Situata nga COVID, Greqia shtyn deri në 26 prill afatin e bllokimit të Kapshticës

Situata nga COVID, Greqia shtyn deri në 26 prill afatin e bllokimit të Kapshticës

Foto ilustruese

Si pasojë e situatës së krijuar prej pandemisë Greqia ka shtyrë deri më 26 prill afatin e bllokimit të pikës kufitare Kapshticë. Ndwrkaq dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

"Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin", thuhet nw njoftim.

Ndërkaq kujtojmë se pak ditë më parë vendosi të hapë kufijtë për turistët e vendeve të BE dhe disa vendeve të tjera, duke përjashtuar vendin tonë.

Greqia ka hapur kufijtë për turistët nga vendet e Bashkimit Europian, për të shpëtuar një dështim të dytë radhazi të një prej sektorëve më të rëndësishëm ekonomikë të vendit.

Por, megjithatë, dyert nuk janë të hapura për të gjithë. Zv/ministrja e Turizmit, Sofia Zacharaki u shpreh më parë se nga 14 maji, turistët nga BE do të kenë mundësi të kalojnë pushimet në Greqi pa karantinë, me kushtin e vetëm që të jenë të vaksinuar ose një test negativ PCR.

Në një deklaratë të mëparshme ambasada greke në Tiranë ka shpjeguar 3 fazat e hapjes së kufirit grek dhe se si do të procedohet. Ajo bëri të ditur se me Shqipërinë kufiri do të hapet pas 15 qershorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen