'S'ka pasur angazhim'! Ademi-Ramës: E moshuara vdiq nga neglizhenca, shkodranët asnjë lek! Lleshaj: Je e paaftë, lëri llafet, pastro rrugët

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzoi sot se nuk ka pasur angazhim të plotë dhe mirëkuptim maksimal për zbatimin e masave të marrë kundër përhapjes së koronavirusit. Ademi u përgjigj duke akuzuar se e moshuara 80-vjeçe e infektuar ndërroi jetë në datë 4 prill për shkak të neglizhencës. Për të shkëputur zinxhirin e infektimeve, kryebashkiakja kërkoi që të rriten testimet, ndërsa referuar paketës së ndihmave, tha se për 250 mijë banorë erdhën vetëm 200 pako në Shkodër.

"Të dashur bashkëqytetarë! Sot Edi Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin pa spaleta që ka vënë në krye të Ministrisë së Brendshme për të sulmuar shkodranët.

Dështimin e tij edhe në menaxhimin e një situate të rrezikshme dhe që lidhet direkt me jetët e shqiptarëve, Rama po përpiqet t’ua hedhë qytetarëve të Shkodrës.

Është një strategji e ulët e qeverisë, deri në kriminale, të cilën unë e kam denoncuar publikisht prej ditësh.

Kryeministri, përmes ministrit të tij të brendshëm, po mundohet të fshehë dështimin në hetimin epidemiologjik dhe në testimin e qytetarëve, në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Është botërisht e ditur se në këtë situatë, as përsa i përket testimit e as hetimit epidemiologjik, e as sistemit shëndetësor, bashkitë nuk kanë asgjë në dorë.

Bashkia e Shkodrës ka bashkëpunuar dhe ka bërë gjithçka që ka në dorë, në mundësitë e kapacitetet e veta, për lehtësimin e barrës së COVID-19 për qytetarët e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë atë pa ndërprerje.

Shkodra është një nga qytetet që me qytetarinë e vet ka bërë dhe po bën përpjekjen e saj për respektimin e masave të distancimit social, pavarësoisht problemeve shumë të mëdha ekonomike.

E pa sot në tregun e Rusit në Shkodër edhe Sandër Lleshaj, i cili e pranoi publikisht se ka më shumë shitës se blerës.

Rama e sejmeni i tij që kishte ardhur me një mision të caktuar politik në Shkodër, e dijnë mirë se janë familje të e familjarë që kanë patur kontakte me të infektuar, e të tjerë që prej ditësh kanë telefonuar numrin 127, dhe që u është refuzuar testimi.

Ai e di mirë se një person, të shtunën, ka humbur jetën në Spitalin e Shkodrës, pa mundur as të dërgohet në Tiranë për shkak të neglizhencës, duke ngjallur panik dhe pasiguri tek stafet mjekësore e pacientët e spitalit.

Edi Rama e di mirë se shkodranët nuk kanë marrë asnjë pagesë nga fondi i deklaruar për situatën e Fatkeqësisë Natyrore, u është shkurtuar numri i familjeve me ndihmë ekonomike, iu dha vetëm një muaj ndërsa iu premtuan dy muaj pagesë, u janë sjellë deri tani 200 pako ndihmë ushqimore për 250 mijë banorë.

Shkodranët e panë me sytë e tyre se, me urdhër politik, Këshilli Bashkiak monist, nuk miratoi paketën e lehtësive financiare të propozuara nga ana ime. Prandaj, iu bëj thirrje publike të mos përdorë ministrin e tij të brendshëm për të sulmuar qytetarët e Shkodrës.

Nëse qytetarët në Shkodër nuk do të respektonin masat kufizuese ashtu siç u përpoq sot ta faturonte Rama edhe Lleshaj, ath kryeministri dhe i gjithë shteti nuk do të merreshin tre ditë me Tregun e Kombinatit në Tiranë.

Nuk ka nevojë që Rama të shpikë ndonjë armik tjetër. Për Shkodrën, shkodranët e shqiptarët armiku i vetëm është i mjaftueshëm COVID-19.

Siç e kam kërkuar disa herë, edhe sot kërkoj që të rritet numri i testeve për qytetarët, për të identifikuar dhe shkëputur zinxhirin e infeksionit në Shkodër. Po kaq emergjente është edhe mbështetja financiare dhe ushqimore, pasi qytetarët janë në vështirësi të sigurimit të bukës së përditshme.

Kam ofruar dhe ofroj edhe sot të gjithë bashkëpunimin për tejkalimin me sa më pak probleme të situatës së rëndë të pandemisë, edhe pse deri sot gjithçka ka rënë në veshin e shurdhër të qeverisë.

Te dashur bashkëqytetar, Bëj thirrje që të respektohen të gjitha kufiizimet e vendosura, që të dëgjohet zëri i mjekëve dhe i profesionistëve, të bëjmë të gjithë bashkë që këtë situatë, që ta kalojmë pa pasoja për Shkodrën dhe gjithe Shqipërinë.

Për qeverinë e përsëris një lutje: T’i vijë në ndihmë qytetarëve të Shkodres. Të mundësojë testimin e cilido që ka patur kontakte me personat e infektuar apo që raporton simptoma të ngjashme me Covid – 19, të bashkëpunojë me institucionet lokale për të përballuar pasojat e kësaj krize dhe të mbështesë qytetarët në nevojë dhe biznesin e Shkodrës" tha Ademi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Lleshaj i përgjigjet Ademit: E paaftë, lëri llafet, hiq lakrat nga rrugët, pazari në Shkodër si në Kandahar

Sandër Lleshaj ka reaguar duke iu përgjigjur kryebashkiakes Voltana Ademi e cila e sulmoi pas vizitës që ministri i Brendshëm zhvilloi sot në Shkodër për të parë nga afër situatën mbi zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. "Kryebashkiakja e Shkodrës e lexoi jo pa vështirësi një deklaratë të panevojshme, për të shitur si politike, paaftësinë e saj për të bërë disa detyra bazike në shërbim të qytetarëve të saj. Shkodra sot nuk ka nevojë për politikë, por për pastërti dhe qytetari nga të gjithë. Pazaret skandaloze, që ngjajnë me ato të Kandaharit, nuk i bëjnë as nder dhe as dobi kryeqendrës sonë të Veriut. Eleminimi i tyre kërkon vetëm pak vullnet, por në radhë të parë sy për të parë.

Edhe pse pa mandat, kryetarja e harruar në zyrë duhet të justifikojë të paktën pagën që megjithatë merr. Situata në Shkodër është ulëritëse dhe qytetarët shkodranë janë frikshëm të ekspozuar ndaj rrezikut të epidemisë. Zonja Ademi të dalë dhe të heqë lakrat, barishtet e plehrat gjithfarë që kanë zënë rrugët e trotuaret. COVID-19 është sfida e përbashkët dhe rrugët e këtij armiku të padukshëm duhet të bllokohen edhe në Shkodër, ku dorëzimi i papranueshëm i pushtetit vendor duket alarmant! Ne duam bashkëpunim dhe bashkëveprim. Ju lutem zonja Ademi mos humbni kohë me llafazanërira politike, por bëni punën tuaj dhe na thoni si mund t'ju ndihmojmë më shumë!" shkruan ai. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bela: 08/04/2020 02:08

    Para se te komentoni e shani,,, merrni makinen e beni nje vizite ne shkoder,,,eshte lene ne harrese,,shikoni ne internet fondin e bashkise te shkodres,,eshte shume i ulet,,gjendja atje eshte keq sepse edi rama nuk investon atje sepse nuk jane te majte,,,por eshte nje qytet i madh dhe duhet stimuluar puna,,kjo behet me investime jo me llafe,,1 miliard dollar duhen,,1 spital te ri ,,shkolla,,ambulanca,,cerdhe,,,rruga tirane-shkoder tre me tre korsi,,qyteti brenda do investime,,liqeni ..lumi bunes-drinit duan investme ,;urat po ashtu..punesimi i 100.000 shkodraneve...

    Përgjigju
  • Tosi: 07/04/2020 08:23

    Mallkuar qofte nena qe ka lindur kete laraske qe kakaris neper ekrane si Kejdi dhembacakallja e Nafije Fallxhores, dhe mallkuar qofte dita qe erdhi ne bashkine e Shkodres kjo sharebajge e shemtuar qe i lef dhe bytha dhe e katandisi bashkine e Shkodres si ajo e Kandaharit duke e mbajtur te pushtuar vendin e kryetares dhe duke lene popullin e Shkodres ne mes te nje rreziku te madh ne luften kunder salivirusit.

    Përgjigju
  • gol: 06/04/2020 20:07

    Shum e sakte thenja e ministrit!shih trotuaret e Shkoders si ne kandahar gjth policet Bashkiak veç dredhin zingjirin dhe parate nuk ju mungojne prej atyre tregtareve qe jua marrin perdite,ndersa ajo Biba kryetare s'ka site flasi ndryshe se njaq mend ka.

    Përgjigju
  • Flori: 06/04/2020 20:07

    Te paafte je ti dhe kryeministri yt qe lejoni te qendroj ne zyre dhe te drejtoj Shkodren Voltanes qe nuk ka mandat.Jeni ju fajtor qe nuk e nxirni nga zyra dhe mos ti lejoni te tallet me ju.Pse qeveria lejon nje Kandahar ne gjendje lufte?Sepse nuk jeni ne gjendje te zgjidhni nje kryetar bashkie.Leri perrallat dhe vepro sa nuk esht von per Shkodren dhe gjith Shqiperine

    Përgjigju
  • mirsada: 06/04/2020 19:56

    O pler Lleshi,meqe Shkodren e ke gjet Kandahar e ke ti ne dore shkarkimin e Voltanes.Jo vetem qe Rama yt e la ne detyre por ti po i lejon ta bej Shkodren si Kandahari duke e len ne detyre. Meqe e dashkeni kaq shum Shkodren dhe meqe po ju mbyt meraku shkarkoje menjeher dhe te mari drejtimin keshilli bashkiak socialist teresisht i lidhur me Voltanen per te nda tenderat.Jeni kaq qesharak sa as vet nuk dini cfar beni.Rama e holli dobicin ne ferra e tani i thot Shkodres mbajeni.Po policia qe nuk ben detyrat ku i merr rrogat?Kapni situaten ne dor sa nuk eshte vone se Shkodra mund te behet nje Wuhan i dyt nese vazhdoni luften politike kur populli po vdes.Shkarko Voltanen qe qendron ne zyre padretsisht dhe merr drejtimin e mos bej llafe kot.

    Përgjigju
  • Bela: 06/04/2020 19:51

    KAM QENE NE SHKODER ,,GJENDJA ATJE NUK ESHTE E MIRE ,,SHTETI NUK KA INVESTUAR NE SHKODER ,,,DUHEN 1 MILIARD DOLLAR INVESTIME,,,RRUGE PA VIZIM ME CA ROTULLAME TE RREZIKSHME ,,PA SEMAFOR,,ME URA JO TE SIGURTA,,,RRUGA NGA SHKODRA NE HAN TE HOTIT ESHTE E NGUSHTE DO TE PAKTEN 3 M ZGJERIM,,KURSE SHKODER -TIRANE DO RIBERE NJE AUTOSTRADE E RE ME TRE KORSI ME NDARJE NE MES,,, ESHTE LENE NE HARRESE SHKODRA KUR DUHEJ TE ISHTE NE QENDER TE VEMENDJES,,,KA SHUME URA,,KA BUNEN - DRININ,,QE DUHEN FRENUAR,,,1 MILIARD DOLLAR I DUHET SHKODRES TE VIJE NE VETE.....EDI RAMA HIDHI SYTE NGA SHKODRA ,ESHTE TURP TE LIHEN NE ATE GJENDJE.....

    Përgjigju
    • Genci: 06/04/2020 21:39

      1miliard dollar per Shkodren????? Are you crazy woman? Per Shkodren edhe 1milion dollar jane shume.Kujt i duhet Shkodra ,per ca hyn ne pune ose me sakte ca vlere ka sot. ASGJE

  • Zalli i Kirit: 06/04/2020 19:33

    Laknat i heq Voltana po prasin jo ate e ka ne qejf shume nuk nginjet kur e han

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 06/04/2020 19:17

    Ekipi i mjekeve te spitalit jane shkodrane?ata neglizhuan per plaken qe nderroi jete?po tregjet kush do ti sistemoje?kryeministri?po ti per cfare paguhesh?nese nuk di bej nje xhiro ne tirane ,tako erjonin.nese nuk ta pret kungulli,hiq dore nga ajo pune.nese e ben me qellim duhet te paguash.kjo eshte me afer te vertetes sepse ne qytetaret te kemi ndjekur sot e 20 dite.vetem politike te qellimeshme ke bere.me varrimet tregjet,dizinfektimet,zbatimin e rregullave ne qytet merret bashkia ne bashkepunim me organet e tjera.por ti nuk ke kohe.ti merresh vetem me thirrje per mosrespektim te regullave.per rrjedhoje fajtore kryesore je ti,e para dhe pas teje bardh spahia.

    Përgjigju
  • Shaban: 06/04/2020 18:01

    e ka mire zoja voltane. Te mblidhen te sheshi e ta diskutojne e te puthen e perqafohen per fitoren e ardhme.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 06/04/2020 18:00

    Ik moj aman se nuk degjohesh me.na hape barkun

    Përgjigju
  • Vucicdoli: 06/04/2020 17:57

    menjen ke leket e ka kjo

    Përgjigju
  • YYY: 06/04/2020 17:42

    Cfare gerdalle!

    Përgjigju
  • Cubi: 06/04/2020 17:24

    Leri llafet aman se kur flet ti te perzihen zorret. E para ty me ta shtruar CUBI i gjate me florinj perseri sdo te te pelqej. E dyta nuk eshte koha te besh politiken e shqupit,por bej punen qe te eshte ngarkuar ( ngelur) ne dor padshje ne sherbim te popullit. Dhe e treta me vjen rend ta them por shkodra qe e kemi mbajtur per djepin e kultures po na tregon nje injoranc te papare. Sot kur 90% e popullit eshte solidarizuar me masat e domosdoshme te ndermarrura nga qeveria populli i shkodres nuk bejn gjen elementare,distancimin social. Mir qe veten e tyre se duan por ctaksirat kan te tjeret te infektohen. TURP,!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete