Situata nga pandemia, Manastirliu: Që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 350 mijë vaksinime

Situata nga pandemia, Manastirliu: Që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 350 mijë vaksinime

Foto ilustruese

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime. Kështu ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në mediat sociale.

Shifra e publikuar nga Manastirliu

Sot kryeministri Edi Rama publikoi të dhënat, ku Shqipëria renditej sërish e para në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë. Në grafik shihet se vendi ynë renditet i pari mes 10 vendeve, duke lënë pas shtet si Turqia, Serbia, Mali i Zi, ndërkohë që në vend të dytë renditet Kroacia.

Mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar 'Nënë Tereza', 208 mijë vaksina sinovac, si pjesë e kontratës së nënshkruar me kompanisë. Ndërkohë që po ashtu kanë ardhur edhe 8190 doza të Pfizer

Gjithashtu së fundmi në Rinas mbërritën në vend 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë, pas 48000 dozave që mbërritën të shtunën nëpërmjet mekanizmit "COVAX". 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota