Skandal në Bruksel, festa e diplomatëve shndërrohet në orgji

Skandal në Bruksel, festa e diplomatëve shndërrohet në orgji

Eurodeputeti József Szájer

József Szájer, i cili njoftoi dorëheqjen e tij si eurodeputet të dielën, ka pranuar të jetë politikani në qendër të skandalit të festës seksuale në Bruksel, që ndodhi të premten e kaluar në mbrëmje.

Sipas BBC një festë me drogë, alkool dhe seks u organizua në një lokal në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, besnik i kryeministrit Viktor Orban, i cili konfirmoi praninë e tij.

Natën midis 27 dhe 28 Nëntorit, një festë e ndaluar, e bazuar në drogë, alkool dhe seks u organizua në Bruksel, pavarësisht bllokimit. Kjo u raportua nga policia belge, duke deklaruar se festa, e cila u zhvillua në një lokal, përfundoi në orgji.

Mes pjesëmarrësve, disa prej tyre diplomatë dhe zyrtarë të Komisionit të BE-së, është edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, një nga themeluesit e partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Ishte vetë Szajer ai që doli dhe konfirmoi praninë e tij, pasi zërat për përfshirjen e tij filluan të qarkullonin në mediat hungareze. “Unë isha i pranishëm”, pranoi ai, duke nënvizuar se nuk e përdori drogën e gjetur në dhomë: “Policia pretendon të ketë gjetur një pilulë ekstazi, por nuk është e imja”.

Deputeti shtoi se i vinte keq që kishte shkelur kufizimet anti-Covid”, para se t’i kërkonte falje kolegëve, votuesve dhe familjes.

Policia bastisi lokalet, të vendosura në qendër të kryeqytetit, duke arrestuar 25 persona. Sipas mediave belge, njëri nga të pranishmit u arratis. Do të ishte pikërisht eurodeputeti hungarez, i cili më vonë do të përfitonte nga imuniteti i tij.

Szájer njoftoi pa asnjë paralajmërim dorëheqjen si eurodeputet të dielën. Ai tha në deklaratën e tij të martën se ishte një hap i gabuar dhe personal i tij. Ai shtoi: “Unë kërkoj nga të gjithë të mos e shtrijnë atë në atdheun tim, ose në komunitetin tim politik.”

Szájer është një anëtar i vjetër i Fidesz, i cili ndihmoi në hartimin e kushtetutës së vendit. Ai shërbeu si kreu i delegacionit Fidesz në Parlamentin Evropian dhe anëtar i komitetit të punëve të jashtme të asamblesë.

Qeveria hungareze ka kundërshtuar të drejtat e LGBT javën e kaluar, ku së bashku me Poloninë, shprehën kundërshtim të fortë ndaj një plani të barazisë gjinore për politikën e jashtme të BE-së që kërkon të forcojë të drejtat e grave, vajzave dhe LGBT në të gjithë botën duke “sfiduar normat gjinore dhe stereotipet”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak