjigju
  • ERP: 13/11/2019 20:43

    Ngrihu o popull t’ja tregojme vendin ketij plehre qe tallet me ne

    Përgjigju
  • Genci: 13/11/2019 16:32

    Ishalla jep dorjeqjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë