'S'jam i kënaqur nga vetja ime, jo me drejtorët/ Shalsi: Rama e ka ngritur shumë lart stekën e kërkesave! Biznesi po jep sinjale pozitive

TIRANË- Për ministrin për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi, situata e bizneseve në Shqipëri pas tërmetit dhe pandemisë së COVID-it është gri, po lufton për mbijetesë, por e sheh optimiste për të ardhmen. Në një analizë konkrete, Shalsi tha se në tre muajt e fundit, ekonomia ka dhënë sinjale pozitive

"Është situatë gri dhe Shqipëria nuk bën përjashtim, biznesi dhe sipërmarrja po kalon një situatë shumë të vështirë. Nga të gjitha kontaktet që kemi pasur me sipërmarrjen kemi të bëjmë me një gjendje mbijetese. Nëse vjet biznesi ankohej vjet ishin asgjë përpara situatës së pandemisë. Situata nuk është e lehtë,por fatmirësisht një pjesë e biznesi po përshtatet. Nuk mund të pretendojmë ritmet e përpara tërmetit por ekonomia po rigjallërohet dhe tregtia po lëviz, sipërmarrësit po punojnë, ka shpresë dhe kemi besim se nëse fitojmë betejën shëndetësore do të dalim të fortë", tha ministri, por duke theksuar se biznesi në Shqipëri nuk do e pranonte një karantinë totale të dytë.  

I ftuar në "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Shalsi është ndalur të flasë edhe për shqetësimin e bizneseve se rritja e pagës minimale do të sjellë rritje të kostos. Ai tha se një panoramë e njëjtë është ofruar pak vite më parë, me rritje e pagës minimale nga 22 mijë lekë në 26 mijë lekë, por në fund sërish biznesi doli i fituar.

"Nuk është hera e parë që kemi një reagim të tillë. Në vitin 2013 ishte 22 mijë leke dhe çdo rritje ka një reaguam. COVID e zhyti botën në një proces reflektimi dhe secila nga palët të marrë përgjegjësit. Nuk mundet që punonjësit të punojë dhe jetojë në një pagë minimale të ulët. U tregua dhe u provua që nga r5ritjet e kaluara pati vështirësi sipërmarrja por koha tregoi që kishin punëtorë më të motivuar, dhe që rritja e pagës kthehet në produktivitet. Ka disa lloj biznesesh por kam  konstatuar që ka shumë sipërmarrës që e kanë rritur pagën minimale edhe pa qenë e nevojshme", tha Shalsi.

Ai nuk la pa komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama pas mbledhjes së shtabit elektoral ku tha se "ai nuk është i kënaqur me performancën e tij, e jo më të drejtorëve". Lidhur me këtë deklaratë, Shalsi u shpreh se "Rama e ka ngritur shumë lartë stekën e kërkesave".

"Kam prej shumë vitesh që kam punuar me Edi Ramën dhe nuk mbaj mend që ai të ketë qenë i kënaqur me atë që kemi arritur që nga koha e Bashkisë dhe më pas në qeverisje. Pra pritshmëria që ka ndaj vetes dhe ekipi i afërt është tejet i lartë. E vërteta është se Rama e ka ngritur shumë lart stekën e kërkesës së llogarisë karshi njerëzve të afërt, ndaj atyre që janë shërbëtor publik. Një thirrje për të bërë më mirë e më shumë për t'iu përgjigjur qytetatrëve me më shumë profesionalizëm kërkesave. Motoja jonë është bëjë diçka më mirë sot nga sa e ke bërë dje, dhe jemi koshientë që nëse nuk përmirësojmë përditë veten tonë, atëherë qytetarët nuk kanë se si të mos jenë të kënaqur me ne", përfundoi Shalsi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hahaha: 28/09/2020 14:29

    hahahaha na knaqe o shals. Si po te shkon mbjellja e flokvee mire, kujdes se mos te vjen steka e rames dhe te heq paruken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë