Skandali i pasaportave/ Meta shtetësi VIP gruas nga Kosova me motivacionin se kujdeset për familjen dhe se është militante partie! Del në skenë dhe Ramush Haradinaj (DOKUMENTET)

TIRANË- Jo vetëm të këndosh në dasma apo të kesh rekorde kiriminale, por edhe nëse kujdesesh vetë për shtëpinë, je militante partie dhe duhet udhëtoni lirisht nëpër Evropë, për Presidentin Ilir Meta është e mjaftueshme për të të konsideruar ‘aset kombëtar’. Shqiptarja.com sjell sot të dokumentuar një tjetër rast skandaloz dhe të paprecedentë të dhënies së shtetësisë shqiptare nga Presidenti Ilir Meta, në shmangie të ligjit dhe pa plotësuar kriteret bazë, por me alibinë e interesit kombëtar. Bëhet fjalë për zonjën Valdete Bekteshi nga Kosova, e pajisur me shtetësi shqiptare të veçantë VIP nga Ilir Meta, pra në emër të interesit kombëtar, me dekret Nr. 11331, datë 31 dhjetor 2019, bazuar në motivacionin se bashkëshorti i saj nuk jeton më dhe se ajo kujdeset vetë për familjen, kriter ky i mjaftueshëm për Metën, për ta konsideruar personalitet kombëtar.

Në skenë për herë të parë del ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i ka bërë kërkesën Metës, për t’i dhënë shtetësinë militantes së partisë së tij, ndërsa Meta nuk është menduar dy herë, për të bërë qokën e radhës. Haradinaj e ka firmosur kërkesën në cilësinë e kryeministrit në detyrë në datën 2 shtator 2019, me numër protokolli 2784, ku e përshkruan Bekteshin si një grua të fuqishme dhe militante. Ajo ka qenë edhe kandidate për deputete në Kosovë me partinë e Ramush Haradinaj, por nuk ka fituar.

Në kërkesën e Haradinajt, thuhet se “Duke shprehur konsideratat e mia më të larta për Presidencën që ju drejtoni, me lejoni që të kërkoj shqyrtimin e kërkesës dhe dhënien e shtetësisë për znj. Vledete Bekteshi, aktiviste e shquar nga Prishtina dhe një gruar ndërmarrëse gjithashtu. Zonja Valdete Bekteshi, një grua e fuqishme dhe nënë, e cila kujdeset vetë për familjen, ka dy djem, të cilët i ka rritur pa bashkëshortin, i cili nuk jeton. Valdetja është aktiviste dhe bashkëpunëtore e imja në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Zonja Bekteshi dhe dy djemtë Florent dhe Ylli Bekteshi aplikojnë për pasaportën shqiptare dhe duke ditur vështirësitë që qytetarët e Kosovës ende kanë për pajisjen me viza për të udhëtuar në shtetet evropiane, do të ishte ndihmesë e madh dhe lehtësim për zhvillimin e aktivitetit të saj biznesor, pajisja me pasaportë shqiptare”.

Sipas të dhënave të gjetura online nga Shqiptarja.com, Valdete Bekteshi rezulton pronare e ''Agjencion Patundshmërie Ylli'', një aktivitet për shit-blerje apartamentesh në Kosovë që nuk kërkon asnjë udhëtim jashtë shtetit. Plus që në çdo rast nuk kuptohet pse nënshtetësia është dhënë me të njëjtin arsyetim edhe për dy djemtë e saj.

Kërkesa e Haradinaj është protokolluar nga Presidenca në datën 9 shtator 2019. Në datën 31 tetor 2019, Meta ka firmosur dhënien e shtetësisë shqiptare për zonjën Bekteshi, bashkë me dy djemtë e saj. Meta e ka bazuar dekretin pikërisht në pikën 7 të nenit 9 të ligjit të vitit 1998, pikë e cila parashikon që “Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”.

Rasti në fjalë, siç edhe theksohet në kërkesë, nuk ka lidhje me asnjë interes kombëtar, për vetëm me interesin personal të zonjës për të përdorur një pasaportë shqiptare, për të lëvizur pa viza në vendet evropiane. Në Kosovë ka me mijëra gra që duan të lëvizin pa viza dhe që mund të kujdesen për familjen, por që nuk kanë gjetur mekanizimin për të vënë në lëvizje Metën.

Mënyra e dhënies së nënshtetësisë tre personave në fjalë konfirmon edhe një herë investigimin tonë mbi skandalin e pasaportave në Presidencë, duke hedhur poshtë pretendimet e Metës se përfituesit nënshtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa plotësuar kushtet ligjore janë ''familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë''.

Në të njëjtën formë, duke abuzuar me këtë hapësirë ligjore, Meta u ka dhënë shtetësinë edhe 419 personave të tjerë. Në këtë listë është edhe Arsim Ramadani i dënuar me 30 vjet burg me vendim të formës së prerë për vrasjen e një familje me pesë anëtarë, me të tillëve tre fëmijë. I pazakontë është edhe rasti i futbollistit afrikan të Tiranës, Ëinnful Essua Joseph Cobbina, i pajisur me shtetësi VIP nga Ilir Meta brenda tetë orëve, duke injoruar zbatimin e protokollove të sigurisë, një kërkesë kjo ligjore e parashikuar në pikën 6 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë. Meta e pajisi Cobbina me shtetësinë shqiptare në datën 28 shtator 2020, ndërkohë që afrikani ishte marrë i pandehur në gjykatë për falsifikim të lejes së qëndrimit në Shqipëri.

 Kërkesa e Ramush Haradinajt drejtuar Metës për t’i dhënë nënshtetësinë në emër të interesit kombëtar Valdete Bekteshit dhe dy djemve të saj 

Dekreti i Ilir Metës për t’i dhënë nënshtetësinë Valdete Bekteshit dhe dy djemve të saj 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 31/10/2020 14:55

    O njerez ne Angli mbi 100 mije kane marre ne shtetesi me te dhena fallco ne Greqi jane bere jani thanasa e ku di une si dhe ne shume vende te tjera. Nese jeni kaq gazetare invesigative pse nuk merene me tendera 100 mil eur e sa e sa te tjera qe nuk dalin ne skene.

    Përgjigju
    • A. N.: 31/10/2020 17:24

      Nuk e kupton qe jane te njeanshem o Edi? Keto merren vetem me Sale/Bashe dhe me Mona/Meten kur dalin nga koalicioni.

  • Like: 31/10/2020 11:26

    Hahahaaaa, idetë e hedhura nga ju janë interesante për shqiptarët.

    Përgjigju
  • Artan: 31/10/2020 09:10

    Pse merren me pasaportat,kete hall ka populli?nqs ka shkelje nuk eshte fundi botes popull zgjohu mos i votoni me 25 prill partite:ps,pd,lsi por votoni Morrisin ralfin hajdarin topallin patozin ata jane per ne.ti hedhim poshte na shiten ne dyert e botes poshte hajdutet.

    Përgjigju
  • Geni: 31/10/2020 07:28

    Po grabiten pasuri Kombetare dhe nuk po shkruhet kaq gjate. Shqiptaret e Kosoves e meritojne shtetesine qe te levizin lirshem ne Europ se Europa plak i ka diskriminuar ne liberalizimin e vizave.

    Përgjigju
  • No comment: 30/10/2020 23:05

    Ç'farë Turpi,ç'farë folkloristësh apo e thonë shqip=Katu'narë'sh..,hajna

    Përgjigju
  • Sportisti: 30/10/2020 21:54

    Një pyetje kisha: SI KA MUNDËSI GJITHË KËTO SKANDALE NËN DRITËN E DIELLIT NËPËR MEDIA NË SYTË E NË VESHËT E TË GJITHËVE E NUK LËVIZ ASNJË INSTITUCION?? Ato që duhet të mbrojnë me të vërtetë interesat kombëtare përfshirë SPAK nuk kanë sy e veshë?? A mos jemi kthyer në një vend të humbur të Afrikës që ligjin e bën antiligji? A mos kemi abuzim katastrofik të pushtetit që përkthehet me ligjin e xhunglës?? Dihet se pyetjet e mia e as të milionave shqiptarëve nuk do marrin përgjigje sepse organet kompetente nuk duan të kenë forcën që iu jep ligji për një motiv apo për një tjetër. Mjaftohemi ne dy skeçe në programet humoristike bëjmë një hahaha më shumë me veten se sa me realitetin e zymtë që na kanë zhytur këto lloj personazhesh edhe rifillojnë ditën të nesërmen po prap me tymnajën që na kanë futur të tillë "drejtues". EDHE SA 10-VJEÇAR DUHE TË PRESIM QË TË KETË GJËRA TË KTHEJLLTA E TË QARTA? FALEMINDERIT!

    Përgjigju
  • Jusufi: 30/10/2020 20:17

    Zagar president....

    Përgjigju
  • Law: 30/10/2020 19:53

    Perse nuk e dini ju qe Ramush krimineli i mbron nga ekstradimi Nuel Kalaj te 9 milion euro cash te Cez -it. Keta pra jane patriotet qe mbrojne kushtetuten dhe nderin e Munikes.Te gjithe keta qe jane pajisur me nenshtetesi jashte kritereve ligjore duhet ti vihen kusht presidentit te ardhshem. Ti heqi nenshtetesine ose mos te marre detyren.

    Përgjigju
  • Nenshtetesia: 30/10/2020 19:48

    Mos ka marre shembull nga presidenti i Bullgarise qe u ka dhene nenshtetesi bullgare gollove ( se shtepi ne Bullgari nuk kane,ata s'kane buke te hane)qe kane vendbanim ne Shqiperi e u pajisen me pashaporta bullgare e kane ikur ne Europe,do " ndrisin" dynjane.

    Përgjigju
    • Tani: 31/10/2020 20:50

      Pisa njerez

    • Tani: 31/10/2020 05:40

      Mos ha mut me gollot se ato jua shkerllwjne motrat tuaja , gollot ndertusn gjithe shqiperine jane njerez te punes e nuk jane pa beje oblegen

  • Plerat: 30/10/2020 19:29

    Imagjino gopsllekun e sojit te ketij shemtire, e ka kthyer vendin ne 28 vjet mbrapa, ne kohen e Berishes 1 kur shiteshishin pasaporta neper komisariate e pasaporte diplomatike nga presidenca , e ky do te vije me Bash/Berish e Monen ne pushtet se eshte me patriot se Rama

    Përgjigju
  • Loni: 30/10/2020 18:53

    Nuk dihet cfare loje luhet pas ketyre se kush do me e shkatarruar te ziun... E cuditshme! Pastaj neneshtetesine ka dhene sikur cfare ka dhene!? Ato Jan vrare njerez edhe skan ber kaq buj ne media...

    Përgjigju
  • meri: 30/10/2020 18:48

    Presidenti i LSI,eshte lavatriçe qe lan "rrobat"e pista.

    Përgjigju
  • Mashkullori: 30/10/2020 18:31

    Per kete ja vlen te "shkelesh" ligjen o Like meraku dhe t'i plotesosh "deshiren" Ramush Haradinajt,mbase dhe te vellajt...Shihi fotografite dhe "guxo" te mos e "shperblesh"... Kjo e merriton jo vetem per interesa "kombetare",por dhe per interesa "nderkombetare"... yyyyyyyyyyyyyypppppppppp xhixhi,LIKE... Paska qene burre ai,i cili i ka dhene drune kesaj....

    Përgjigju
  • Timi: 30/10/2020 18:27

    Kete vend e kane katandisur han pa porta. Lloj lloj legenash drejtojne 30 vitet e fundit. Ia kane ulur breket ketij ne vendi ne fund te kembeve duke e plackitur dhe se fundi duke perdorur dokumentin me te fuqishem shqiptar si monedhe per qoka personale. Turp. Si u katandisem nga Noli e Konica ne keta sharlatane pa din a pa iman

    Përgjigju
  • Iso: 30/10/2020 17:44

    Ilir meten edhe po ta fusish dymbdhjete pashe nen dhe do gjeje menyren per te vjedhur! Hajdut i stazhionuar ne dafllakun e monikes....

    Përgjigju
    • Arbëri: 30/10/2020 18:48

      Kriminel si likja si ramushi...!

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Iliri nuk është çështje fiqiri', deputetja Flutura Açka diagnostikon kreun e PL-së: Lajthitje politike

'Iliri nuk është çështje fiqiri', deputetja Flutura Açka diagnostikon kreun e PL-së: Lajthitje politike