Festoi ditëlindjen në shkelje të çdo mase anti-COVID, gjobë pronarit të lokalit, ndëshkohen dhe Meta e Kryemadhi! Bes Kallaku foto me vëllanë e Lefter Kokës: Ky do paguajë gjobën e Ijes

Shkelja e rregullave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 do të sjellë ndëshkimin njësoj të të gjithëve, pavarësisht postit që ke, kjo ndodh në demokraci. Dhe duket se festa e organizuar për ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku nuk do të bëjë përjashtim, dhe bashkë me të edhe disa zyrtarë të lartë të shtetit, mes të cilëve presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi të pranishëm në festë, të cilët pritet të gjobiten nga policia për grumbullim dhe 'marrjes së valles' në një kohë kur grumbullimet janë të ndaluara me akt normativ të qeverisë. Reagimi i policisë erdhi pas denoncimit të skandalit nga Shqiptarja.com të festës së organizuar për ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku, ku në video dallohet lehtësisht se të 30 të ftuarit ia kishin marrë valles duke shkelur me të dyja këmbët masat anti-covid.

Për këtë policia ka gjobitur me 1 mln lekë të reja pronarin e lokalit, shtetasin F.U. dhe ka pezullon nga detyra 6 efektivë policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ka nisur ndaj tyre ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Gjithashtu policia ka bërë identifikimin e të 30 personave që kanë qenë prezentë në këtë ceremoni të zhvilluar jashtë çdo rregulli anti-covid dhe pritet që të marrë masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia është duke ekzaminuar videot ku shihen duke kërcyer dhe nëse rezultojnë në shkelje, të ftuarit pritet të gjobiten me nga  10 mije lekë (të reja) për grumbullim pa respektuar distancimin social, mes të cilëve ishte edhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Pamjet nga aktiviteti i zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, janë ende në ekzaminim nga policia, ku problem është grumbullimi në valle ku nuk respektohet distanca, ndërsa në lidhje me orarin e zhvillimit të ceremonisë, burime nga policia thonë për Report Tv se është zhvilluar në orën 15:00-19:00, pra brenda orarit të lejuar, pasi ndalimi i lëvizjeve dhe mbyllja e aktiviteteve ndodh pas orës 22:00.

Gjobitja nuk është ndonjë e re për Monika Kryemadhin pasi ajo ka marrë dy të tilla, njërën live në media, gjatë kohës që zhvillonte takime me qytetarët. Kryemadhi refuzon në mënyrë kategorike të mbajë maskën dhe madje është shprehur disa here së virusi nuk ekziston duke çorientuar popullin. Ndërsa nga ana tjetër presidenti Ilir Meta edhe pse  mban maskën në aktivitetet e tij dhe bën thirrje për më shumë angazhim nga qeveria për përballimin e COVID-19, duket se në mbrëmje harron totalisht se virusi është prezent gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm për deklarata politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
Bes Kallaku poston foto krah vëllait të Lefter Kokës dhe ironizon: Mos ma harroni këtë, ky do paguajë gjobën e Ijes

Aktori Bes Kallaku është përgjigjur gjobës së marrë me një foto në Instagram me Leonard Kokën, vëllanë e ish-ministrit Lefter Koka, ku me ironi shkruan: Flm që ishe dhe ti i pranishëm te ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do paguajë gjobën e Ijes”.

Ora 17:53
Gjoba të gjithëve që ishin pjesë e ditëlindjes së Bes Kallakut, përfshirë Metën e Kryemadhin/ Braçe: Normalitet

Normalitet! Ky ka qenë reagimi i zv. kryeministrit Erion Braçe, pasi lajmin për ndëshkimin e presidentit Ilir Meta, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe pjesëmarrësit e tjerë në ditëlindjen e aktorit të humorit Bes Kallaku. Teksa ka publikuar foton e lajmit të Shqiptarja.com, Braçe ka reaguar vetë më një fjalë.

Ditën e djeshme ai reagoi ashpër duke thënë se është e turpshme se si një president shkel rregullat e Republikës së tij dhe se gjObën do ia vendosin shqiptarët më 25 prill. Braçe tha pjesëmarrja në këtë festë ku nuk zbatohet asnjë masë anti-COVID ishte një tregues i qartë se si deklarata e Metës dhe kryetares së LSI-së, nuk janë gjë tjetër veçse një formë për të ardhur në pushtet dhe jo se shqetësohen për situatën COVID.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 23/11/2020 11:02

    Hajde shqipo hajde po' ky koqja Durrsit kaq posht paska ra qe E PERDOR NJI FAR BES KALLAKU SI I DO QEFI QE TI PAGUJ GJOBAT, PO ME DUKET SE I "PUNOKA EDHE TOKEN" BESIT SE NUK SHOF ALTERNATIVE TJETER PER KETE OFERTE

    Përgjigju
  • edi: 23/11/2020 10:11

    Mos i qani hallin e gjobave se per ato ka menduar Rama i cili do i fale si radhen e pare se eshte dhe prag fushate.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 23/11/2020 09:35

    HABITEM SI I KUSHTONI KAQ VEMENDJE KETI INJORANTIT QE NA QENKA BER DHE BIZESMEN PO DHE ME PRONA KUR KA ARDHUR NE TIRANE KISHTE TE VESHURA NE KEMBE NJE KEPUCE DHE NE TJETREN ATLETE PA LIDHSE BURRI KURVES PO TE PERDOR LIKJA PER LAVATRIÇE PARASH

    Përgjigju
  • Gani.: 23/11/2020 08:35

    Nga kjo foto kuptofet qe kush eshte niveli i artisteve dhe politkaneve tone ne Shqiperi. O Bes te dalesh foto me Nar Koken tregon vetem se ne çfare grade dekradimi jeni te gjithe ju. Nar Koka ne durrsaket e njohim vetem per nje pijanec dhe njeri ORDINER.. Pershendetje nga durresi

    Përgjigju
  • Ardi: 23/11/2020 07:11

    Kujdes preshin në ...o fshatar, zgjidhe me shumë fletë që të të mbaj dhe pak në ajër...

    Përgjigju
  • Iris: 23/11/2020 00:32

    Besi e festoi sikur s'ka me te neserme.Sa nga keta do perfundojne ne spital te infektuar?

    Përgjigju
  • alfonsi: 22/11/2020 22:22

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhep e mbushni arka të pa brekë ju gjeti dreka, milioner ju zuri darka. Po jo, grushti do të bjerë, përmbi krye të zuzarëve, koha është e maskarenjve por Atdheu i Shqiptarëve.

    Përgjigju
  • Amos: 22/11/2020 22:17

    Njerezit po bejne supersakrifica, ketej nga jam un femijet nuk kan shkuar dot ne varrimet e prinderve se nuk lejoheshin me shum se 5 pjesmarres, pleqte kane vdekur pa pare femijet se nuk lejoheshin...ndersa ne vendin e VIP-ave presidenti i rrepublikes bashke me nje grup "artistash", "politikanesh" dhe bosa droge festojne ditlindjen e burrit te nje prej yjeve te orgjive te tyre...drek-dark e tha i miku, muzika muzik, makinat plot ne parking po policia spaska pas indicie per me kontrollu. Mir qe jane te trashe dhe i nxjerrin vt neper interrnet.

    Përgjigju
  • Njoni: 22/11/2020 21:17

    Ky del foto me njerëz të pushtetshëm i hedh në istagrom dhe sfidon shtetin duke tall bythën me batuta gjoja inteligjente. Kujdes Xhensilën Besoooo se kanë me ta shkërdhy o katnar.

    Përgjigju
    • Besoja: 23/11/2020 16:47

      Ja kane, ja kane.

  • TA RRRAS LALA: 22/11/2020 20:51

    O JO EMËR JE MADHËSHTOR JE BRILANT JE FENOMENAL PO KSHU KAN ARDH DITËT NË SHQIPRI. RAN MALET U NGRITËN HALET. RESPEKT.

    Përgjigju
  • Korca: 22/11/2020 20:15

    Nuk e kam kuptuar kurre cfare miqesie, interes apo dashuri, e lidh ciftin me Meten dhe Monen?

    Përgjigju
    • Shaban: 22/11/2020 20:57

      Droga connecting people.

  • Tirona: 22/11/2020 20:00

    Nje familje intelektuale dhe me nje pasuri shume here me te madhe se ky palokomediani, keto dite organizoi martesen e djalit dhe per te respektuar Ata viktima qe ka mare ky virus i tmerrshem , organizioi nje ceremoni te thjeshte , ku ne ate ceremoni mernin pjese vetem cifti dhe dy prinderit e dhenderi dhe te nuses edhe pse ishin nje familje e madhe me vellezer e motra,ndersa ne te njejten kohe cifti presidencial perdridhet para nje palokomediani ne ditelindjen e tij.......

    Përgjigju
    • Kuriozi: 22/11/2020 21:53

      Kush familje ??

  • Noname: 22/11/2020 19:17

    Malet kane ulur koken, E halet jane ngrit ne piedestal! Pse e paskemi pasur kete fat kaq te keq, qe te kemi keto shkerdhata ne krye? Mutacionet e Cernobilit, bashkuar me faren me te keqe te Anadollit e kane kthyer Shqiperine e gjore ne Baftjaro-TallaviStan! INJORIMI i ketyre plehrave, eshte i vetmi shpetim!

    Përgjigju
  • Bratko: 22/11/2020 18:02

    Gjynaf tallen me popullin koken e tyre hengshin

    Përgjigju
  • Tomas: 22/11/2020 17:58

    Te panjohur per mua,nuk njoh asnje nga keta. 0 (zero) interes.

    Përgjigju
  • Mos i fal Zot, e dine se cfare bejne.: 22/11/2020 17:49

    Pse habiteni, shikojini te gjithe kokekatror, kunguj nga bajgat e fashtit si Like Floriri jane. Pasuria e vjedhur nuk te nryshon genin, harbuti dhe plehra po te tille mbeten, eshte pune ADN.

    Përgjigju
  • Cubi: 22/11/2020 17:24

    Shum mir policija e shtetit. Keshtu e do rregulli e ligji. Ligji sndan ca te nenes e ca te babes. Keta qener I bejn karshillek ligjit,me cte drejte e bejn. Shum mir u behet edhe atyre efektiveve qe kan mbyllyr syt para ketyre shkelesve te ligjit.

    Përgjigju
  • Loni: 22/11/2020 16:53

    U befsh 100 vjec o yll! Edhe 130 vjeshta dimra e pranvera e vera.

    Përgjigju
  • Timi: 22/11/2020 16:45

    Katunarin cone ku te duash. Ashtu mbetet. Si me leke si pa leke.

    Përgjigju
  • Timi: 22/11/2020 16:44

    Dava derrash

    Përgjigju
  • Romi: 22/11/2020 16:25

    Po i nderuari gjyqtar Flori Kalaja cdon ne ditelindjen e Bes Kallakut ? Kjo eshte reforma

    Përgjigju
    • Erti: 22/11/2020 21:38

      E ka shok femijerie se jane te dy nga fshati me i perparuar ne Shqiperi (Bubqi!!!)

  • beni: 22/11/2020 16:16

    dhe gjoba e policise eshte sa me la gojen, nuk ekzekutohet se asnjeri prej te pranishmeve nuk eshte gjobite ne vend, gjkoba ska vlere ashtu si urdhera policore qe jepen pas 2 ditesh. puthuini me milon

    Përgjigju
  • Pfffff: 22/11/2020 15:35

    Kush i ha kto rrena, aty kane qene vipa e trafikant Dhe policia ka qene ne marrje masash per mbare vajtjen per te mire te ditlindjes, askush seshte gjobit as sdo gjobitet! Dhe e dine te gjithe.. Boll se na hapet barkun me shtirje, e hipokrizi.. Beni dashni gjithe naten me krimin e orgji, Ne mengjes vishni kollaren neper zyra e konferenca per shtyp! Covidi qenka shume i pa drejte dhe zoti s'egziston qe smerret me ju.

    Përgjigju
  • shkovi: 22/11/2020 15:14

    Sa te papergjegjshem, sikur njeri te jete me covid aty te pakten gjysma pas 7 ditesh do te semuren. Keqardhje per nivelin shume te ulet te disiplines :(

    Përgjigju
  • JamKushJam: 22/11/2020 14:59

    Ligji eshte i barabarte per te gjithe!!! Po keni harruar ekskorten e Likes qe s’u ka plasur per sigurine e presidentit e e kane lejuar te jet ne mes te virusit ose ta shperndaj ate!!!!! Mos ka marre vaksinen nga Rusia dhe ndjehet i sigurt se dihet qe per te tjeret s’i plas?????

    Përgjigju
  • miku: 22/11/2020 14:41

    hahaha meta ska faj qe vete se ky besi i nxjer xhensilen e din t gjith

    Përgjigju
  • Azbi: 22/11/2020 14:36

    Besi nuk e paska marr Ijen,e paska zevendesu me Monen,po gomarin apo gomar asht vet.Gjoben e lokalit e pagun Ilir floriri,hajduti me i madh i shqiperise,krimineli qe i ka duart me gjak.ju mallkofte zoti

    Përgjigju
  • socialisti: 22/11/2020 14:26

    edhe duan te vijne ne pushtet kryebushtra monika me kryehajdutin ilir edhe ky fytyrqeni malok i trashe qe vetem humorist nuk eshte bes muti

    Përgjigju
  • Sadri: 22/11/2020 14:07

    Dmth policia nuk e ka kryer detyren. Ajo te blloku e ka kryer, pas revoltimit te qytetareve dhe hakerrimit neper telefona te kryeministrit, sigurisht. Por jo se ka kryer detyren

    Përgjigju
    • Eljana durres: 22/11/2020 17:03

      Si ka mundesi qe kemi rene kaq keq si shoqeri.Shqiperia ime ku je me kte president kaq te ulet

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë