Skandal në Spanjë, 85 vjeçarja u deklarua e vdekur nga COVID-19, kthehet në shtëpi 10 ditë më vonë (VIDEO)

Një grua 85-vjeçare spanjolle e cila besohej se kishte vdekur nga koronavirusi befasoi të afërmit e saj duke u kthyer në shtëpinë e saj të kujdesit nëntë ditë pasi u thanë që ajo ishte varrosur, raportoi një gazetë vendase.  

Pas një ngatërrese me emrat, familja e Rogelia Blanco u informua se pensionistja vdiq nga COVID-19 më 13 janar dhe varrimi i saj ishte të nesërmen, tha gazeta La Voz de Galicia. Për shkak të protokolleve të sigurisë kundër koronavirusit, ata nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në ceremoninë mortore. Kështu që kur ajo u kthye mirë në shtëpinë e kujdesit në Xove, Spanjën veriore, ku jetonte edhe burri i saj Ramón Blanco, ai mbeti i tronditur, tha gazeta.

 “Nuk mund t’u besoja syve. Unë po vajtoja vdekjen e saj”, duke theksuar se në fakt gruaja që kishte vdekur kishte qënë e moshuara që ndante të njëjtën dhomë me të.

Gazeta citoi Fondacionin San Rosendo, i cili drejton shtëpinë e kujdesit, të thoshte se gabimi ndodhi kur Blanco dhe banorët e tjerë që rezultuan pozitivë me COVID-19 u transferuan në një shtëpi tjetër të kujdesit më 29 Dhjetor për trajtim të specializuar.

"Midis të moshuarve të transferuar ishin dy gra të cilave u ishte caktuar e njëjta dhomë," tha fondacioni, sipas La Voz de Galicia.

Fondacioni shprehu keqardhjen e tij për "incidentin  dhe një gjykatë ishte informuar në lidhje me rastin dhe për të rregulluar sa më parë gabimin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar