'S’kam armë, por mund të vras! Vdes për grumbullimet e njerëzve ku më çon ti'! Koronavirusi 'flet' me njerëzit që ato ta dëgjojnë

Koronavirusi është cilësuar si armiku i padukshëm, panjohur por që vepron me një egërsi të lartë dhe në mënyrë tepër të shpejtë duke shënuar viktima dhe të infektuar në të gjithë botën. Mënyrat e sensibilizimit ndaj COVID-19 kanë qenë të shumta, por shumë njerëz ende nuk janë ndërgjegjësuar për rrezikun e tij.

Për këtë arsye koronavirusi zgjodhi të 'flasë vetë' dhe t'i drejtohet të gjithë njerëzimit me një mesazh që dhe 'të fortët dhe sypatremburit' që shëtisin rrugëve si të ishin në festë, ta kuptojnë se kush është virusi në të vërtetë.

Kryeministri Rama publikoi videon sensibilizuese për të bërë pikërisht këtë ballafaqim mes njerëzve dhe virusit dhe të kuptojnë se cilat janë mjetet për ta luftuar armikun e paftuar

Mesazhi i Koronavirusit

Si të njoha ty, po jam i fuqishëm, s’kam armë por mund të vras. S’kam këmbë por lëviz më shpejt se ti. S’kam duar por mund të kapem kudo. Je i madh por je i dobët.  Ke sy por s’më sheh dot. Ke veshë por s’më dëgjon. Ja pra ku u njohëm .

S’kam shtëpi dhe asnjë vend ku të shkoj. Duhet të lëviz dhe kam udhëtuar nëpër botë. Kam qenë në Kinë, Itali, Kore të Jugut. Dhe tani jam në vendin tënd. Ti ke një shtëpi, por nuk të rrihet aty. Mund të punosh nga shtëpia, por nuk do që ta bësh. Mund të shohësh TV, por as rehat nuk të rrihet.

Dhe shkon e del nga shtëpia , sepse ne të dy jemi njësoj. Të pëlqen të takosh njerëz , prandaj mblidheni. Ah sa më pëlqejnë ato mbledhje, se  mund të takoj njerëz. Kështu të takova edhe ty. Faleminderit që më takove me miqtë, komunitetin dhe kombin tënd.

Faleminderit që më more në shtëpi tek familja dhe të afërmit e tu. Tani ti e di se jam i rrezikshëm. Do të më vrasës po je i pafuqishëm. Do që të zhdukem, por s’ke si e bën. Sepse unë jam një virus dhe jam i pamposhtur. Sepse ti je njeri dhe je delikat. Ja një sekret i vogël që mund të ndaj me ty. Mund të më vrasësh me lehtësi. Nëse ti rri në vend dhe unë rri në vend.

Nëse ti rri në shtëpi unë mbetem jashtë. Kur I gjithë qyteti është I zbrazët edhe unë ndihem bosh. Po s’pata kë të takoj mua më mbyt vetmia. Së shpejti unë do mërzitem dhe unë mërzitem për vdekje. Mjaft transportuat COVID-19. Qëndro në shtëpi, qëndro i sigurt, qëndro i shëndetshëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 01/04/2020 19:40

    Vec Birisha e kall koronavirusin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas