Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 1 vatër ende aktive, nga 24 të raportuara 20 janë shuar

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 1 vatër ende aktive, nga 24 të raportuara 20 janë shuar

Në vend aktualisht vetëm një vatër zjarri është aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 24 vatra zjarri, nga këto janë shuar 20, ndërsa 3 prej tyre janë nën monitorimë.

"Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në bashkitë: Tiranë, Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Mallakastër, Finiq, Dropull, Vau Dejës, Shkodër, Pukë", njoftoi policia. 

Aktualisht, po punohet në: Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës, vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Punonjësit e njësisë administrative Surroj po monitorojnë situatën; në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës, vatra e zjarrit në zonën pyjore është izoluar plotësisht. Po mbahet në monitorim nga punonjësit e njësisë administrative.

Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Sot po punojnë për izolimin e vatrës: 6 forca policore, 4 forca zjarrfikëse, 9 forca nga Shërbimi Pyjor, 6 forca vullnetare, 6 forca bashkiake dhe 1 forcë nga ADZM; në fshatin Mal - Bardhë dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Rrezik për banesa nuk ka. Për momentin situata është e qetë. Po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Everton e mori në huazim, Armando Broja s'luan deri në tetor! Chelsea paguan rrogën e sulmuesit

Everton e mori në huazim, Armando Broja s'luan deri në tetor! Chelsea paguan rrogën e sulmuesit