S'ka vetëshërbim, tavolinat me distancë 2 m/ Nga sot hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave! (Protokollet e sigurisë)

TIRANË- Nga dita e sotme qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të konsumojnë një kafe në ambientet e brendshme të lokaleve! 1 tetori shënon hapjen e ambienteve të mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave, pas rreth 7 muajsh të mbyllura. Megjithatë, hapja e tyre do të bëhet nën masa të rrepta sigurie.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike protokollet e sigurisë që duhet të zbatojnë këto biznese. Në protokoll thuhet se në ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve duhet të ketë një korridor të dedikuar për klientët deri në arkë dhe një korridor për daljen nga ambienti në mënyrë që klientët të mos 'përplasen' përballë mes tyre.

Nuk ka më vetë-shërbim, ndërsa lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht. Duhet garantuar distanca 1.5 metër mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra në të gjitha drejtimet.

Nëse pagesa bëhet në arkë duhet vendosur një xham peçigllazi midis punonjësit dhe klientit Pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e bareve dhe restoranteve duhet të jetë në mënyrë të përsëritur disa herë në ditë, që nga ambientet deri tek dorezat e dyerve, tavolinat, tabakatë dhe çdo sipërfaqe tjetër. Ajrosja e tyre duhet të bëhet në mënyrë natyrale 5 herë në ditë dhe dezinfektim total të paktën 3 herë, në hapje të aktivitetit, gjatë ditës dhe para mbylljes së tij.

Asnjë personel nuk do të lejohet të punojë më temperaturë 37.5 dhe secili prej tyre është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar. Për çdo simptome të shfaqur duhet lajmëruar mjeku i familjes ose 127, ndërsa mbajtja e maskave është e detyrueshme për personelin.

Sa i përket pishinave të mbyllura, ajo që theksohet është se evidentimi qoftë edhe të një rasti të vetëm në strukturat e tyre do të sjellë mbyllje të aktivitetit, pavarësisht hetimit epidemiologjik. Ato do të funksionojnë me orar dhe numri i frekuentuesve do të përcaktohet në varësi të hapësirës së biznesit.

( Kliko këtu ) Udhëzuesi i plotë për masat anti-COVID në lokale e ambiente të mbyllura

( Kliko këtu ) Udhëzuesi i plotë për masat anti-COVID në pishinat e mbyllura

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 01/10/2020 18:24

    Po te jete per restorantet , vetsherbimi ka nje fare sensi sepse oferta eshte e ndryshme ne dite te ndryshme dhe per disa hotele luksi vetsherbimi eshte pjese e paketave te sherbimit ku klienti zgjedh nga menyja e shtruar.Ajo qe duhet ndaluar eshte perhapja e kafeneve me vetsherbim , tendenca me idiote e ketyre koheve , nuk perben sens te mbash rradhen per nje filxhan kafe ne nje lokal ku mund te sherbeht mjaf mire me kamerier me maske si kudo,keto lokale duhet te mbyllen urgjentisht nese do ta praktikojne vetsherbimin,ose te gjobiten kjo lloj kulture do ta shperndante virusin, ne pergjithesi kjo lloj kulture duhet te marre fund

    Përgjigju
  • Kafsha 2: 01/10/2020 07:39

    Menu Elektronike..!!?? O zot ca do degjojme nga Te Paditurit!!

    Përgjigju
  • Dj Trofta: 30/09/2020 22:06

    o sa mire..me ne fund shyqyr..ishalla vetem nuk vendosin muzik se na piu e zeza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS