'S'ka kryer shkelje dhe ka bërë njoftimin në kohë'/ Pas 2 javësh i pezulluar, kthehet në detyrë, kolegu i policit që qëlloi Klodjan Rashën

'S'ka kryer shkelje dhe ka bërë njoftimin në kohë'/ Pas 2 javësh i pezulluar, kthehet në detyrë, kolegu i policit që qëlloi Klodjan Rashën

Polici Nevaldo Hajdaraj dhe i riu Klodjan Rasha

TIRANË- Erion Gjore, kolegu i Nevaldo Hajdarajt, efektivit që mori jetën e Klodian Rashës pasi e qëlloi për vdekje është rikthyer në detyrë dy javë pas ngjarjes që tronditi vendin. Lajmi konfirmohet për Report TV nga gazetari Sokol Dema.

Nga verifikimi mësohet se nuk ka kryer shkelje dhe ka bërë njoftimin sapo e qëlloi 25-vjeçarin.

Klodian Rasha u vra në ngjarjen tragjike të mëngjesit të datës 8 dhjetor, kur 25 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj. Ngjarja e rëndë solli reagime dhe protesta të shumta, të cilat degjeneruan në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje dha dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe në vendin e tij u emërua Bledi Çuçi. Ndërkohë, që pak ditë më parë, qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujorProkuroria ka mbyllur hetimet dhe ka konkretizuar akuzën për policin Nevaldo Hajdaraj duke e çuar atë përpara drejtësisë nën akuzën për "Vrasje me dashje", teksa SHÇBA ka nisur një hetim administrativ në repartin 'Shqiponja' ku do të bëhen hetime që  nga rekrutimi deri te veprimet policore. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RAFA: 26/12/2020 10:32

    Z Niko e ke shume gabin qe dhoni se mire beri polici qe e vrau dhe fajsoni prindin se nuk ka edukuar femijen per pjesen tjeter te jap te drejt qe pranuan lek nga shteti kjo esht vrasje per te here te dyte per Klodjanin turp per ate baba

    Përgjigju
  • Niko: 26/12/2020 00:44

    Per at vrasje Polici nese ka zbatue rregullat policore qe ne raste te tilla ikje ti ket kryer te gjitha ligjet me rregull nuk jet fajtor nese ka deshmi per kryrjen e rregullave Fajtor esht dhe si u duk babaj i pa edukat t viktimes se po ta kishte edukuar djalin si duhet sot do ta kishte pran por ky gomar plak shet djalin e shet vajzen e se preket as pak si mundi te pranoj lek per djak ma komentoni ju lutem

    Përgjigju
    • nikopeleshi: 26/12/2020 11:36

      o niko , zoti mos tsprovoft me kshu gjonash se ath e shef ti rregulloren e lekt e tgjitha , po plus ksaj thuj ti sje atje nmes t hajdutve dhe kriminelave dhe planeve si bejn dhe me at injorancen tate del n at lloj konkluzioni .. dil naj her jasht shtetit tu boft vllai , se qeke shum drras ka llogjika .. mvje keq qe ka njerz me llogjik si puna jote

    • Hajdar: 26/12/2020 09:42

      Ej malok ne emrin Niko ? Po ku u bëre ti o m.q. të merresh me ekspertiza. Shiko se mos të ka ngel ndonjë morr në jakë.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull