Situata pas tërmetit, Basha: Ky është plani me tre pika që ne propozojmë

|Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një reagimi në rrjetet social ka ritheksuar tre pika të cilat partia që ai drejton i propozon qeverisë për të ndërhyrë në këtë situatë që është vendi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Si pikë të parë Partia Demokratike rendit angazhimin dhe organizimin që duhet të bëjë shteti me 500 inxhinerët. Pika e dytë e PD, është vlerësimi me urgjencë i banesave. Ndërsa pika e pestë është anulimi i menjëhershëm rreth 150 milion dollarëve të cilat sipas PD janë planifikuar për t'ju dhënë 10 oligarkëve.

"Sot pashë nga afër gjendjen e rënduar në Bubq, ku shumica e shtëpive kanë pësuar dëme dhe shumë prej tyre janë të pabanueshme. Me qindra qytetarë kalojnë netët jashtë prej një jave pa asnjë siguri nëse mund të futen në banesat e tyre. Fatmirësisht kjo situatë e rëndë u mbyll pa viktima ne këtë zonë. Por gjendja vazhdon të rëndohet për ta dhe për mijëra familje në të tre qarqet e goditura Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Ajo që duhet bërë tani është të ndërmerren urgjentisht një seri veprimesh konkrete dhe të mirëkoordinuara për të siguruar njerëzit, dhe për të nisur sa më parë rindërtimin e banesave. Tani është momenti të veprohet me shpejtësi dhe për këtë qëllim ky është  plani që ne propozojmë: 1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht, me qëllim për të përshpejtuar vlerësimin e banesave. Kjo kontribuon për qetësimin e gjendjes dhe sigurimin e jetës së qytetarëve. 2. Vlerësimin me urgjencë të banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara. 3. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anulojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t'ju dhënë 10 oligarkëve, dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara. Reagimi i shpejtë për të vlerësuar dëmet, dhe lëvrimi i fondeve për riparim dhe rindërtim do të ndihmojë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet." shkruan Basha në rrjette sociale.


Lajmi kryesor:

MOBILIZIMI/ "S'kam besim tek ju!" Rama- ndërtuesve: Me supervizor nga shteti mbi kokë, sipas standartit tonë!


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale