Ish-kryeministri Isa Mustafa e ka cilësuar situatën në veri të Kosovës si tepër të rrezikshme. Mustafa ka kritikuar mosprezencën në Kosovë të tre liderëve kryesorë të institucioneve kur situata në veri është e paqëndrueshme. Ai u shpreh se në momente të tilla presidentja e vendit duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë dhe të ndërmerren masa duke u koordinuar me ShBA-të, BE-në dhe KFOR-in.Lidhur me situatën në veri të vendit, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se është e pafalshme që Presidentja, Kryeministri e kreu i Kuvendit gjenden jashtë Kosovës.
“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojmë mesazhe njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse njësitë speciale të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tankeve të Serbisë. Kjo është joserioze dhe e pafalshme. Në momente të tilla duhet thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët, SHBA dhe EU, KFOR-in dhe institucionet në Kosovë”, ka thënë Mustafa për Express.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Flakë e granata në një zyrë në Zubin Patok, qeveria pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Do ruajmë sigurinë në vend! Kurti nxjerr emrat e dy kriminelëve që po bllokojnë kufijtë në veri
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.9%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2213
Lajme të tjera
-
Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
19 Prill, 19:57
-
Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne
19 Prill, 18:10
-
Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
19 Prill, 15:32
-
Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim
19 Prill, 14:08
-
Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte
19 Prill, 13:43
-
Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave
19 Prill, 12:29
-
Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! Kurti: Kërcënim
19 Prill, 08:37
-
U ndalua në Serbi, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
18 Prill, 22:20
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol
18 Prill, 18:58
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
18 Prill, 18:12
-
Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën
18 Prill, 17:28