Skandali/ Drejtori i ‘Magjistraturës’ Arben Rakipi avokat i kreut të TIA-s Alvensleben! Ligji e ndalon, ja fijet e interesave

TIRANË-  Drejtuesi i një prej organeve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë ushton në të njëjtën kohë aktivitetin privat të avokatit, duke përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e klientëve të ndryshëm në drejtësinë ku është vetë pjesë, në këmbim të parave. Kjo është çudia e radhës në drejtësinë shqiptare me protagonist Arben Rakipin, drejtues i Shkollës së Magjistraturës.

Në prill të vitit 2020, Arben Rakipi është caktuar drejtues i komanduar i Shkollës së Magjistraturës, ndërsa është në të njëjtën kohë avokat dhe Përgjegjës i Programit të Formimit Fillestar në institucionin nga i cili dalin prokurorët dhe gjyqtarët e rinj shqiptarë. Në 28 korrik 2020, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, emëroi me unanimitet Arben Rakipin, Drejtor të Shkollës së Magjistraturës, për një mandat katërvjeçar.

Ndërkaq, ligji nr. 115/2016 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në pjesën për Shkollën e Magjistraturës, ndalon që drejtori i Shkollës së Magjistraturës të ushtrojë çdo funksion tjetër, me përjashtim të të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore. Konkretisht, pika 3 e nenit 250 të ligjit nr. 115/2016 parashikon që “funksioni i Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik, anëtarësimin në partitë politike apo pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre, ose kryerjen e çdo veprimtarie tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore”. 

Ligjvënësit, jo rastësisht, e kanë kufizuar veprimtarinë e kreut të Shkollës së Magjistraturës, duke e ndaluar të ushtrojë çdo aktivitet fitimprurës, përfshirë edhe atë të avokatisë, për shkak të interesave të drejtpërdrejta që kanë me Shkollën e Magjistraturës gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë në dorë çështjet e klientëve të drejtorit të shkollës si avokat. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët janë të detyruar të ndjekin seminaret periodike në Shkollën në Shkollën e Magjistraturës si dhe janë të interesuar për të vlerësime pozitive nga institucioni që drejtohet nga Rakipi.  Gjithashtu, sipas ligjit, Rakipi i propozon Këshillit Drejtues kandidatët për pedagogë të jashtëm dhe trajnuesit e programit të formimit vazhdues. Ky lloj aktiviteti i ndihmon gjyqtarët dhe prokurorët që të rriten në karrierë. Po ashtu, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë të interesuar që fëmijët e tyre të pranohen në Shkollën e Magjistraturës për t’u bërë magjistratë. 

Megjithatë, në konflikt të dukshëm interesi, gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të Shkollës së Magjistraturës fillimisht si i komanduar dhe tashmë me mandat të plotë, Arben Rakipi rezulton ortak në mazhorancë me 55 % të aksioneve të zyrës ligjor "Rakipi & partners", me nipt: M01908027N, ku si objekt veprimtarie, ndër të tjera ka edhe ‘përfaqësimin e palëve gjatë proceseve civile, administrative etj.”. Zyra ligjore është themeluar në datë 25/06/2020, pasi Rakipi është komanduar në krye të ‘Magjistraturës’ dhe shumë shpejt ka nisur aktivitetin fitimprurës. 

Në 22 korrik 2020, "Rakipi & partners", me avokat pikërisht Arben Rakipin, përfaqëson interesat e kompanisë Tirana International Airport, që menaxhon Aeroportin e Rinasit, me administrator Constantin von Alvensleben, në çështje të ndryshme civile apo penale. Pak javë më parë, Alvensleben, i lakuar për një seri skandalesh si drejtor i TIA-s, u kallëzua penalisht nga administratori i një kompanie që ushtron aktivitet tregtar në ambientet e Tirana Airport, për shkatërrim prone dhe vetëgjyqësi. Rastin e mori në dorë prokurori Kasem Berberi, i cili vendosi "mosfillim të hetimit", duke e konsideruar veprën penale të vetëgjyqësisë si një çështje civile dhe nxjerrë kështu të ‘larë’ klientin e Arben Rakipit.  

Administratori gjerman i TIA, Von Alvensleben, është palë edhe në çështje civile në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në këtë procesin gjyqësor, “zgjidhet” si kryesues gjyqtari Asim Vokshi, i cili është trajnues në Shkollën e Magjistraturës, e drejtuar tashmë nga drejtori-avokat, Arben Rakipi. Gjyqtari Vokshi i jep të drejtë klientit të Rakipit, shtetasit gjerman Von Alvensleben, duke i hequr masën e sigurimit të padisë, e cila ishte vendosur më parë ndaj tij. Por, “çudia” nuk mbaron këtu. Gjyqtari Vokshi e rikthen çështjen në shkallë të parë, duke përcaktuar në vendim që rastin duhet ta marrë gjyqtarja e shkallës së parë të Krujës, Engjëllushe Tahiri, e cila po shqyrton çështjen e themelit rezulton se edhe ajo është trajnuese në Shkollën e Magjistraturës.
Gjithashtu, Prokuroria ka rregjistruar një tjetër kallëzim penal nr. 5212 datë 08.05.2020, për Alvensleben, material i cili eshte trajtuar dhe mosfilluar nga prokurori Armand Gurakuqi, i cili për çudi rezulton të jetë caktuar si trajnues në Shkollën e Magjistraturës për vitin 2019-2020.

(Kliko këtu) ekstrakti historik i studios ligjore të Arben Rakipit

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 06/08/2020 20:17

    Shkelqyeshem. Drejtesia e Re?! Mos u tallni po nuk mjafton vetem reforma por duhet ndryshuar edhe kutura indivuduale dhe mentaliteti. Kjo eshte per te qeshur e per te vene duart ne koke. Po ky Rakipo a e ka kalu vetingun se ka qene hetues i Enver Hoxhes?

    Përgjigju
  • redi: 06/08/2020 15:58

    Drejtori i shkolles se magjistratures ,konkretish zoti Rakipi duhet te jete sgembull i zbatimit te ligjit dhe jo te jete ne konflikt interesi ne proceset gjygjesore.Dy rruge ka ; O drejtor ose avokat

    Përgjigju
  • Beni: 06/08/2020 15:52

    O shkolla o k*rva rakipit po si mi injorante nuk e paska te ndaluar?!! Ai eshte per ne burg me kete skeme korrupsioni qe ka bere. Ligji e ndalon ne menyre taksative. Nuk mundet te beje drejtorin diten dhe naten avokatin!! Po klientet kur do i takoj ai??

    Përgjigju
  • shkolla: 06/08/2020 14:30

    Drejtori i komanduar nuk e ka te ndaluar me ligjin e shkolles qe te mos punoje avokat, sa per emrat e gjyqtareve dhe prokuroreve ata nuk jane te caktuar ne programin e trajnimit fillastar dhe trajnimin vazhdues nga Rakipi

    Përgjigju
  • haloeffect: 06/08/2020 13:59

    Ky rast nuk eshte i vetmi .E njoh kete qe kur ka qene ne shkollen e magjistratures dhe eshte i pabesueshme.Mjaft fitues te shkolles se magjistratures nuk kaneqene me merite ne vitet 2000 kur ka qene ky edhe idsa te tjerere. Edhe te motrene morri sekretare ne Shkollen e Magjistratures. Vitet 2000 -2008 ndoshta edhe me vone eshte bere kerdine ne shkollen e magjistratures .Pagesa ne ate kohe ka qene 70.000 euro me vone nuk e di.Plus qe edhe si prokuror i pergjitshem ka qene fare i squllet nuk u shqua per asnje gje te hajrit.

    Përgjigju
  • Rakipllar: 06/08/2020 12:18

    Pse nuk e arreston spak per korrupsion kete avokat sekser? Beni si them une mos beni si bej une

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi