Skandal në Dibër, mbetjet spitalore hidhen përgjatë rrugës nacionale (VIDEO)

E gjithë rruga nacionale nga qyteti i Peshkopisë e deri në Maqellarë është e pushtuar nga mbetje të ndryshme, duke filluar nga mbetjet inerte tek ato spitalore. Ajo që e bën shumë shqetësues këtë problem është hedhja e mbeturinave spitalore po në të njëjtin vend me mbetjete e tjera. Siç shihet qartë edhe nga pamjet mbetje të rrezikshme spitalore janë në ambient të hapur. Ndonëse ka një procedurë dhe fond të veçantë për asgjësimin e mbetjeve spitalore, në Dibër ato hidhen në ambient të hapur duke u bërë një rrezik i madh për banorët.

Këta të fundit thonë se mbeturinat nuk pastrohen në zonat urbane, ndërsa rruga nacionale është totalisht e braktisur në këtë drejtim. Ata ngrejnë alarmin për mbetjet spitalore të cilat rrezikojnë fëmijët nëse i prekin ato.

"Ata janë problem për të gjithë. I hedhin makinat që bëjnë lëvizje nga qyteti në fshatrta këtej. Është problem se mund t'i preki ndonjë fëmijë." shprehet një banorë i zonë.

"Shumë është problem po s'kemi çfarë të bëjmë. S'ka kush i pastron. nuk kemi kazan. Kshu është kurdis kështu do mbarojë.' shton një banor tjetër.

Aksi nacional Peshkopi – Maqellar vijon të ketë problem ndotjen, ndonëse duhej të ishte një ndër zonat më të pastra të Dibrës për shkak se në të kalojnë edhe turistë apo vizitor të ndryshëm.  Bashkia e Dibrës vijon të mos ofrojë shërbimin e duhur për grumbullimin dhe tërheqjen e mbeturinave të ndryshme të konsumit të përditshëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati Djali Lushnjarit: 16/12/2019 10:10

    Qelbesira fshatarë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Modeli “Benet Beci”, e vetmja rrugë për rrotacionin politik në Shqipëri

Modeli “Benet Beci”, e vetmja rrugë për rrotacionin politik në Shqipëri