‘Dosja Epstein’ Një nga viktimat: Ka video të Clinton, princit Andrew dhe Branson në takime seksuale me vajza të reja! Kam kopje

‘Dosja Epstein’ Një nga viktimat: Ka video të Clinton, princit Andrew dhe Branson në takime seksuale me vajza të reja! Kam kopje

Epstein, prince Andrew dhe BIll Clinton

Vijojnë të dalin në publik dokumente nga dosja “Epstein Files’, të dënuarit për dhunë seksuale Jeffrey Epstein të cilat përmbajnë emrat e individëve të lidhur me të dënuarin për dhunë seksuale dhe financierin e pasur, Jeffrey Epstein.

Mes dokumenteve që u bënë publike me urdhër të një gjykatësi të Manhatanit flitet për skandale të mëdha.

Njëra prej tyre është dëshmia e Sarah Ransome vajza e lordit britanik  Macpherson që ka qenë një nga viktimat e Jeffrey Epstein, i cili në 2019 kreu vetvrasje në një qeli në Manhattan ndërsa priste nisjen e procesit gjyqësor.

Ransome e cila u abuzua nga Epstein në moshën 22 vjeçare thotë se ka parë ‘me sytë e mi video hard’ “Bill Clinton, princit Andrew dhe miliarderit Richard Branson“.

Të gjithë janë "filmuar nga Epstein gjatë takimeve të tyre seksuale me vajza të reja". Jo vetëm kaq. Në deklaratat e saj  Ransome flet edhe për një tjetër president amerikan, Donald Trump. I cili, sipas versionit të saj "ka bërë seks me shumë vajza" në oborrin e Epstein.

Deklaratat e Ransome që përfunduan në dokumentet e gjykatës janë pjesë e disa emaileve dhe komunikimeve që gruaja kishte në vitin 2016 me një gazetare amerikane, Maureen Callahan, e cila në atë kohë punonte në gazetën Neë York Post ndërsa tani punon në tabloidin anglez Daily Mail.

Prej shumë vitesh në Londër e SHBA flitet për ekzistencën e videove por deri tani askush nuk kishte folur me kaq detaje.

Ransome tregon: “Kur mikja ime, e cila mbetet anonime në këto dokumente, “kishte  marrëdhënie seksuale veçmas me Clinton, Princin Andreë dhe Richard Branson, takimet e tyre filmoheshin çdo herë nga Epstein i cili për fat të keq ishte dhelpër dhe arriti të mos shfaqej në asnjë nga regjistrimet." Këto episode, sipas saj, u zhvilluan në rezidencën e Neë York -ut të financierit pedofil.

Ransome vazhdon: “Faleminderit Zotit, mikja ime arriti të ruajë pjesë të këtyre filmimeve, ku dallohen qartë fytyrat e Clintonit, Princit Andreë dhe Branson-it teksa bëjnë seks me të”.

Ransome shton: Pas dy orësh arrita ta bind shoqen time të më dërgojë videot. Mund të konfirmoj se i kam parë me sytë e mi, ishin ata: Clinton, Andrea e Branson. Mezi pres ti tregoj gjyqtarit pasi të kem bërë betimin se them të vërtetën

Më tej ai I shkruan Maurren se kur ti shohë vetë ajo filmimet do të trishtohet.Ato imazhe do të më mbeten në memorie për gjithë jetën time”

Në dokumentet e publikuara sot, Ransome pretendon gjithashtu se ka kopje të videove ‘hard’ që shfaqin Clinton, Princ Andreë dhe Branson: “I kopjova ato në disa USB dhe i dërgova në vende të ndryshme në Evropë. Janë të sigurta!"

Clinton, Andrea dhe Branson gjithmonë kanë mohuar kategorikisht të kenë pasur marrëdhënie seksuale në shtëpinë e Epsteinit apo përmes tij dhe gjithmonë kanë pohuar se nuk ishin në dijeni të akteve kriminale të Epstein para se t'i jepnin fund marrëdhënies së tyre me të.

Ransome shton një element tjetër në dëshminë e saj: "Shoqja ime më tha se kishte një marrëdhënie seksuale edhe me Donald Trump" Deri më tani, ish-presidenti amerikan kishte rezultuar i pastër në dosjet Epstein dhe, pavarësisht se kishte udhëtuar me pedofilin në vitet në të cilat ata ishin miq.

Dëshmitë e vetme flisnin për një udhëtim me avion apo një darkë në rezidencën e Epstein në Palm Beach, Florida.

 Në këto faqe  Ransome deklaron se “Trump ka bërë seks me shumë vajza”, duke përshkruar edhe “shijet dhe obsesionet e tij seksuale"

Megjithatë, pavarësisht dokumenteve të publikuara sot si pjesë e një padie civile nga Virginia Roberts Giuffre kundër Ghislaine Maxëell (partner dhe bashkëpunëtor i Epstein), Ransome më pas do të mohonte ekzistencën e videove të ngjashme disa vite më vonë, në 2019 për Neë Yorker , duke pretenduar se "i kishte shpikur të gjitha" duke dashur të "dalë nga skena" me frikën për sigurinë e familjes së saj: "E bëra për të tërhequr vëmendjen e Epstein që të mos më lëndonte më".

Këtu mbështetet dhe Richard Branson për të të përsëritur, në një deklaratë të sotme, "injorancën e saj totale të fakteve".

Daily Mail raporton se presioni mbi FBI-në po rritet për të zbuluar gjetjet e dosjeve dhe videove, ende të panjohura, në shtëpinë e Epstein në Nju Jork pas një bastisjeje në vitin 2019.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hamasi publikon video të re të dy pengjeve izraleite në Gaza, lëvizja e re për të ndaluar pushtimin në Rafah

Hamasi publikon video të re të dy pengjeve izraleite në Gaza, lëvizja e re për të ndaluar pushtimin në Rafah