Report TV siguron dosjen, zbardhet dëshmia e babait të Jonadës që u godit për vdekje nga skafi në Himarë: Hyri me shpejtësi skëterrë e më ndau me vajzën

“Erdhi me shpejtësi skëterrë dhe më ndau nga vajza”.

Është ky rrëfimi i të atit të 7-vjeçares së ndjerë Jonada Avdia, në dosjen e zbardhur nga Report Tv ku shfaqen dëshmitë në lidhje me ngjarjen e rëndë të 2 gushtit.

Në dosjen e siguruar nga gazetari Sokol Dema, i ati i Jonadës, Bledar Avdia, rrëfen detaje rreth asaj dite, ku kishin shkuar familjarisht në plazhin e Potamit.

Në dosje thuhet se Arjan Tase ndërsa drejtonte gomonen, e pajisur me dy motorë të jashtëm, ka goditur me helikat e motorëve dhe i ka shkaktuar vdekjen, shtetases së mitur që ndodhej në afërsi të bregut të detit duke u larë, Jonida Avdia.

Në dosje theksohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë bregdetare që është kategorikisht i ndaluar kalimi i mjeteve lundruese.

Dëshmia e babait të Jonadës, Bledar Avdia tregon se familja Avdia bashkë me të afërm të tyre, një ditë më parë janë akomoduar për pushime verore në një hotel në Potam. Mëngjesin e datës 2 gusht, familja ka dalë në plazh. Rreth orës 14.00 Bledar Avdia shpjegon se ndërsa ka qenë duke u larë bashkë me vajzën në afërsi e bregut, ka pare një skaf me dy persona në bord, qe ka zbarkuar në breg. Pasi ka zbritur një person, më pas në bord kanë hypur dy burra, një grua dhe dy fëmijë. Bledar Avdia shpjegon se shoferi i mjetit lundrues (Arjan Tase), pasi ka kaluar litarin me piketa, ka shkuar në drejtim të tyre dhe është futur me një shpejtësi “skëterrë” duke përçarë atë dhe vajzën, për të marrë kthesën, ka goditur me motorët vajzën e tij, duke i shkaktuar prerje në gjithë trupin.

“Rreth orës 14:00, ndërsa isha duke u larë së bashku me vajzën në afërsi të bregut, pashë një skaf me ngjyrë të bardhë, me dy persona në bord. Skafi parkoi  në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që prej andej zbriti një vajzë. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi skëterrë dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe mjeti lundrues goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë në të gjithë trupin. Pashë që mjeti u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin dhe duke ardhur në breg", tregoi ai.

Bledar Avdia ka bërtitur dhe ka parë që drejtuesi ka tentuar të largohej, por më pas është kthyer ka ndalur skafin në breg.

Në dëshminë e kushëririt të viktimës, Emiliano Zeqirllarri, thuhet se Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bërtasin “ndalo se e vrave", por mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. 

“Po laheshim në det dhe një mjet lundrues i madh u afrua. Në kohën që mjeti mori njerëz në breg, goditi fëmijën me helika. Unë dhe të gjithë njerëzit që ishin në  breg bërtisnim: ‘Ndalo se e vrave’. Por mjeti lundrues vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra dhe e nxora Jonadën e pajetë. Ishte pa asnjë shenjë jete”, ka thënë ai.

Një pushuese që ndodhej atje, Silvana Malaj ka dëshmuar se rreth orës 14.00 ka qenë në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji në momentin e ngjarjes. Ajo ka parë se pas tyre ndodhej je skaf që po rrotullohej, e që gjendej në afërsi të bregut. Malaj thotë se njerëzit bërtisnin që skafi të ndalonte, përpara se të ndodhte përplasja me helikat.

“Situata doli nga kontrolli. Pashë që skafi goditi vajzën e vogël dhe babai i vajzës bërtiste që ta ndalonte. Pashë njolla gjaku që krijuan vija deri në kapakun e motorit”, tregoi ajo.

Prokuroria e Vlorës, bëhet me dije se replikon me qëndrimin e policisë, që e referoi për vrasje nga pakujdesia.

“Kjo vepër shfaqet në formën e pakujdesisë dhe të neglizhencës apo vetëbesimit të tepruar. Në rastin konkret, vdekja e Jonadës ka ndodhur në një zonë që është kategorikisht e ndaluar për lejimin dhe kalimin e mjeteve lundruese”.

Në dosje thuhet se dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës krijojnë dyshimin e arsyeshëm se Tase ka qenë duke drejtuar mjetin lundrues me shpejtësi të lartë. Fëmija, sipas ekspertëve kriminalistë pësoi dëmtime të shumta në trup, në kokë, në sup, bark, gjoks dhe brinjë dhe në gjymtyrët e poshtme.

Sot, Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish shefin e Komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Në seancën gjyqësore, Tase nuk ka kundërshtuar masën e sigurisë dhe i ka kërkuar falje familjes së të miturës dhe policisë së Shtetit. “Ngushëllime familjarëve, falje policisë së shtetit”, ka thënë Tase. Gjithashtu në dëshminë e tij ka thënë se nuk donte të ndodhte, por nëse do të rrotullonte skafin në anën e kundërt, mund të kishte vrarë familjen e tij pasi në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët.  Ndaj tij rëndon akuza 'vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte' , vepër që dënohet 15 deri 20 vjet burg. 

Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit. E mitura po lahej në det kur u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:57
“Skafi po rrotullohej në breg, bërtitëm të ndalonte”, pushuesja dëshmon për ngjarjen e rëndë në Potam

Në dosjen e zbardhur nga Report TV me dëshmitë për rastin për rastin e Arjan Tases, i cili përplasi për vdekje me skaf një 7-vjeçare në Potam, është edhe një pushuese, e cila tregon detaje të reja.

Silvana Malaj rreth orës 14.00 ka qenë në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji në momentin e ngjarjes.

Malaj ka parë se pas tyre ndodhej je skaf që po rrotullohej, e që gjendej në afërsi të bregut.

Bashkëshorti i ka kërkuar që lajmëronte policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilte nga uji, kjo shtetase shpjegon se ka dëgjuar njerëzit që po bërtisnin dhe pasi ka kthyer kokën ka parë skafin ngritur në mënyrë vertikale dhe aty tregon se situata ka dalë nga kontrolli.

Më pas, Malaj ka parë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babi i vajzës bërtiste që skafi të ndalej.

Ora 17:44
Dosja/ ‘Ndalo se e vrave’, dëshmia e kushëririt të 7-vjeçares Jonada Avdiaj: Iku pa dhënë asnjë ndihmë

1659507202_1.jpg

Në dosjen e Prokurorisë për ngjarjen tragjike të Himarës, ku u godit për vdekje 7-vjeçarja, Jonada Avdia, është zbardhur edhe dëshmia e Emiliano Zeqirllarrit, kushuri i vajzës së mitur. Ai ka thënë se Bledar Avdia bashkë me vajzën Jonada po laheshin e breg te detit dhe në një moment. Emiliano ka parë ardhjen e një mjeti lundrues të madh ne disa persona në bord.

Në kohën që mjeti lundrues ka marrë njerëz në breg dhe o është futur përsëri në det shtetasi Emiliano shpjegon se mjeti lundrues ka goditur të miturën me helikat e motorëve. Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bërtasin “ndalo se e vrave, mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Ne këtë kohe Zeqirllari ka hyrë në det dhe e ka nxjerrë të miturën pa shenjë jete.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me nismën e PS për të larguar nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish-sigurimit?



×

Lajmi i fundit

‘Më tha hajde se nuk do të bëjë gjë, pastaj më nguli thikën’, konflikt mes dy të rejave në Greqi! Shqiptari i la takim gruas dhe të dashurës në të njëjtin vend

‘Më tha hajde se nuk do të bëjë gjë, pastaj më nguli thikën’, konflikt mes dy të rejave në Greqi! Shqiptari i la takim gruas dhe të dashurës në të njëjtin vend