Kushtetuesja/ Meta letër Bashës, Kryemadhit e aleatëve: Takohemi para të mërkurës...kam video 'përvëluese'

TIRANË - Pasi futi në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi të padisë të hënën në Prokurori, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive jo parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt të 2019.

Ai i ka dërguar një letër kryedemokratit Lulzim Basha, kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe aleatëve të tjerë të djathtë ku shkruan se vendi është në një situatë dramatike dhe pasojat janë të paparashikueshme, ndërsa i fton në një takim para ditës së mërkurë.

Ditën e sotme Meta priti në një takim edhe kryetaren e Grupit Demokratik në Kuvend, Rudina Hajdari. Takimi u zhvillua mëngjesin e sotëm, ndërkohë që nuk dihet arsyeja dhe se çfarë është biseduar në këtë takim.

Dy ditë më parë në një intervistë televizive Meta i dha shuplakë të fortë edhe opozitës, tashmë joparlamentare, kur tha se "PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverisë se sa Presidentit. Me ato akte e veprime që kanë bërë deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë. PD dhe LSI i kanë lënë rrugë të hapur kapjes së institucioneve nga Rama. PD dhe LSI e kanë lënë Presidentin e ekspozuar ndaj një bande. Por unë do flas dhe me popullin dhe ta dijnë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklaratë bëra në Pogradec dhe doli në 1 mijë media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit".

Ditët e fundit, Presidenti Ilir Meta është përplasur me mazhorancën për sa i përket plotësimit me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pas emërimit pasditen e së mërkurës që lamë pas të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në 'ngërç' për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur. 

Ndërkohë, kreu i PD, Lulzim Basha, reagoi mbrëmjen e djeshme në lidhje me këtë situatë, duke akuzuar edhe njëherë kryeministrin Rama se të gjitha janë lëvizje të tij për të kapur drejtësinë.

Letra drejtuar Opozitës jashtparlamentare për takim 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:43
Meta ndërmerr hapin e pazakontë, fton përfaqësues të fondacionit SOROS për të diskutuar për Gjykatën Kushtetuese

1573830510_ilimeta.jpg

Presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë një hap të pazakontë lidhur me ngërçin e krijuar në vend për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Meta ka ftuar në takim përfaqësues të shoqërisë SOROS, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me Reformën në Drejtësi.

Ora 18:08
Javën e ardhshme Meta thërret në takim edhe ish-ambasadorët e drejtuar nga Besnik Mustafaj

Burime nga Presidenca thonë se kreu i shtetit Ilir Meta pritet të ftojë për takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë javën e ardhshme për t'i informuar për "situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit", siç shprehen burimet. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një organizatë e pavarur, jo fitim prurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish- ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë "Berisha".

Ora 15:32
Meta-Bashës, Kryemadhit dhe aleatëve: Vendi në situatë dramatike, pasojat të paparashikueshme! Takohemi para të mërkurës

 

Report Tv siguron letrën që presidenti Ilir Meta i ka dërguar partive aleate të djathta për të zhvilluar një takim. Në letër Meta shkruan se në takimin e thirrur do të diskutohet lidhur me situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme. Ai thotë se takimin duhet të zhvillohet përpara ditën së mërkurë.

"Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019.

Ju lutem nëpërmjet Kabinetit tuaj saktësimin e ditës dhe orës së përshtatshme të takimit, për ju dhe për kryetarët e partive të tjera", shkruan Meta.

Letra i drejtohet kryedemokratit Lulzim Basha dhe për dijeni kryetares së LSI Monika Kryemadhi, kreut të PR, Fatmir Mediut, kreu të PAA Agron Duka, kreut të PBDNJ Vangjel Dule, kreut të PDK Nard Ndoka,  kreut të LZHK Dashamir Shehi, kreut të Shpëtim Idrizi, dhe kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami.

Ora 12:15
Padia për Dvoranin/ Blushi: Prova përvëluese po bëhen gati! VIDEO që nxjerr zbuluar bandat që po dhunojnë Kushtetutën

1564578345_tediblushi.jpg

Presidenca jo vetëm që do të padisë të hënë kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, por edhe do të paraqesë provë në prokurori, një video që sipas zëdhënësit të Ilir Metës, tregon dhunimin "që një bandë ka tentuar t'i bëjë kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese". Në reagimin e zëdhënësit Tedi Blushi, nuk kuptohet qartë nëse video kompromentuese, që ai thotë se presidenca po e përgatit edhe në gjuhë të huaj, është për Dvoranin, apo ndonjë zyrtar tjetër. Pasi në reagim thuhet se "po administrohen prova të reja përvëluese që shtojnë mundësinë për të pasur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë".

Reagimi i plotë.

Të dashur kolegë gazetarë që më pyesni vazhdimisht a do të bëhet ditën e hënë kallëzimi penal i paralajmëruar nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, ju konfirmoj me përgjegjësi maksimale se:

Pa asnjë diskutim, ditën e hënë do të bëhet kallëzimi penal, madje po administrohen prova të reja përvëluese, që shtojnë mundësinë për të patur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë.

Gjithashtu, ju bëj me dije se brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Kjo VIDEO me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, që as noterja e nderuar znj.Miranda Xhemalçe nuk pranoi ta bënte, pasi e dinte shumë mirë se betimi me dorën mbi Kushtetutë bëhet vetëm në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe askund tjetër.

Përveçse në gjuhën tonë të bukur shqipe, kjo VIDEO, po përgatitet edhe në anglisht, në gjermanisht, në italisht, në frëngjisht, dhe në disa gjuhë të tjera europiane, në mënyrë që të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, që janë të interesuar, jo vetëm për realizimin me sukses të Reformës në Drejtësi, që u votua me konsensus, por edhe që janë kaq të shqetësuar për problemet skandaloze të funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, të mos mashtrohen më.

Në këtë mënyrë, jo vetëm mbrojmë Kushtetutën e Republikës dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe tregojmë përgjegjshmëri për të gjithë taksapaguesit e vendeve partnere, që paguajnë aq shtrenjtë që ky vend i NATO-s dhe nesër i BE-së, të arrijë standardet e tyre, të shtetit ligjor dhe të demokracisë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arben: 17/11/2019 00:31

    Ky dvorani I vika hakut metes e bashes,,TAMAM lojti nda fiqiri META,,s'ka faj I shkreti u be gazi I botes,,,

    Përgjigju
  • BENI: 16/11/2019 19:30

    MOS harro thirr dhe shoqaten e pensionisteve….

    Përgjigju
  • populli: 16/11/2019 19:06

    hahaha.. po ku ka kohe sorrosi per ju o te mjere

    Përgjigju
  • Brekgrismi: 16/11/2019 18:59

    video e radhes si ajo e priftit qe vdiq nganje smundje panjohur pikerisht pasi i fol se kishte filmuar ilir skrapar meten nmenyre te fsheht eeeee?A shqipni e mjera shqipni kush po ta shtin kryet nhi .

    Përgjigju
  • AltinTop: 16/11/2019 18:56

    me keto veprime duket qarte qe drejtesia e re me ne fund po funksionon sic duhet.... keto 30 vite skemi pare ndonje konference shtypi kunder njerezve te drejtesise nga as je politikan...

    Përgjigju
  • F-35: 16/11/2019 18:36

    Ose presidenca funksionon me mjetet, teknikat e metodat e sherbimeve sekrete, ose largqofte furnizohet nga sherbime te huaja jo dashamirese. Duket skenari i revolucionit po vazhdon me planin B.

    Përgjigju
    • Niku: 16/11/2019 18:56

      Duhet ta dorzonte në prokurori dhe jo ta përdorte për shantazh , tani presidenti duhet arestuar në flagrancë , për për gjim të paligjshëm , pengim të drejtësisë , shantazh e presion me interes favore të paligjëshme ,etj...

  • Beni: 16/11/2019 18:11

    Pse se arrestojne kete zoterine pra Presidentin ka kryer krim ka bere thirrje per te marre armet e te vrasim njeri tjetrin se armik nga jashte nuk kemi

    Përgjigju
  • Jim: 16/11/2019 17:44

    Po ky gomari i cepanit te Skraparit eshte kryetar shteti apo kryetar apozite

    Përgjigju
  • Geri: 16/11/2019 17:17

    A mullah likja mullah likja Futja vetes

    Përgjigju
  • Popull: 16/11/2019 17:03

    Ky paska kry pune,i paska leshu pellumbat po se besonim..1000 media nderkombtare kan pasqyruar takimin tend ne Pogradec..me sa morrem vesh esht transmetuar edhe jasht sistemit tone diellor ky lajm.ah medet ne dore te kujt kemi rene

    Përgjigju
  • Likja: 16/11/2019 16:28

    Lojti nga fiqiri. Ska faj i shkreti.. u be gaz i botes . Tamem koncert ne vitin 36 .

    Përgjigju
  • ylli: 16/11/2019 16:20

    forca like,shkrije gith floririn

    Përgjigju
  • Gezimi: 16/11/2019 15:42

    Mendoj se ka nje kufi per çdo person public dhe duhet te ndalet me se I ka ngelur sado pak ndergjejie dhe pergjegjesi per postin publik qe nuk eshte zyre private. Ilir Meta terhiqu sa me pare nga skenari qe ke nisur dhe jep doreheqjen apo dergo vendin me zgjedhje te parakohshme ne se ke kellqe the kerko ndjese per zallahine qe ke nisur. Do te pergjigjesh dhe besoj Ta kane thene se çfare te pret.

    Përgjigju
  • Vlora: 16/11/2019 15:23

    Po je burr jep dorheqjen e dil merr armet meqe e do ta zgjidhesh me arme ta shikosh sa te vlen lekura ty dhe zalot qe ke mbrapa. Po ti sje BURR je zalosh

    Përgjigju
  • meri: 16/11/2019 14:18

    Presidenti meret me vidio per te shantazhuar kundershtaret,po na nxire njiher ate vidion tende me 7% te "aretohemi "e te rifreskojme pak kujtesen o Ilir Hajduti...,ju ka hyre tmerri ne bark dhe nuk po dini se ç'far te beni per te shpetuar lekuren tuaj...

    Përgjigju
  • O tej: 16/11/2019 14:03

    Jepni dhe videon e Kolope Metes me te Ndjerin Prifti

    Përgjigju
  • Skrapalliu: 16/11/2019 13:31

    Po ky kok rjepuri nga frika paska rrjedhur fare esht problem nuk bej shaka

    Përgjigju
  • Olike un fen ti pi: 16/11/2019 13:17

    O like ti në radh të par duhet të nxjerësh vidjon tate me bllok në dor o like floriri famlja më e uryer e Shqiptare. Pty rac M*TI.

    Përgjigju
  • ERP: 16/11/2019 13:13

    Ky ka vetem hallin te pengoje kandidimin e Dvoranit ne KED perseri. Me siguri do nxjerrs ndonje palacollek sa per ti dhene kuptim padise. Hajaduti qe u kap me ze dhe figure me bllok ne dore. Ai qe e pranoi vete ne konference per shtyp kur dha doreheqjen qe video ishte reale duke thene qe po flisnin per 7%. Por qe pastaj, mesa duket i keshilluar nga avokatet qe video duhej te hiqej si prove deturuan ushtaret e tyre gjyqtare ta skualifikonin si prove. Ai qe u mbrojt ne gjyq pa folur, si mafjoz. Ptuh fare e keqe. Tu shofte fara plehre

    Përgjigju
  • blush SUMA: 16/11/2019 13:11

    O blush su*a vidjo më përvëluse se vidjo e plehut tat shef ilir floririt se gjen në Bot. Shife me kujdes vidjon e hajdutit like flori kur me një të rame të lapsit me bllok në dor 700.000 euro. Besoi se vidjo më përvëluse nuk ka në ktë kore toke o pallosh kok bosh. Zaten ti i bën izmetin rogës

    Përgjigju
  • .....: 16/11/2019 12:52

    Mund te ket dicka te vertet se edhe ky dvorani nuk eshte dhe aq i lare sa mundohet..,

    Përgjigju
  • Tutu: 16/11/2019 12:41

    Ngjaka me videon e Likes me bllok te zi ne dore...!!!

    Përgjigju
  • LORA: 16/11/2019 12:36

    Je i mbaruar like-kusari,,,,A.Dvorani ka per t'i heq juridikisht breket, sado qe ti po armatosesh deri ne dhembe me seri te reja te serialit ''babale''. TUNG.

    Përgjigju
  • ERP: 16/11/2019 11:16

    Hajdut i qelbur. Simbol i mentalitetit te korruptuar ballkanas: zero inteligjence dhe asnje skrupull. Qelbesire

    Përgjigju
  • rezi: 16/11/2019 10:49

    Tani u kujtua? E merrni me mënd arsyen? Të vijë në krye të opozitës por nga presidenca. Ka marrë udhëzimin nga zonja e parë që fle me të por nuk është zonja e parë. I ka humbur të gjitha pikët Meta, ato partitë i thërret ti organizojë kundër shtetit, e ndërsa deri tani e ka bërë nën rrogoz, tani del hapur si drejtues i opozitës por duke shfrytëzuar zyrën e presidentit. Turp dhe kurrë mos pafshi dritë!

    Përgjigju
    • I tej: 16/11/2019 11:22

      Zonje e parr nuk e pjerdh fare jo ti jap udhzime

  • Arbëri: 16/11/2019 10:31

    Tani e ka ndermend ta ndaj floririn dhe t’i rrok armët , sepse ndryshe nuk shpëton ky matrapaz tradhëtari...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën