Djegia e Kuvendit/ Deputeti Valteri: Meta gënjen, po mbytet me një pikë ujë si Mihali! Largohem nga Parlamenti po nuk u bë Zgjedhorja

" Nuk e besoj një gjë të tillë. Nuk e kam lexuar por nëse është kjo atëherë do të thotë se Presidenti po mbyt veten me një pikë ujë si Mihali në Himarë për dy peshq. Ai ka shkelur rëndë detyrën përveç shkeljen kushtetuese." kështu është shprehur deputeti i opozitës së re, Halit Valteri në studion e Repolitix për dokumentin  e Presidentit Meta, ku ky i fundit pretendon se e ka marrë nga SHISH dhe ku thuhej se në protestën e 8 qershorit do digjej Kuvendi nga paramilitantë të ardhur nga Kosova. Këtë dokument Meta e ka përdorur si arsyen për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Këtë dokument sipas pretendimeve të Presidentit, e ka dorëzuar në Komisionin Hetimor, ku u vendos t'i kërkohet Kuvendit shtyrja e afatit të këtij komisioni me dy muaj, për t'i lënë kohë analizimit të opinionit të Komisionit të Venecias i cili do të vendoset në datë 12 tetor, por sipas deputetit Valteri një dokument i tillë nuk ekziston.

Po kështu të ftuar në studion e Repolitix për të komentuar situatën politike kanë qenë edhe zv ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i cili ka thënë se kriza aktuale është për shkak se opozita është vetë në krizë.

Ndërkohë deputeti i opozitës, Halit Valteri ndër të tjera ka folur edhe për Zgjedhoren ku ka thënë se nëse ajo nuk zbatohet ai do të lërë Parlamentin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
'Do digjej Kuvendit...', deputeti i opozitës kundër Metës: Gënjen për dokumentin, po mbytet me një pikë ujë si Mihali

Në studion e Repolitix deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka komentuar dokumentin sekret që Presidenti Meta pretendon se e ka marrë nga SHISH për djegien e Kuvendit në protestën e 8 qershorit, informacion i cili sipas tij u bë shkak që të anulonte dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. 

Deputeti Valteri ka thënë se një dokument i tillë nuk ekziston pasi në të kundërt Meta përveç se ka shkelur Kushtetutën ka bërë edhe shkelje të detyrës. Deputeti i opozitës së re ka thënë se Meta po gënjen në mënyrë që të justifikohet për dekretin e 30 qershorit, ndërsa e ka krahasuar me rastin e Mihal Kokëdhimës në Himarë i cili për dy peshq më pak në porosi u arrestua dhe iu prish lokali pa leje pas dhunimit të turistëve spanjoll.

"Një vend i NATOS mund të kërcënohet nga grupe paramilitare të ardhura nga jashtë. Ato protesta po hidhen kapsolla po hidhen flakadanë si në të gjithë botën. Për 10 cen digjen qytete në botë. si ka mundësi që Presidenti ka patur këtë info dhe nuk ka lajmëruar Policinë dhe Prokurorinë që ti arrestojë këta njerëz. Nuk e besoj një gjë të tillë. Nuk e kam lexuar por nëse është kjo atëherë do të thotë se Presidenti po mbyt veten me një pikë ujë si Mihali në Himarë për dy peshq. Ai ka shkelur rëndë detyrën përveç shkeljen kushtetuese. Duhet të lajmërojë organet e tjera. Nuk janë lojëra këto shkresa lejnë gjurmë. Nuk është e saktë, Presidenti po gënjen nuk e ka këtë info, Po ta kishte duhet të lajmëronte të gjithë shtetin. Duhet ta dinte Kryeministri dhe ministri i brendshëm"

Ora 22:06
Zv.ministri i Mbrojtjes në Repolitix komenton rastin e Valdrin Pjetrit: U mendua si djalë i pastër...përgjegjësia e gjitha personale

I ftuar në emisionin Repolitix, zv. ministri i mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar edhe rastin e Valdrin Pjetrit i cili rezultoi i dënuar në Itali dhe për këtë arsye u tërhoq nga posti i kryetari të Bashkisë së Shkodrës.

Koçi ka deklaruar se e gjithë përgjegjësia shkon e gjitha mbi Pjetrin edhe pse ai ishte kandidat i PS.

Sipas Koçit, Valdrin Pjetri u kandidua nga PS si një djalë i mirë që do të jepte idenë e një qytetari të denjë, por më pas PS pagoi koston për këtë zgjedhje. a

"Valdrini ka bere një gjë kaq naive...U kandidua për të qenë niveli i ndryshëm. Nuk ka lidhje me Bushatin. U mendua se do të ishte djali qytetarë i pastër. Naivitet që e pagoi PS dhe ndaj atyre që e votuan. Përgjegjësi personale padyshim..."

 

Ora 22:05
Halit Valteri si Ralf Gjoni: Largohem nga politika nëse nuk bëhet Reforma Zgjedhore

Ashtu siç mbrëmjen e djeshme deputeti Ralf Gjoni tha në studion e Repolitix edhe deputeti Halit Valteri ka deklaruar sonte se ai do të largohet nga Parlamenti nëse nuk bëhet Reforma Zgjedhore.

Valteri ka deklaruar se për Zgjedhoren kanë marrë garanci dhe do të zbatohet shumë shpejt. Ndërsa për sa i përket një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, mValetri ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe nëse arrihet, të 35 deputetët opozitar në Parlament do të largohen.

"Ka krizë për ego për pushtet. Ndjekje penale për gjyqtarët e prokurorët që nuk e kanë kaluar vettingun. Kemi patur çudira. 24 mijë dosje në Gjykatën e Lartë. Ata dy kanë interesa aty. Kemi vilajete Bashajve, Ramajve dhe Metajve. Kemi marrë garanci se Reforma Zgjedhore do të zbatohet duan apo nuk duan të tjerët. Ta them prap se edhe unë largohem si Ralf Gjoni, nëse nuk bëhet. Nuk i lë njeri ata, nëser do të ikin të 35 deputetë nëse ata do bëjnë marrëveshje Rama me Bashën. Nga 17 maj ata nuk i lenë të bëjnë marrëveshje. Ata duan të mbajnë këtë sistem zgjedhor. Do marrin ekspert të huaj. Po të kem 84 vota nuk pyes as për Ramën as për Bashën po e bëjmë ne. " ka thën Halit Valteri.

Ora 21:26
Reforma Zgjedhore/ Deputeti i opozitës së re, Valteri: Rama dhe Basha janë ulur por nuk i le njeri të zbatojnë planin

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri ka komentuar ofertën e Ramës për opozitën jashtë parlamentare për Reformën zgjedhore duke thënë se Basha së bashku me Ramën nuk e duan Reformën.

Në emisionin Repolitix, deputeti Halit Valteri ka deklaruar se Rama me Bashën janë ulur në tryez po nuk i lënë ndërkombëtarët të bëjnë atë që duan ata. Më pas Valteri ka vjuar duke thënë se Rama bën kot sikur e do Reformën Zgjedhore duke i bërë thirrje Bashës, dhe ky i fundit e refuzon në po të njëjtën mënyrë.


"Keto lertra janë si letra higjenike. Që Rama e hedh për të peshkuar Lulzim Bashën. Këta njerëz Rama dhe Basha janë ulur me njëri tjetrin por nuk i le njeri ta zbatojnë. Ndërkombëtarët nuk i lejnë që të bëjnë si atë të mëparshmin. Sot që flasim ne Reforma Zgjedhore është kusht i pa negociueshëm. Kta të dy nuk duan Reformë. Rama e fton kot, Basha e refuzon. Basha po bën budallajin. Të vetmit që e duam Reformën jemi ne. I ka dhënë nja 10 fitore Ramës. Dogji mandatet." ka thënë Halit Valteri. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 19/09/2019 09:36

    O "deputeti" VALTERI;ty te duket vetja deputet opozitar a ? Provoje e zgjidhu deputet ne zgjedhjet e ardhshme mor halabak qe perfitove nga gabimet e atyre qe te vune ne liste,megjithse i fundit.

    Përgjigju
  • edi: 19/09/2019 02:04

    Po si ka mundesi qe te mbahet kaq sekret nga presidenti yne komunist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët

Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët