Situata nga pandemia, regjistrohen 40 raste të reja infeksioni në 24 orë, asnjë viktimë nga COVID-19

Situata nga pandemia, regjistrohen 40 raste të reja infeksioni në 24 orë, asnjë viktimë nga COVID-19

Foto ilustruese

TIRANË- Në vendin tonë vijon të ketë një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19. Si rezultat i 2.568 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 40 qytetarë, ndërsa asnjë person nuk ka ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja të infeksionit u evidentuan në këto Bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 421 pacientë aktivë, ku mësohet se 24 prej tyre po marrin mjekim të specializuar në Spitalin Infektiv.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 21 qytetarë, duke e çuar në 130.243 numrin e personave që kanë fituar luftën me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në vendi tonë. Fatkeqësish, 2,457 qytetarë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin.

Nga dita e sotme ka nisur muaji i hapur i vaksinimit për çdo person mbi 18 vjeç, ndërsa Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të frenuar përhapjen e virusit si edhe për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth nesh.

Statistika (1 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         40

Të shëruar në 24 orë       21

Të shtruar në spitale       24

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 2568

Testime totale             902,914

Raste pozitive             133,121

Raste të shëruara         130,243

Raste Aktive                      421

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              152

Elbasan            58

Lezhë               36

Shkodër           34

Kukës                32

Vlorë                32

Fier                   25

Berat              21

Korçë                15

Durrës              10

Gjirokastër        6

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!