Situata në Kosovë, Harxhi: Mund të shmangej! Deputeti Deliu: Vuçiç po viktimizohet në arenën ndërkombëtare! Qori: Ka shumë tension

Situata në Kosovë ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv. Deputeti socialist, Denis Deliu duke komentuar situatën, tha se pas zgjedhjeve në veri, kryeministri Albin Kurti kishte plotësisht të drejtë që të siguronte që kryetarët e rinj të katër komunave të nisin punën. Deliu tha se lufta hibride është e lartë në veri është e lartë, ndërsa sa i takon KFOR u shpreh se ka vepruar mirë.

“Ata punojnë çdo ditë që ta konolizojnë Kosovën. Në territoret e Kosovës, të ketë serbë. Beogradi dhe Vuçiç shfrytëzon situatën në Ukrainë për të përfituar në arenën ndërkombëtare dhe për t’u viktimizuar, duke thënë se Kurti do realizojë sovranitetin e komunave, ndërkohë që Lista Serbe nuk ka marrë pjesë. Ata kanë fituar dhe Kurti ka shumë të drejtë të marrë vendimin që ata kryetarë komunash të vijojnë punën. Rreziku i një konflikti konvencional është i ulët, por lufta hibride është e lartë. Në arenën ndërkombëtare, Vuçiç po mundohet t’iu shpjegojë serbëve, që unë po bëj gjithçka që t’iu mbroj ju. KFOR ka vepruar mirë, është për tu përgëzuar”, tha Deliu.

Gazetari i Report Tv, Ermal Qori, i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet në veri të Kosovës, tha se situata ka qenë shumë e tensionuar, sidomos në komunën e Zveçanit.

“Në Zveçan ishte situata më e tensionuar. Nuk e dije çfarë të priste, goditej makina, mund të thyheshin xhamat, ishte rrezik konsistent dhe i lartë”, tha Qori.

Edith Harxhi thotë se kjo situatë mund të ishte shmangur, ndërsa fajëson presidentin Aleksandër Vuçiç se provokon tensione si Millosheviç.

“Kjo situatë mund të ishte shmangur. Vuçiç si Millosheviç, mundohet të krijojë tensione nga momenti në moment. Raportet e SHBA dhe anasjelltas janë të shkëlqyera, po të shohim edhe deklaratën e ambasadorit të SHBA tha se nuk flasim për sanksione, por të krijojmë momentin e caktuar që gjithçka të rregullohet”, u shpreh Edith Harxhi.

Ish-ambasadori në Kosovë, Gëzim Podgorica tha se kryetarët e komunave nuk janë në shkelje të ligjit.

“S’ka shkelje ligjore. Këtu është krijuar një tension që nuk janë kryetarët e komunave ata, kanë marrë përsipër një barrë të rëndësishme. Këta meritojnë respekt për fuqinë pushtetarë që po përpiqen ta ushtrojnë atje. Presioni i ndërkombëtareve po rritet”, u shpreh Podgorica.

Eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj u shpreh se situata e tensionuar në veri nuk do të zgjasë për shumë gjatë.

“Sovraniteti nuk është garantuar akoma, po ushtrohet. Garantohet sovraniteti kur bandat që kanë ardhur nga Serbia të mos jenë më aty. Nuk besoj se do zgjasë situata në veri të Kosovës”, u shpreh.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 02/06/2023 23:21

    Vucici viktimizohet më ndihmen dhe perkrahjen e vllaut Edvin shkjaut shqipfolës …! Pse jo kur kemi kryeminister tradhtar kriminel

    Përgjigju
    • Tallavaja: 03/06/2023 03:34

      Kontrollo trute se gjithenje baf baf me nje koqe. Shko ne ndonje spital psikiatrik, nese te japin shprese.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi