Tërmeti/ Shehi: Tre 'ndihmat' që i ka dhënë opozita- Ramës! Ftesa e tij për dialog hipokrite

TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu është shprehur i bindur se opozita ka bërë punën e saj për të menaxhuar periudhën pos tërmeti, teksa ka pasur shumë kritika për punën e qeverisë.

I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta", Shehi tha se 3 kanë qenë shtyllat kryesore që është përqendruar puna e opozitës: Solidariteti, tërheqja nga aksioni opozitar dhe kontributi në rrafshin e ekspertëve.

Këto tre pika, sipas Shehut janë edhe arsyet se përse kanë refuzuar ftesën e Ramës, për të cilën thotë se është hipoktike, vetëm në kuadër të propagandës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Vora, Durrësi e Shkodra pa kryetar/ Shehi: Të bindur që i fitojmë...sinjale për thyerjen e bojkotit të 30 qershorit?

Durrësi, Vora dhe Shkodra aktualisht janë pa një kryetar Bashkie. Sako dha dorëheqjen, e ndërsa Agim Kajmaku dhe Valdrin Pjetrin për shkak të dekriminalizimit i kanë lënë këto tre qytete pa një drejtues. I pyetur se përse opozita nuk kërkon ribërjen e zgjedhjeve në këto tre vendi, Shehi tha se është një proces i ngatërruar juridik, por se nuk i trembet kësaj gare.

"Është një temë që duhet të diskutohet në ditët në vijim, se as presidenti nuk mund të dekretojë datë zgjedhjesh në një kohë të jashtëzakonshme. Kjo është një nga pengesat. E dyta pastaj, edhe nga ana juridike është pak e ngatërruar në këtë lloj situate sepse Shkodra në një farë mënyrë e kanë vendosur një, e kanë sajuar këshillin Bashkiak, në Durrës kanë vënë nënkryetarin, në Vorë është po e njëjta situatë, këtu po flasim në rrafshin juridik. Të dyja këto janë pengesa nga ana juridike. E treta pengesë është e natyrës politike. Ne kemi dalë nga të gjitha bashkitë, për të krijuar një sistem ku zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme tani për te bashki nuk mund ta vëmë këtë tezë të madhe në debat. E fundit, koha do të na tregojë që ia vlen të merremi me këtë çështje apo jo. Një gjë duhet të kenë parasysh shqiptarët, që nëse do na duhet të bëjmë këtë lloj testi, po në funksion të zgjedhjeve të cilat janë afër kur janë marrë edhe vendime të tjera politike sigurisht nuk kemi frikë ta bëjmë dhe jemi absolutisht të sigurt që fitojmë. Jo vetëm Shkodra dhe Vora që kanë qenë me demokratë në mënyrë tradicionale, por edhe Durrësi që vitet e fundit është kontrolluar nga e majta. Të sigurt se kjo politikë ua ka sjellë në majë të hundës, por këtu hyjnë edhe zemrat e prekura nga tërmeti", tha Shehi.

Ora 17:06
Shehi: Ftesa e Ramës për dialog hipokrite, do të ndajë përgjegjësitë që i takojnë qeverisë

1576166119_Screenshot2.jpg

Pas tërmetit, mazhoranca dhe opozita "nënshkruan" një armëpushim! Megjithatë, edhe gjatë kësaj periudhe dy palët nuk u ulën në tryezë. Pavarësisht insistimit të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha refuzoi pandërprerë ftesën. Shehi ka bërë të ditur motivet pse kjo ftesë nuk është pranuar.

"Ajo ftesë nuk ka të bëjë më as me zgjidhjen e tërmetit, asgjë. Sepse bën pjesë tek progaganda e Ramës, ne e kemi bërë pjesën tonë si opozitë dhe Rama do të na bëjë pjesë e kësaj tabloje groteske, në nuk bëjmë pjesë e kësaj loje. Ftesë hipokrite, sepse s'kemi pse të ndajmë përgjegjësitë që i takojnë qeverisë. Qetësinë ia dhamë, solidaritetin ia dhamë. Ky ka filluar fushatën", përfundoi Shehi në Report Tv.

 

Ora 16:55
Post tërmeti/ Shehi: Opozita e ka kryer punën e saj! Tre format si e 'ndihmuam' Ramën

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka pasur kritika për mënyrën se si qeveria e ka menaxhuar periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit, por me bindje të plotë thotë se opozita e ka kryer punën e saj. Përballë gazetarit Denis Minga, Shehi tha se qëndrimi i opozitës që nga 26 nëntori dhe ditët në vijim ka qenë i përqëndruar në tre shtylla kryesore që janë: Solidariteti, tërheqja nga aksioni opozitar dhe kontributi në rrafshin e ekspertëve.  

"Nuk është se kemi marrë një vendim, jep një opinion politik dhe kjo do jetë linja e përgjithshme e jona. Opozita duhet të mbaj një rol solidar, të jap disa zgjedhje të natyrës politike, siç i kemi bërë për çështjet ekonomike. Kush duhet të jenë prioritetet, që a duhet të merremi direkt me rindërtimin apo ato që janë emergjencat publike. Një i natyrë politike, jemi tërhequr nga aksioni opozitar për t'i dhënë kohë dhe qetësi, e dyta solidariteti human dhe e treta jemi munduar të ofrojmë kontributin tonë për dijet që kemi për të përballuar situatën e tërmetit", tha Shehi.

Ai e ka përshkruar të gjithë mënyrën e menaxhimit të periudhës post tërmet nga Rama dhe qeveria që ai drejton me një fjalë: Propagandë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O hajdar: 13/12/2019 08:18

    U komentua o këlluf o analfabet.

    Përgjigju
  • dash faqorja: 13/12/2019 08:11

    O dash pijaneci po hik mor bur leshi se je bo si karagjos sa me një sdudio e te tjetra. Ti je një paçavure wc ti sa me një parti te tjetra për me siguru dopjon e rakis me plonc derri o dash gabzherri. Ti je bo më keq se ver llapa o dash hapa dollapa. Po çfar elektorati ke ti mor karagjos i gjithi qeros. Hik zhduku ng politika se e keni qelbur aq shum sa ska pen e kalem të shkruaj për tipa si ty o dashi pijanec komplet dordolec.

    Përgjigju
  • Tironci: 12/12/2019 18:41

    Per ç fare e keni ndihmuar Qeverine o pijanec? Ju po mundoheni ta sabotoni por nuk keni force!gjdo dite dilni e shpifni me do militante te ndyre o pijanec, por europa e bota e di mire se ju jeni e keqja e ketij vendi,dhe ti je nje ato politikanet qe e djeget dhe e shkaterruat shqiperine, PSja me legjenden NANO e ngriti gjith institutcionet qe banditet tuaj e dogjen dhe e grabiten tani del e jep mend

    Përgjigju
  • Pyka: 12/12/2019 17:28

    Dashi,kësaj radhe,nuk ja futi kot!E gjeti!

    Përgjigju
  • Dash buz shtremni: 12/12/2019 16:59

    Ky karagjoz plak mer jahu duhet me i dhon ndonjë dopjo e atëhere ky vjen në terezi. Po dopjo i duhet dhon me pl9c derfi dash gabzherri. O çe ka gjet popullin Shqiptar shikoni kush bo politik dashi hipolit me flamur ndoka pa bisht e nard ndoka debili ler o Shqipria mjer.

    Përgjigju
  • O tej: 12/12/2019 16:59

    Shyqyr qe ishe esell o Dash Rakia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev