'S'jemi rivalë, por bashkë me qeverinë në betejë'! Rama poston fjalimin e liderit të opozitës portugeze: Kështu i shërbehet popullit (VIDEO)

'S'jemi rivalë, por bashkë me qeverinë në betejë'! Rama poston fjalimin e liderit të opozitës portugeze: Kështu i shërbehet popullit (VIDEO)

TIRANE-Epidemia nga koronavirusi nuk ka mjaftuar për të ndaluar luftën politike në Shqipëri. Akuzat nga Partia Demokratike kundër qeverisë kanë qenë të shumta lidhur me paketën ekonomike, tenderat, por edhe masat për përballimin e situatës. Përballë kësaj situate, kryeministri Edi Rama ka sjellë shembullin e opozitës në Portugali, e cila ka lënë pas ndasitë duke mbështetur qeverinë kundër armikut të vetëm në këtë gjendje; koronavirusi.

'Për mua në këtë betejë, nuk është qeveria e partisë rivale, është qeveria e Portugalisë të cilën të gjithë duhet ta ndihmojmë në këtë momentet, duhet ta mposhtim këtë fatkeqësi. Ne sot nuk jemi opozitarë por bashkëpunëtorët tuaj.

Në këtë moment duhet të jemi të gjithë ushtarë të gatshëm për të ndihmuar në këtë betejë. Të ndihmojmë që Portugalia të fitojë me sa më pak humbje. Zoti Kryeministër keni bashkëpunimin e opozitës, do të ndihmojmë me çfarë mundemi. Ju uroj kurajo, nerva dhe shumë fat. Sepse fati juaj është fati ynë' tha lideri i opozitës në Portugali. 

Kryeministri Edi Rama ka postuar videon nga fjala e liderit të opozitës në Lisbonë ndërsa shkruan se "Ja si flet opozita kur i shërben sinqerisht vendit dhe popullit, në këtë luftë që ka përfshirë mbarë botën në mbrojtje të jetës së njerëzve".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lisbona: 11/04/2020 09:25

    Na nxirr edhe fjalimet e k.ministrit portugez dhe krahasoji me te tuat o karagjoz kryeminister. Psikopat!

    Përgjigju
  • Rrema: 11/04/2020 00:46

    SHEMBULL Me shkodren Per INAT qe si dhate voten rilindjes MULLIXHIJU Rama do tju a................ me gjithe voltanen se Me Belinden Elisen eshte I merzitur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027