Skandali me nënshtetësinë/ Hyseni për Report Tv: Meta abuzoi, do e rishikojmë këtë kompetencë në ndryshimet për ligjin e presidentit

TIRANË- Pas skandalit te presidentit Ilir Meta me nënshtetësinë, deputeti i mazhorancës, Alket Hyseni thotë për Report Tv se kjo kompetencë e tij do të rishikohet në ligjin për presidentin që do të miratohet së shpejti.  Hyseni i ka cilësuar si të frikshme numrin e nënshtetësive që ka dhënë presidenti Ilir Meta brenda një viti, një numër shumë i madh krahasuar me presidentët paraardhës, duke vënë theksin se është e papranueshme që ky akt solemn siç e quan ai të përdoret për ndere personale.

"E vlerësoj investigimin e TV tuaj dhe çuditërisht kemi parë shifra të pabesueshme, mbi 900 dhënie nënshtetësie të pakrahasueshme me presidentët e tjerë. Është realisht për t'u shqetësuar. Mendoj që kjo është një nga problematikat që ka krijuar ai institucion në vakumin që ka në ushtrimin e kompetencave dhe në zellin e tepruar për të shkelur kompetencat ligjore apo kushtetuese. Nuk përbën më lajm se çfarë bën ai institucion për fat të keq. Ne jemi në një procedurë për krijimin e ligjit të ri dhe ndoshta është e nevojshme për t'u parë me vëmendje dhe ligji me nën shtetësinë, që të mos keqpërdoren nënshtetësia, një akt i shenjë dhe solemn i presidentit dhe jo më kot i është lënë këtij institucioni nga pikëpamja honorofike, për të mos e përdorur për ndere personale. Unë e di që në atë listë një pjesë e emrave e kanë merituar, por pavarësisht kësaj, ka një procedurë të caktuar që nuk mund të shmanget dhe të shkelet nga askush për më tepër nga ai që duhet ta ruajë. Është një ide e imja, jo e grupit, duhet parë në fokusin e të gjithë institucioneve që përfshihen në këtë proces. E frikshme që në një periudhë kaq të shkurtër ka dhënë më shumë se të gjithë presidentët së bashku, megjithatë unë nuk kam një informacion. Jam i prirur të besoj atë që është shkruar në media, por nga pikëpamja profesionale duhet t'i besoj informacioneve zyrtare për të parë deri në ç'fazë ka shkuar kjo shkelje, por e rëndësishme është se çfarë duhet të bëhet", tha për Report Tv, Hyseni. 

Report Tv me gazetarin Adriatik Doçi ka investiguar këtë skandal, ku ka rezultuar se Meta ka arritur që të jap deri në 38 pasaporta në ditë, ku mes emrave janë të personazhe të krimit, korrupsionit, personazheve anonimë dhe këngëtarëve tallave. Presidenca, përveç sulmeve në adresë personale të gazetarit që ka zbuluar këtë skandal, nuk ka pasur asnjë reagim.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plugu: 22/10/2020 17:32

    Ci keni keto teorira, merreni dhe shkarkojen prej bythe nxireni jashte nga presidenca se qelbi dunjane ky bythqire i pangopur per uro,dollare dhe lingota florini

    Përgjigju
  • sapa: 22/10/2020 17:09

    Shqiperia eshte jo me e korruptuara ne Evrope por ne bote dhe kurre nuk do behet shtet.Keshtu eshte thene edhe para njeqind viteve,para tridhjete vite,edhe keshtu thuhet edhe sot dhe do thuhet ne te ardhmen!Eshte ne gejenezen e kombit qe mendojne vetem per veten e vet si te vjedhin dhe as ju intereson fare berja e shtetit!E keqja me e madhe eshte se kemi te bejme me nje shumice te korruptuar dhe jo nje pakice.Keshtu qe kur plehra si puna e ketij deputeti thone qe do gjykojme Ilir Meten eshte mashtrimi i rradhes kur dihet qe hajduti nuk e denon hajdutin!

    Përgjigju
  • Loran: 22/10/2020 16:36

    Ky esht ai hajduti i sarandes e vlores ah kur jep ment e ky xhepisti

    Përgjigju
  • A. N.: 22/10/2020 16:04

    Ja sikur ja hoqem presidentit dhe ja kalouam nje zyre/ministrie tjerer. Do zhduket problemi? Jemi vendi me i korruptuar ne Europe me drejtesine me te keqe ne bote. Ky eshte problemi.

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/10/2020 15:28

    Nënshtetësi për vota të LSI-s

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota