Situata nga pandemia/ Regjistrohen 672 raste të reja me COVID në vend! 5 humbje jete në 24 orë

Situata nga pandemia/ Regjistrohen 672 raste të reja me COVID në vend! 5 humbje jete në 24 orë

Spitali Infektiv

TIRANË- Koronavirusi në vendin tonë ka shënuar 5 fatalitete gjatë 24 orëve të fundit. Përkatësisht, ka humbur jetën një 55-vjeçar nga Vlora, një 59-vjeçar nga Shkodra, dhe tre qytetarë nga Tirana të moshave 58, 59 dhe 93 vjeç. Ndërkohë, si rezultat i 4050 testimeve janë identifikuar 672 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet janë identifikuar në këto Bashki:

293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë,  në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skarpar, Poliçan, Peqin.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 7.431 qytetarë aktivë me virusin, ku 158 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID,  nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

494 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 172.958 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (27 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          672

Të shëruar në 24 orë       494

Të shtruar në spitale       158

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                 4050

 

Testime totale              1,293,570

Raste pozitive                183,282

Raste të shëruara           172,958

Raste Aktive                     7,431

Humbje jete                      2,893

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3784

Fier                 891

Durrës            721

Shkodër         477

Elbasan          310

Vlorë               244

Gjirokastër     241

Korçë              196

Lezhë             189

Berat              161

Kukës             147

Dibër               70

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët