Situata nga pandmeia, 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 9 raste të reja infeksioni

Situata nga pandmeia, 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 9 raste të reja infeksioni

KOSOVË- Në 24 orë e fundit është regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa, nga 1.871 testime, janë regjistruar 9 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 9 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.362.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.797, ndërkohë që ai i viktimave është 2.261 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 160 në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 1.110 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 205.884 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

Deri më tani 49.207 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige