Skandali i CEZ drejt Kushtetueses/ Dy ish-drejtuesit kërkojnë pushimin e akuzës, avokati: Marrëveshja e 2014 u jep imunitet

Akuza për mashtrim me pasoja të rënda dhe procesi për skandalin me borxhet e CEZ në ngarkim të dy ish drejtuesve të Cez Josef Hysek dhe Jan Ivan nisur nga Prokuroria e Tiranës rrezikon të shfryhet  në një proces pa vendimarrje duke ju afruar parashkrimit të veprës penale.

Report Tv ka mësuar se mbrojtja e Hysek dhe Ivan ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës të pushojë akuzën pasi klientët e tyre pretendojnë qe kanë imunitet penal për shkak të një marrëveshje që shteti shqiptarë ka bërë me CEZ për ta zgjidhur me pajtim çështjen mes tyre në vitin 2014.

Report Tv ka mundur të sigurojë një kopje të pretendimeve të mbrojtjes ku siç dhe shihni në këtë faksimile ish kryeprokurori Arben Rakipi sot avokat i Hysek thotë se “ Në nenin 12 te Marrëveshje mes shteti shqiptare dhe CEZ është e parashikuar shprehimisht se pala shqiptare secila veçmas dhe bashkërisht i garantojnë Palëve CEZ se në datën e nënshkrimit të kësaj marrëveshje nuk ka ndonjë procedim në proces dhe nuk ekzistojnë baza dhe nuk ka fakte që janë të njohura për secilin prej palëve shqiptare, në bazë të informacionit në dispozicion të tyre në kohën e lidhjes së kësaj marrëveshje të cilin ato e kanë të mundur të nxjerrin sipas ligjit, pasi të jenë bërë kërkimet e duhura, që do të rezultonin në fillimin e ndonjë procedimi qëllimi i të cilit do të ishte kërkimi i përgjegjësisë penale në republikën e Shqipërisë kundër punonjësve të CEZ, degëve ose të punësuarve të tyre, lidhur me ndonjë çështje që lidhet me ndonjë procedim përkatës.

E pikërisht kjo marrëveshje sipas mbrojtjes së Hysek e Ivan “një prej elementëve, është edhe ideja e “imunitetit nga ndjekja penale” që u është rezervuar pa emër, pa dijeni, për kë do të shkonte një veprim i tillë, në këtë rast klientëve tanë” thonë ata.

E teksa ky proces është drejt fundit në Gjykatën e Tiranës me gjyqtarë Sokol Tonën Report Tv ka mësuar se për të argumentuar ligjshmërinë e këtij pretendimi Dhoma Penale Tiranë do ti drejtohet gjykatës kushtetuese për interpretim.

Gjykata kushtetuese ende nuk është funksionale e deri në ngritjen e saj në shumë çështje që janë në pritje do të shtohet edhe dosja CEZ. Kur kanë kaluar 3 vite ndaj ky hetim e deri në funksionimin e gjykatës kushtetuese cila nuk funksionon dosja e skandalit me borxhet e CEZ do të shfryhet duke u zvarritur nga njëra gjykatë në tjetrën për interpretim ligjor. Duke pritur koha e gjate te drejtësia, skandali e miliarda te humbura mund te përfundim me një parashkrim dhe rrjedhimisht pa asnjë të dënuar.

Pjesë nga kërkesa e avokatëve

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 18/09/2019 19:32

    Marreveshja e 2014 midis qeverise shqiptare dhe CEZ it eshte firmosur ne dem te shtetit shqiptar.Keto jane qeveritaret tane qe ne i votojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Në punë s’do keni lajme të mira...çfarë thonë yjet për ju sot

Në punë s’do keni lajme të mira...çfarë thonë yjet për ju sot