"S'kam besim tek ju!" Rama-ndërtuesve: Me supervizor nga shteti mbi kokë, do rindërtoni një më një pallatet

Kryeministri Edi Rama ka takuar pasditen e sotme ndërtuesit e pallateve që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Kreu i qeverisë tha se këta ndërtues duhet të fillojnë të rindërtojnë të gjitha pallatet që nuk i rezistuan tërmetit dhe pësuan dëme që i kthyen godinat në rrezik për banorët. Për të pasgur garanci se të gjithë rregullimet do të bëhen me cilësinë e duhur, Rama tha se ky proces do të monitorohet nga shteti, me supervizorë të veçantë për të gjitha godinat e dëmtuara që do të rindërtohen nga pronarët. Rama tha se do të jetë detyrë e prokurorisë të ndjek penalisht ndërtuesit që i kanë bërë strukturat në mënyrë abuzive.

"Nuk dua të zgjatem me situatën, sepse ju e dini vetë. Por minimumi që ju takon secilit prej jush është që të rindërtoni atë që ka shkatërruat tërmeti dhe ju. Dëmet i ka shkaktuar tërmeti, por të gjitha rastet kur struktura e pallatit rezulton të jetë e padëmtuar, atëherë është një lehtësim i madh në aspektin e përgjegjësisë, por të gjitha rastet nëse do ketë të tilla për pallate të ndërtuara pas '90 që do të shemben, investitorët, ndërtuesit, konstruktorët do t'i çojmë për ndjekje penale. Pastaj do vendosë gjykata dhe jo qeveria, por ajo që unë mendoj që ata ndërtues janë për burg, por ne na takon që t'i përcjellim para Prokurorisë dhe Gjykatës. Ndërsa kur kemi të bëjmë me një dëm sipërfaqësor, ju takon ju ta riparoni dëmin, duke pasur në konsideratë standartet teknikë që do i vendosin institucionet tona. Muret të riparohen plotësisht dhe ku ka dëme të tjera. natyrisht që nuk është as dëshira dhe as qëllimi jonë që të shtojmë rreshtin e njerëzve që do të shkojnë në ndjekje penale, nëse nuk do e bëni vetë do të thotë që do e bëjnë taksa paguesi, dëm i dyfisht ekonomik, Dhe për këtë dëm do ndiqet penalisht dhe me shumë gjasë do shkojë në burg. Ngrini kantierët menjëherë, do nisni ndërtimin menjëherë do lehtësoni njerëzit. Nuk dua ta di kush është situata ekonomik,e po ju them vetëm kaq. Shifni ato që keni dhe ndërtoni ato që janë dëmtuar, sesa të nisni ato të tjerat dhe të humbni lirinë. Po i bie shumë shkurt. Që nesër, Bashkia është në dispozicionin tuaj. Hajdeni dhe objektet që do marrin dritën jeshile nga inspektimi ndërkombëtar, nisni ndërtimin menjëherë. Nuk po them për dëmet brenda shtëpive jo, por dëmet e godinë po. S'ndjej asnjë keqardhje për ju. Sot ka mënyra të ndryshme, është puna e juaj. Ne do t'ju japim standardin, do ju vëmë supervizorin në kokë, se s'kemi besim. Pastaj prokurori ka punën e saj. Ne  s'do ta lëmë pa bërë këtë punë, por i bie që të marrim lekët e taksave dhe nuk shkon kjo punë. Mos kurseni, mos kujtoni se mund të ikni dhe s'do jepni llogari nesër. Ia keni detyrim këtyre njerëzve dhe familjes suaj", tha Rama.


Lajmi kryesor:

MOBILIZIMI/ "S'kam besim tek ju!" Rama- ndërtuesve: Me supervizor nga shteti mbi kokë, sipas standartit tonë!


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lunin, heroi i Real Madrid në 'Etihad'! Portieri i hap telashe Ancelottit

Lunin, heroi i Real Madrid në 'Etihad'! Portieri i hap telashe Ancelottit