Situata në veri të Kosovës e tensionuar, Elezi: Presidenti i leshit ku është, apo me kushtetutën nën jastëk! Po Rama ku e ka vëllan e 'Open Balkan'?

Situata në veri të Kosovës e tensionuar, Elezi: Presidenti i leshit ku është, apo me kushtetutën nën jastëk! Po Rama ku e ka vëllan e 'Open Balkan'?

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar ashpër lidhur me heshtjen e presidentit lidhur me situatën e tensionuar në Kosovë.

“Po ky presidenti i leshit ku është, apo fle akoma me kushtetutën nën jastëk”, shkruan Elezi, në një kohë kur situata në veri të Kosovës po përkeqësohet dhe dy pikat kufitare, Jarinja dhe Bërnjaku vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit serbë.

Mes rreshtave, ai ka komentuar dhe marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me “vëllain e tij nga Open Bllkan”, presidentin e Serbisë, që siç shkruan Elezi ka dërguar tanke edhe helikopterë në kufi të Kosovë.

Ndërkohë, ditën e nesërme, kryeministri i vendit do të takohet me homologun e tij Albin Kurti, një vizitë e cila vjen në mes të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/09/2021 23:57

    Ne Malesine e Madhe e kishit,i dha /Nderin e Kombit/ Prek Calit per sherbimet qe ka bere nga 1939-1944 !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit