'S'ka anulim të Lojërave Olimpike 2020', organizatorët: Zhvillimet sipas planit, ja si do të procedohet për t'u mbrojtur nga korona

1582782866_431bbeb8fc6c404e8560200a6b069d32.jpg

Frika nga koronavirusi nuk do të pengojë ngritjen e pishtarit të lojërave Olimpike, por do të zvogëloj përmasat e evenimentit.

Kështu është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i komitetit organizator, Toshiro Muto, i cili ndër të tjera thekson se: “Nuk ka plane për të anuluar ngritjen e flakës Olimpike, pishtarin ikonik i së cilës do të përshkoi gjithë Japoninë për të arritur më pas në destinacionin përfundimtar të saj që është Tokio ku dhe do të zhvillohen Lojrat 2020”.

Stafeta për mbajtjen e pishtarit do të fillojë më 26 Mars ashtu sikurse ishte planifikuar.

Toshiro Muto, tha që komiteti ishte duke marrë masa për zhvillimin e evenimentit sportiv pa rritur rrezikun e infektimit të pjesmarrësve me koronavirus dhe se po merrej parasysh zvogëlimi i ngjarjeve dhe numrit të spektatorëve gjatë ngritjes së flakës.

Komiteti organizativ zhvilloi një provë për ngritjen e flakës më 20 shkurt, ndërkaq  përgatitjet për Lojërat Olimpike po vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar.

Muzeu Olimpik i Japonisë, i cili është ndërtuar pranë Stadiumit Olimpik në Tokio, është mbyllur deri më 16 mars në pritje të udhëzimeve të reja nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi ul ritmin në Kinë, shënohet rekordi me nivelin më të ulët të vdekjeve në 3 javët e fundit, 8 fëmijë të infektuar në Itali


b.l./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nga e hëna duhet leje për të dalë nga shtëpia, a është ky një vendim i duhur i qeverisë?